Scarlett Johansson beson se pornografia është e dobishme si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Bukuroshja 28-vjeçe duke promovuar filmin e saj “Don Jon”, në bisedën me revistën britanike ‘Marie Claire’, ka sqaruar pse mendon se pornografia është një gjë e mirë: “Mendoj se pornografia, mund të jetë e dobishme si për meshkuj, ashtu edhe për femra.
Mirëpo, edhe pse mbështet filmat për të rritur, nuk do të dëshironte që i fejuari i saj Romain Dauriac të shikojë filma porno po aq sa karakteri të cilin ajo e luan në filmin në fjalë. “Po të zbuloja se i dashuri im shikon aq shumë filma pornografikë, do të shokohesha, kjo është e sigurt”, ka thënë ajo. / Zeri
