Tre studentë nga Fakulteti i Ekonomikut kanë përfunduar në spitalin e Traumës në kryeqytet pas një incidenti të ndodhur në mjediset e këtij Fakulteti.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme, por është raportuar vetëm paraditen e sotme.
Sipas Ora News dy persona nga jashtë kanë hyrë në një nga auditoret e Ekonomikut dhe janë konfliktuar me studentët për shkaqe ende të panjohura.
Tre studentët ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Traumës.
o.j/dita
