Zbulohet banda e katër ‘skifterëve’ shqiptarë, të cilët kryenin vjedhje me armë në shtëpitë e “VIP-ave” në Athinë.
Sipas mediave greke, ‘skifterët’ shqiptarë që terrorizuan Greqinë janë identifikuar si Vasillaq Toli 22 vjeç, i cili është arrestuar pak javë në parë si dhe 3 të tjerët të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri. Ata janë: Andi Paturra 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç.
Emri i 28-vjeçarit Andi Paturri nuk është i panjohur as për Policinë shqiptare, pasi ditën e sotme është arrestuar si një nga të dyshuarit kryesore për grabitjen e Postës së Krujës. 28-vjeçari në bashkëpunim me 6 persona të tjerë ka arritur që të marrë plot 130 milionë lekë të vjetra që kishin ardhur në Postë për t’u shpërndarë për pensione.
Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze të ‘VIP-ave’ duke u futur në banesat e këngëtarit të njohur Nikos Vertis, i njohur si ish-bashkëshorti i këngëtares Elena Paparizou. Shqiptarëve nuk i ka shpëtuar as syri i menaxherit të artistëve Tony Mavridis.
Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë euro. Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.
Dy prej tentativave për vrasje janë ndaj dy oficerëve të Policisë, ndërsa i treti teksa ndodheshin në një aparatament për të vjedhur, ku i kishte shkuar edhe pronari i banesës. Për t’i shpërtuar shqiptarët e kishin kërcënuar me armë./ Dosja
l.h/ dita

shikoni moshat
28 vjec
27 vjec
26 vjec
22 vjec
te lindur pas revolucjonit demonkratik 2e 1992 te udhehequr
nga banda tropojes
me ne krye Salez Biberishen ..
mire se hodhen nje gjasme komunizem te vdekur si kanibale…..por na sollen ne brez te ri qe po habitet mafia siceliane e ny dikur..ne kohen e rudi zhuljanit te trampit.
.
ka ardh koha me thene na vjen turp qe jemi shqiptare
Fush – Kruja dhe Kurbini , jane gati te gjithe banoret te inkriminuar ! Sa here permenden keto emra , mendja te shkon se per cfar krimi te radhes behet fjale , si cerdhe te molepsura keq e simbol te krimit , por asnje here per vlera qytetarie ! Pa shkuar me larg , edhe stomatologu i arrestuar pardje per atenentatin ndaj nje prokurori , ishte “qytetar” nga fshati Fush-Kruje ! Edhe qytetari me ” i mire” , bile me mandat deputeeti , nuk ershte aspak me ndryshe se aradha e gjate kriminale e kesaj treve !
made in vuçiç doli!
Brezi i ri i dhimokraçisë! E ardhmja e çeftelise