“Fermerët braktisin tokat/ Prodhimet hidhen, ish-emigrantët: Do kthehemi nga erdhëm” – është titulli i një lajmi që ka publikuar sot kanali TCH.
Raporti zbulon përvojën e hidhur të emigrantëve shqiptarë që provuan të investojnë në Shqipëri.
Në invers të videove të kryeministrit që në Facebook e vet promovonte përvoja njerëzish të ndryshëm me ëndrrën shqiptare, materiali sjell një rast që dëshmon një realitet të hidhur.
Ndër të tjera:
“Unë jam Kastriot Hoxha, jam kthyer në 2014. Kam investuar të gjitha të ardhurat e mia këtu, por jam zhgënjyer totalisht. Shteti nuk na ka ndihmuar fare me asnjë subvencion, ne e blejmë plasmasin me TVSH, thotë që ka ulur çmimin e imputeve bujqësore ne nuk e kemi ndjerë fare, naftën e blejmë me 180 Lekë. Korentin e paguajmë me 146-147 Lekë si biznes, por çfarë biznesi jam unë?! Kemi edhe tarifën e TVSH-s brenda sikur shohim televizor tek sera, unë e paguaj njëherë atë për në shtëpi. Kam aplikuar tek AZHBR-ja, por thonë që ta përfitosh subvencionin duhet që serat të jenë 2 metra e 80 centimetra. Si 99% e fermerëve i kam serat diellore. Po nuk pata mbështetje nga shteti do të iki atje ku qesh. Do i braktis serat”.
Pra Kastrioti do ikë nëse shteti nuk e mbështet.
Ndonëse një përvojë nuk mund të përgjithësohet siç bën televizioni në fjalë, duhet thënë se raporti i çdo njeriu me administratën është në pikën më të ulët.
Aq sa nga Italia u kërkua komision dypalësh për trajtimin e problemeve të investitorëve italianë në Shqipëri. Më keq se kaq mund të shkojë?
Kush do ta përtypë përrallën e rilindjes në bujqësi dhe zgjerimit të eksporteve, apo rigjallërimit të sektorit?
Ndoshta me minishengenin në Shqipëri do na vërshojnë produktet rajonale dhe kështu do të zgjidhet edhe problemi kryesor: mbushja e tregut.
Sepse të gjitha të dhënat flasin se për investitorët nuk ka klimë mikpritëse në Shqipëri – shkruan portali ResPublica.
Nuk është e vështirë të gjesh ndërkohë videot e premtimeve elektorale të 2013.
“Rilindja do fillojë nga toka” – thotë Rama në këtë kronikë të 25 marsit 2013 botuar nga Dita, 3 muaj para zgjedhjeve që e sollën në pushtet.
a.d. / dita

Kane te gjitha te qellimshme. Fermeret duhet ta braktisin token dhe te largohen nga Shqiperia. Ketu do punojne vetem te perzgjedhurit e Rilindjes
Brekushja ka genjyer per te gjitha : per zbardhjen e krimeve te sali kriminelit, per uljen e taksave, per shendetesine falas, per arsimin, per infrastrukturen, per turizmin, per legalizimin e pronave, per pasurite minerale dhe hidrike dhe kapakun e vuri kur tha nuk kemi premtuar integrimin ( mjafton te shohesh programin e rilindjes)per te pare se cfare ka premtuar. Ky eshte thjeshte mashtruesi i radhes qe duhet te zhduket njehere e pergjithnje dhe sa me shpejt qe te mos na ndosi me shume jeten dhe te na beje te ikim nga vendi
Duhet te bashkoheni dhe te bllokoni kryeministrine me traktore, ashtu sic e bejne francezet. Por kjo eshte disi e pamundur duke pare mentalitetin e shqiptarit, qe shet bythen per nje thes me miell.
Me cfare traktoresh mer debil, ku kane traktore keta qyqaret? Dil ti me Hosten se kushedi arrin t’ia fusesh ne vërrën e bythës .
cfar’ kercenimi bejne shqiptaret; shtet, sillu mire, se …do vras veten (do iki jashte) ” . kurr nuk i thote populli, klases politike; respektoni kerkesat e popullit, se do ju….djegim me benzine . apo mos duket thirrje “antikushtetuese”…!?!?
Thelbi i kapitalizmit eshte tregu i lire dhe konkurenca e ndershme…hiqni dore nga hormonet dhe respektoni konkurencen qe te jeni te suksesshem, mos kerkoni qyl nga taksat qe qeveria na i mer ne te tjereve. Falimentimi eshte pjese e tregut, nuk eshte fundi i botes.
Te clirosh politiken qe merr vendime nga faji dhe te fajesosh fermeret, ne kete menyre si ben ky komentues siper..
nuk e di
ose nuk kupton asgje si organizohet dhe zhvillohet shoqeria, piramiden e vendimmarrjes dhe prgjegjesive
ose duhet te jesh komplet plehre
“Nela”,ata qe shpresuan sinqerisht tek Qeveria e”rilindjes”,kan ndryshuar,dhe zhgenjimi eshte normal,njerezore.Besnik kan mbetur
interesexhinjt qe bashkpunojn me te gjith qeverite,militantet fanatike dhe debilat.”prizem” bën pjese ke debilat,eshte komplet bole.
“Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por në të gjitha matjet e kryera me një pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, ky nivel varionte nga 540 deri në 850.Pas testimit paraprak për nivelin e nitratit në
këtë pjepër, Tv Klan iu drejtua ISUV për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak. Por, ISUV thotë se pjepri nuk është
në listën e analizave që duhet të kryhen.“Nuk është në listën e analizave”.“Në produktet e BE dhe të gjitha vendeve të tjera e kanë
në listën e tyre. Ky është një rast unikal ose një antikap në Shqipëri që nuk përfshihet në listën e kontrolleve, sepse ky hyn në
të njëjtën kategori siç hyn edhe shalqini dhe produktet e tjera”, thotë drejtori i ZMK Hasan Stafa.Pasi Instituti i Sigurisë Ushqimore
dhe veterinarisë refuzoi të kryente analizat, iu drejtuam Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ta denoncuar këtë rast skandaloz
të tregtimit të pjeprit me nivel të lartë nitrati, duke u ofruar t’i tregojmë edhe tregjet ku u kryen testimet. Denoncimin tonë,
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se do ta verifikojë.Por kur iu kërkua që ta ndjekim në terren procesin e verifikimit nga grupi
i inspektimit, refuzoi. Kështu, pavarësisht konstatimit se në tregje ka produkte ushqimore që tejkalojnë vlerat e lejuara të
pesticideve, institucionet nuk reagojnë, duke e rënduar më shumë pozicionin e tyre. Kjo pasi, ata jo vetëm janë përgjegjës
për cilësinë e ushqimeve që shiten, por për më tepër, duhet të reagojnë duke i bllokuar këto prodhime në rastin më të parë
që sinjalizohen se ato përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve”.Perse i paguajn takspaguesit shqiptare institucionet?
“Për analizat fillestare të fruta-perimeve,kemi një laborator në Lushnje, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, por
këto analiza në shtete të tjera nuk pranohen si zyrtare, sepse Bashkimi Europian kërkon një laborator të akredituar.
Për tregjet më sensitive, në këtë aspekt, jemi të detyruar që mostrat tona t’i dërgojmë në Greqi, për shkak sepse ky vend
ka disa laboratore të akredituara”, tha Ejup Ahmeti.O Shtet ku je?Shtet qe drejtohet nga nje perdorues droge,i cili mbushi
zyrat e institucioneve me afro 330 persona me te kaluar kriminale,qe tashme jan larguar nen presionin e opozites dhe
partnereve perendimore.Edvin Escobar D’Rama,Kryeministri i vetem ne Bote perdorues droge!
@Nela…une fola per ata qe kuptojne, jo per plehrat.
Ty mire ta beri, se mashtrohesh me lugen bosh.
Produktet e fermeve shqiptar jane problematike. Para nje javesh erdhen domate MADE IN ALBANIA, bleva edhe une se dukeshin te bukura po e kishin lekuren teper te trashe, te pjekura nga jashte pu jeshile ne zemer. Keshtu qe po si une si bleu me njeri tjeter.
I vini gishtin kokes jo me prodhime fallco dhe te demshme per shendetin
Gjeni PSE-ne njerez.
Germoni pak me shume se ajo qe shihni.
Mos jini kaq te ceket.
Dhe do kuptoni pse jane ashtu MADE IN ALBANIA
Nje shtet ku prokurorët kanë për shoqërues bandat mafjoze
që duhet të dënojnë dhe përndjekin,
është vend i vdekur për njerëzit e ndershëm dhe puntorë.
Këmbët e lehta,faqja e bardhë.
Ehh cti besh
Nje vend ku kryeministri ka per shoqerues kriminel qe i ben kryebashkiak, nga syt kembet duhet ik
Kembet e lehta faqja e zez
Rama i droguar ne ket video
Shikojani syte
-Ç’bëni kështu more djem,-u bërtiti xha Llazi ca djemve të bashkisë që po mbillnin një pemë te trotuari i pallatit me shigjeta.
-Çfarë po bëjmë,xhaxha?
-E futët fidanin në gropë me gjithë kovën metalike.
-Hahaha,sa ta filmojmë,do e nxjerrim prapë. Se do e mbjellim sot edhe në katér vende të tjera deri në darkë.
More zoterinj te gazetes, beni mire qe kritikoni shtetin per mbeshtjen e paket te bujqesise, por harroni se kjo mbeshtetje behet me parate tona, me pensionet dhe ndihmen ekonomike tonen. E cfare na duhet ai biznes kur nuk na sherben ne. Disa fermere thone se cmimet ne treg jane te ulta, po perse more per te fitur ti duhen rritur cmimet, po ata qe i konsumojne prodhimet tuaja ku do ti marrin parate qe te blejen prodhimet tuaja me cmime sic i doni ju? Jemi ne ekonomine e tregut, cmimet i vendos konkurenca dhe jo shteti. Cmimet vendosen ne treg bazuar ne cilesine e mallit dhe koston e tij dhe tregu pranon ato cmime te cilat jane me te ulta. Ky eshte parimi i tregut, ndryshe kthemi nga erdhem. Per sa i perket fermerve, dihet se do te fitojne ato qe jane me konkurente, te tjeret falimentojne. Gazetaret eshte mire te promovojne eksperiencen e mire e mos te na hiqen si bamires, se kur vjen puna per rrogat e tyre te nxjerrin syte.
Po pra.
Eksperiencen e mire…
E ke fjalen per PPP qe po denden me fitime ne kurriz te atyre qe po arratisen se nuk kane as mundesi as shprese?
Dikush mund ti beje nje pyetje ministri Cuci, qe vetem minister bujqesie nuk eshte.
Sa ishte numri i lopeve ne Shqiperi ne vitin 2013 dhe sa eshte sot?
Kaq mjafton per te permbyllur deshtimin total te bujqesise.
Sot numri i lopeve eshte pergjysmuar dhe fabrikat e qumeshtit e importojne qumeshtin nga Maqedonia, Bullgaria dhe Kroacia. TURP….
Nga te gjitha shqetesimet qe ngre Kastriot Hoxha me beri pershtypje “taksa e televizorit” qe paguan ky prodhus edhe per biznesin e tij pervec asaj te shtepise , d.m.th. kete taks e paguan dy here!Mjafton ky shembull, per te treguar se sa shume gjera ka per tu ndrequr e hequr, sidomos per ne pensionistet qe vazhdojme te paguajme “taksa banese , e taksa televizoresh edhe pse shtesa pensioni nuk kemi!
Pranë shtëpisë time janë rreth 8 sera ku që nga largë duken domatet e një prodhimi të mbarë. Po ua marin tregëtarët me çmime qesharake, 10 L të rinjë për kg kur në Tiranë shiten me 100L kilogrami.Vjet prodhimi u tërhoq nga eksporti dhe bujqit (nuk më vjen përmbar fjala fermer) e serave ngelën të kënaqur. Këtë vit nuk po funksionon si duhet eksporti dhe prodhimi i mbarë gjithëandej rrezikon të kalbet.Qeveria jonë as që e rruan fare se çfarë halli kanë bujqit ku kryesorja është shitja e prodhimit bujqësor dhe çmimet e ulta të imponuar nga tregëtarët. Si nuk është bër ndonjë konsult nga qeveria për këtë problem madhor për bujqësinë me specialistë të bujqësisë , të ekonomi financës, të eksportit dhe vetkuptohet me bujqit dhe të miren vendime të rëndësishme për problemet e bujqësisë që i marrosuri kryeministër e ka kthyer në karikaturën e “100 fshatrave turistikë” duke kujtuar se të merresh me bujqësinë është një lloj si të merresh me zhgarravinat që ai i quan piktura me të cilat ai kalon kohën në zyrën kryeministrore.
A e di zëvëndës kryeministri Braçe që trumbetoj heqien e taksave për imputet bujqësore të importuara që bujqit po i blejnë këto nga agrobiznesmenët kusarë me çmime më të larta se më parë? Le të bëjnë një sondazh tek pikat e shitjes së imputeve bujqësore ku agro biznesmenët, të mësuar me kusarinë që kur ishin kryetarë, përgjegjës, agronomë e sekretarë partie në kooperativat bujqësore, po rjepin haptazi bujqit e shkretë me çmime që njohin vetëm rritje. Le të bëj ndonjë kontroll në këto biznese shoku Braçe dhe të verifikoj ndikimin e vendimit të qeverisë në uljen e çmimit të imputeve bujqësore. Megjithëse si do ta verifikoj, pothuaj të gjithë janë pa kasë fiskale.
Italia naftën me ngjyrë të gjelbër për bujqësinë e shetë me pakicë 0,6 euro litri kusarët e qeverisë së Ripjelljes së PS ja shesin bujqëve fukarenjë të Shqipërisë me çmim tre herë më të lartë pothuaj dhe mendoni me këtë fakt sa i ineresuar është shoku Braçe për bujqësinë. Në fshat thonë që po punojnë vetëm për të pasuruar traktoristat. Në qoftë se do të mbjellësh grurë, duke shitur prodhimin do të marrësh 35000 L të rinjë harxhimet do të jenë rreth 30000 L, dhe po të futësh vlerën e punës së bërë, del me humbje.
A e di shoku Braçe qërreth më tepër se 80% e familjeve fshatare nuk po mbajnë më lopë se nuk ka leverdi sepse ata që grumbllojnë qumshtin , ish kuadrot partiakë dhe të administratës kooperativiste, në unitet,. mbajnë çmime kusarësh për qumshtin. Këta janë shkatrruesit direkt të blegtorisë të mbështetur nga kusarët qeveritarë të “100 fshatrave turistikë”. Dhe agrobiznesmenët nuk u dridhet qerpiku, po fillojnë të importojnë krahas grurit edhe qumësht nga miqtë tanë strategjikë dhe shekullorë serbë, sidomos tani që po krijohet shengeni i Jugosllavisësë re, që do të jetë parajsë për kusarët e agrobiznesit dhe falimentim total për bujqit dhe blegtorët shqipëtarë.
Politika ebujqësisë për bujqësinë po çpopullon fshatin. Pothuaj të gjithë të rinjtë e fshatit tim kanëikur dhe kemi ngelur vetëm ne pensionistët e shkretë që me një këm në varrë përpiqemi pa sukses të mos lemë tokat djerrë se na vjen keq që tokën ta pushtojnë fereckat dhe ferrat sikurse po synon i marrosuri i 100 fshatrave turistik. Verifikojini në çdo fshat të Myzeqesë se kush janë shtresae e popullsisë po nuk gjetët duke punuar në çdo ugar pleqtë Zuzarët e politikës sonë edhe këta si Kastriot Hoxha do ti përzen përsëri në rrugët e botës pavarsisht vullnetit të tyre të mirë për të bër diçka me djersën dhe punën e tyre të ndershme. Zgjidhja nuk është largimi por kusarët e PD;LSI dhe PS duhet treguar vëndi, ama për këtë duhet kurajua dhe shpirti kryengritës i popullit francez kur u prisnin kokën mbretërve të kurruptuar.
Nga te gjitha shqetesimet qe ngre Kastriot Hoxha me beri pershtypje “taksa e televizorit” qe paguan ky prodhus edhe per biznesin e tij pervec asaj te shtepise , d.m.th. kete taks e paguan dy here!Mjafton ky shembull, per te treguar se sa shume gjera ka per tu ndrequr e hequr, sidomos per ne pensionistet qe vazhdojme te paguajme “taksa banese , e taksa televizoresh” edhe pse shtesa pensioni nuk kemi!