Vuçiç entuziast për Shengenin ballkanik, të shtunën takim me Ramën e Zaev

J L

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç e konsideron dialogun e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara si themelin e bashkëpunimit ekonomike ne rajon.

Gjate një interviste për televizionin shtetëror, kreu i shtetit është ndalur edhe tek iniciativa për krijimin e Shengenit ballkanik dhe tek takimi i radhës në Ohër me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë te Maqedonisë se veriut Zoran Zaev.

“Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon”, ka thënë ai.

Tre liderët do të takohen në Ohër për te konkretizuar hapat e radhës për marrëveshjen e Shengenit ballkanik qe u nënshkruar ne Novi Sad pak dite me pare.

Nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve te rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *