Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor ka bërë sërish thirrje për një dialog midis opozitës dhe mazhorancës për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.
“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”, u shpreh Palmer nga Davosi i Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik.
Sipas Palmer, kjo marrëveshje çon sërish drejt normalitetit demokracinë shqiptare.
“Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, theksoi Palmer.
o.j/dita

Një gjë nuk kuptoj lidhur me këtë reformën zgjedhore. Janë mbledhur 200 burra dhe gra në një sallë dhe rrinë diskutojnë për disa ndryshime procedurash zgjedhore, a thua se aty çalon gomari. Thelbi i çështjes është shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve nga lart poshtë. Këta merren me budallallëqe.
I dashur Erjon nuk duan bandite Kommuniste te bejne Reformen Zgjedhore se. Banditet kryesore nuk i zgjedh me populli..as edhe deputete te thjeshte. Ashtu si me pronaret luajne.me trojet e tyre.ashtu luajne.per Reformen Zgjedhore…nderime Erion.
..