Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari në Shkodër

Leda Hysa

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mesditë qytetin e Shkodrës.

Gjergj Krygja është qëlluar pranë banesës së tij në fshat, në rrethana ende të paqarta.

Sipas policise, ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër.

“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”- ben me dije policia.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *