Turqia njofton arrestimin e motrës al-Bagdadi
Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të ISIS-it të vrarë nga amerikanët, Abu Bakr al Bagdadi.
Gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Awad, për autoritetet turke është “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.
Ndërkohë ofensiva e ushtrisë turke kundër ISIS vazhdon.
Dje ushtria e Ankarasë kapi 287 terroristë të ISIS, të cilët ikën nga burgu Ras al Ayn Sirian, pothuajse të gjithë të huaj.
Turqia ka akuzuar militantët Ypg kurdo-sirian se kanë çliruar rreth 750 terroristë të ISIS-it nga burgu Ras al Ayn gjatë sulmit të fundit turk në verilindje të Sirisë.
o.j/dita
