Basha: Zotimi im numër 1, rikthimi i shpresës te rinia

Leda Hysa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një aktiviteti me të rinjtë e këtij qyteti, u zotua se do të rikthejë shpresën te të rinjtë.

“Rinia është ajo që i kanë hequr të parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë, por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresën. Zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës”, deklaroi Basha.

Sipas tij, “emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik”.

“Humbja e mundshme nga emigracioni është 559 milionë euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milionë euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë. 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve. Po të investojmë tek rinia, do na kthehet shumë herë në benefite në të ardhmen. Duke investuar te rinia ndalet dhe emigracioni. Nuk ndalet emigracioni duke shtuar policë në kufi”, theksoi Basha.

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Ti ende je nje rrogetar i emeruar nga qoftlargu ne SHQUP. Si tille ty edhe nepunesit e tu nuk te besojne. Zotime te tilla i marrin vetem lider te nje force politike serioze, te cilet rrezatojne besim te pasonjesit e vete. Nuk besoj qe ndonje dite kamarieri te behet lider!?

  • Por duhet te deklarosh per pasurit tua te dyshimta, te perballesh me drejtesin per vrasjen e 21 janarit,vjedhjen ne rrugen e kombit per 250 mijon € dhe njekosishte 2 vilat tek vendi me i shtrej ne shqiperi,pastaj populli do te ndjek mga pas ose do te vime te shikojme pas hekurave ne req te shkoders me 1500 vjet burg

    • Lora ti mire e thua por komentin e Lisit dhe Jimit e ka pelqyer Rame tepsia dhe ka porosit Endrin qe ti shtoj pak tagjine.

  • Rregullimi im numer nje do vjedh sa te mundem se kam kaq koh duke futur doren ne xep dhe te fryj pak llogarin personale se jam mesuar me harxuar shum sikur isha ne pushtet do ti jap dhe ca Rames se me ka ber ca ndere dhe sales gjithashtu qe e dua shum te na rroi partia se na beri miljoner dhe pa harruar dhokun Rama bashk do bejm cudira per vete

  • Po cfare shprese mund te kete rinia ne kete vend ku qoftelargu edhe pa pushtet zyrtar zoteron gjithe ekonomine e vendit dhe nuk lejon te behet asgje pa miratimin e Ministrise se Financave te Serbise,punonjes te zellshem te te ciles jane.Si mund te kete shprese rinia tek ti kur pa qene ne pushtet hidhesh nga superdubleksi ne nje supervile pa tu dridhur qerpiku per thashethemet ?A ka ngelur me shprese ne kete vend apo duhet te shpresojme kur te ngopeni ju qe te mos keni ku ti coni dhe te ngelet dicka per kete popull te perdhunuar keqazi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *