Personat që çdo fundjavë kërcenin në pistën e vallëzimit në Smolensk të Rusisë, nuk e dinin që kërcenin sipër një prej një prej zbulimeve historike më interesante të dekadës së fundit.
Grupi i arkeologëve rusë të financuar nga Franca zbuluan në territorin ku ndodhej një sallë vallëzimi prej druri, në një park të qytetit rus, eshtrat e atij që mendohet të jetë gjenerali francez Charles Etienne Gudin.
Ai ka qenë i preferuari i të “madhit” Napoleon Bonaparte.
Gjenerali vdiq gjatë fushatës ruse të Napoleonit në 1812, në moshën 44-vjeçare, i goditur nga një top që i preu këmbën.
Ushtarët e tij i ruajtën zemrën që ende ndodhet në varrezën e Pere Lachaise në Paris, ndërkohë që për trupin nuk dihej asgjë.
“Sa pashe skeletin, me një këmbë të vetme, thashë me vete se e gjetëm”, rrëfeu Marina Nesterova, kreu i ekspeditës ruse.
Mendimi i saj, ditët e fundit u pohua edhe nga analizat e ADN-së të kryera në Paris, me pasardhësit e gjeneralit.
Zbulimi është cilësuar shumë i rëndësishëm nga arkeologët, por edhe nga vetë autoritetet më të larta, sa që u bë temë diskutimi edhe midis presidentit francez Macron dhe atij rus Vladimir Putin.


j.l./ dita
