Një vrasje në çdo pesë ditë, jemi të pestët në Europë

Ornela

Vrasjet në Shqipëri mbeten në nivele të larta, duke u renditur të pestët në Europë për normën e vrasjeve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor, për dy vitet e fundit, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar edhe me vendet e Bashkimit Europian.

68 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vrasjes

Numri i vrasjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale numri i vrasjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë një shqiptar humbi jetën.

Po si krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian?

Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në bashkimin europian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vrasje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vrasje për 100 mijë banorë.

Edhe shteti ishullor i Maltës, kishte një normë të lartë të vrasjeve (shiko grafikun më poshtë). Referuar përllogaritjeve të Eurostat, numri i vrasjeve atje për 100 mijë banorë ishte 2.

Fill pas Shqipërisë renditet Belgjika, me 1.7 vrasje për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje, Si Greqia dhe Italia, Eurostat përllogarit një normë vrasjesh me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 vrasje për 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër norma më e ulët e vrasjeve për 100 mijë banorë është përllogaritur në Luksemburg me 0.3 vrasje, ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra me 0.5 vrasje për 100 mijë banorë.

 

Share This Article
8 Comments
    • 5 ne dite vrasin veten nga depresioni. Ose sic thone gazetaret e plepave ne shqipen e re, vetehidhen nga ballkoni.

  • Keto jane brohoritjet per sistemin e ri e teper te pelqyer deri ne maksimum kapitaliste e 5 -ta ne 100 mije banor.
    Ju lutemi te na jepni te dhenat statistikore krahasimore ndermjet sistemit te shkrumoqur monist me sistemin e ri modern kapitalist te dashuruar me shpirte e zemer nga i gjithe bota e ne vcanti alla shqiptarija.
    Me te dhenat qe do jepni mendoj tu mbyllet ose t’iu hapet goja te gjithe plehrave Ballisto – Zogiste te inkuadruar tufezuar ne plehun Tufa qe mbshtet tradhetaret atdheut,puthadoret e pushtuesit i mbeshtetur nga ish Presidnti Nishani,Aktualit kryeqeveritari Rama i gjate sa nuk rritet ma si shtogu ne mut qe riabilitoi Mit’hat Frasherin dhe ne krye te kesaj tragjedie plehut vicidolistin qe u rrit u veshmbath me kontributin e ati sistemit monist qe reabilitoi tradhetarin Ahmet Zogji qe kur duhesh ti nxirrte gjoksin ne mbrojtje te atdheut nga pushtuesit fashist.Mbathi opingat hejbet ne shpinde iku ku syt kembet.
    Paragjykimi i im asht qe ne ate sistem ekzistonte nji qetesi qe nuk gjindet as ne parajse tek Zoti jo e jo.Po as ne toke jo e jo dhe kurr nuk do arrihet kudoqofte e ne cdo shtet te botes deri te shuhet bota.

  • Mashtrime sheshit behen llogari per 4 milion qe ka neper regjistra shteti. Ne fakt ketu jetojne me pak se 2 milion, keshtu qe mbajme rekord ne vend te pare

    Dhe dicka nguliteni mire nder mend.

    Po qe per gjerat me te keqija ne bote, shqiperia uropiane mban kampion, mos u mashtroni nga te dhenat e pasakta.

    Rrofte shqiperia uropiane

  • Al-banasit e Sulltanit dhe te Papes zoti me comentin MH duhet te mesojne historine e Shqipetareve dhe jo te marin vendime te njeaneshme si pjesemarrja e Al-banistanit ne Organizaten Islamike.
    Po ashtu edhe me Avokatin e Al-banistanit Italine fashiste qe ka te pushtuar Magna Grecian e Pirros se Epirit.
    Do thote dikush qe,”clidhje”ka tema e vrasjeve me historine.
    Ceshtja e Identitetit eshte prezente ne Ballkan dhe jo vetem.
    Ne qofte se nderojme partizanet qe luftuan per clirimin nga fashistet dhe denojme bashkepunetoret e Ballit Kombetare,atehere duhet ta fillojme me Arvanitasit qe donin te cliroheshin nga pusht-imi 500 vjecare Osmane dhe bashkepunetoret si vellezerit Frasheri,Ismail Beu etj qe jo vetem nuk donin clirim nga Dum Baba,por luftuan per ate kunder Arvanitasve,kunder Epiroteve dhe Grekeve ne pergjithesi.
    Vetem kur Fuqite e Medha vendosen te krijonin shtete te vogla dhe ne interes te tyre ne Ballkan,atehere keta turq ne Ndergjegje,Identitet,Gjak (nuk i thone pak 500 vjet krush-qira) u Al-banistuan.
    Pse nuk u quajten Ilyre apo Arvanitas por Al-banas,mbetet per historiane te vertete dhe patriote ta vleresojne dhe jo medioker si Xhufi e company.

  • Ketu nuk hyjne vrasjet e bera me mjete te tjera, si gjithfarlloj helmimesh, aksidente (gjoja) automobilistike, apo ne qendra pune ose ne shtepi, (gjoja) vetvrasje, ato te ndodhura neper spitale, ato nga neglizhenca neper azile, e sa e sa forma te tjera, qe po te llogariteshin, disa vende aty poshte ne liste mund te dilnin ne krye te kesaj liste!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *