Gjyqtarët e ‘El Classicos’ fjetën në shtëpinë e mafiozit të Camorras

Ornela

Rreth një javë më parë, tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno Spahiu, u dënuan me nga 2 vite burg për korrupsion, për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij. Edhe ky i fundit i dënuar me 1 vit burg.

Por para udhëtimit që i vuri pas hekurave, një tjetër udhëtim, edhe më i dyshimtë, është bërë nga gjyqtarët, më 2 tetor të 2014-ës, 22 ditë para udhëtimit për Madrid.

Dy gjyqtarët Klinton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe biznesmeni Namik Sadiku, kanë udhëtuar nën shoqërinë e Artan Shqypit drejt Italisë, ku kanë qëndruar për tre ditë në shtëpinë e Ferdinando Mullos, një prej anëtarëve të rëndësishëm të organizatës mafioze “Camorra”, i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në një biznes në Itali, Salvatore Ridosso.

Dje 56-vjeçarit italian, i janë sekuestruar në Shqipëri 750 mijë euro pasuri, të cilat dyshohet të vijnë nga veprimtari kriminale në vendin fqinj.

Përfshirja e italianit të Camorras në rastin e gjyqtarëve është në dosjen e organit të akuzës, dhe prokurori Arenc Çela e ka përmendur me prova dhe dëshmi gjatë seancave gjyqësore kundër treshes së Apelit, por atëherë emri i italianit Ferdinando Muollo ishte krejtësisht i panjohur për Shqipërinë.

Nga hetimet e kryera të pandehurit kanë udhëtuar dy herë në shoqërinë e njëri-tjetrin, më 2 tetor 2014 drejt Italisë dhe më 24 tetor 2014 drejt Madridit për të parë ndeshjen mes Real-Madridit dhe Barcelonës.
Në udhëtimin e parë drejt Italisë në tetor 2014, kanë qenë Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri, Namik Sadiku dhe një person i quajtur Artan Shqypi, i cili kishte prenotuar edhe biletat e udhëtimit.

”…Kanë udhëtuar më datë 2 tetor 2014 në të njëjtën orë, të gjithë së bashku me destinacionin Tiranë-Romë dhe janë kthyer të gjithë më datë 5 tetor 2014, në të njëjtën orë, me destinacion Bari-Tiranë,” lexoi prokurori në sallën e gjyqit. Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Arenc Çela, gjyqtarët dhe biznesmeni kanë qëndruar në shtëpinë e një italiani nga Napolo, Ferdinando Mollo në provincën “Scafati”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *