Trump konfirmon takimin me Erdogan javën e ardhshme

Ornela

Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme në Uashington.

Trump shkroi sot në Twitter se planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët.

Presidenca turke konfirmoi se palët zhvilluan një bisedë telefonike dhe Erdogan do të vizitojë SHBA-në.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që bëri njohjen e gjenocidit armen nga Perandoria Osmane, duke zemëruar kështu Turqinë që këmbëngul se nuk ka patur gjenocid.

Kongresi, përgjithësisht është i pakënaqur me Turqinë për pushtimin e Sirisë dhe deputetët kryesorë kanë akuzuar Trump për lejimin e sulmit ndaj kurdëve sirianë.

Aleati kryesor amerikan në mposhtjen e Shtetit Islamik ishte një forcë e udhëhequr nga kurdët në Siri.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Sa poshte ka rene Amerika me kete president.E kercnon Erdogani dhe tall bythen koreanoveriori xhuxhimaxhuxhi i azise.Pa me Rusin dhe Kinen nuk ka kellqe te matet.Ose,po.Nji lufte e pergjitheshme boterore te shuhet bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *