Do dilte para Vettingut, jep dorëheqjen gjyqtari Agim Bendo

J L

Ka dhënë dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo.

Mësohet se gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe komisionin e Vettingut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë sot kërkesën e gjyqtarit për dorëheqje.

“Shqyrtimi i projektvendimit ‘Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit’ i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në rendin e ditës së Këshillit të Lartë Gjyqesor.

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018.

Në 2016, BIRN raportonte se ai është 1 nga 10 gjyqtarët më të pasur në Shqipëri.

Bendo ka gjykuar çështjen e 21 Janarit, dosjen Hakmarrja për Drejtësi, çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments
  • Beri mire qe iku.Por duhet ti seguastrohet pasiria siç kerkon Bundestagu Gjerman.
    Keta duhet shkarkuar 100 %.Jane fatkeqsiave vendit te mbeshtetur nga S.Berisha i 65 krimeve,30 te denoncuara nga Izet Haxhia.Dhe qe gjyqi tij po shtyhet nga Saliu deri sa ta eleminoi si A.Hajdarin,S.Olldashin,Remzi Hoxhen,Kosta Trebicken..e mbi 20.000 te tjere.

    • Ky eshte nje kriminel totalisht i korruptuar qe duhej te ishte prej shume vitesh ne burg Habitem sesi paska rezistuar deri tani plehra !

  • Grabit poste dhe para,qe ti dhurojne banda kriminale qe ka pasur sundimin dhe mbasandaj terhiqu qete qete i pa denuar,ahere si tja veme emrin ketij krimi te dyfishte te pandeshkuar,pasi eshte bere nga nje gjyqtar,qe ka shkuar ne te kundert me profesionin e tij.
    Eshte me keq se nje kriminel ordiner qe mbas vjedh banken dhe vret personelin shkon i qete te bej jeten e tij ne vila dhe neper bote me parat e krimit.
    Cfare duhet bere?

  • Pra gjithe te dorehequrit para prokurorise per hetim per pasutine e tyre! Edhe konfiskim ne qofte se me rroge nuk e jusktifikojne!
    Boll me me tertaverta edhe jo ndeshkim te krimineleve me kostum! Nje levizje qytetare kunder horrave na duket qe nuk do i amnestoje po do t’i hetoje mire deri ne fund!
    Enough is enough!

  • Agim Bendo edhe sikur asgje tjeter te mos kishte bere , por vetem ay “shperblimi”qe i beri Fullanit,e ben fajtor qe pervec te tjerash ti ktheje arkes se shtetit 700 milion leket e grabitura ne banke nga! punonjes te vete bankes me dijeni te Fullanit!

  • te dorehequrit para prokurorise per hetim per pasutine e tyre! Edhe konfiskim ne qofte se me rroge nuk e jusktifikojne!
    Boll me me tertaverta edhe jo ndeshkim te krimineleve me kostum!

  • Ky eshte bandit , nuk eshte gjyqtar ! Me te tille “gjyqtare” e “prokurore” e ka kapur shtetin bajraktari serb i Vicidoilit , qe ulerin se po ia heqin nga duart shtetin qe po e mban peng prej tre dekadash !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *