Rama takim me Zaev e Vuçiç në Ohër, në mbrëmje me presidentin

Leda Hysa

 

Zbardhet axhenda e Ohrit: Pasdite Rama takim me Zaev e Vuçiç, në mbrëmje darkë me presidentin

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të mblidhen sot dhe të dielën në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat vizuale bëjnë me dije se sot në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të presë në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Burimet mediatike bëjnë me dije se në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Malin e  Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Pas takimit do të mbahet një mbledhje plenare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, mes të cilëve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, Komisioni Europian, Banka Botërore  dhe Banka Investuese Evropiane.

Sipas agjensive maqedonase synimi është gjetja e dakortësisë për një liste masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe pas takimit të parë në Novisad këto masa lidhen me plotësimin e kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar

Në përfundim pritet edhe një konferencë shtypi e tre liderëve të Ballkanit Perëndimor.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • C’eshte kjo fjale e re “dakordwsi”, pas fjales “konsensus” qe nuk e ka asnje gjuhe e huaj por qe perdoret vetwm nw shqip nga Edi Rama dhe nga ata qe nuk dinw mire shqipen. Ne kontekstin e ketij shkrimi ne shqip perdoret :gjuhw e perbashket”.
    Mos na i basardoni shqipen e bukur qe na i pasuruan aq me mjeshteri rilindasit si Naimi, Konica etj.

    • Po he pra, keta gjoja gazetare, me nder gazetare..
      Do behen keta shembull per te tjeret.
      Copa funderinash injorante.
      Dje puthadore te Rames, sot behen si kritike.
      Te mbaruar!

  • O komentues, mos shikoni gunen, po shikoni punen , thote ajo fjala e urte e popullit tuaj se une e gruaja e Lulezimit kemi hequr dore nga nenshtetesia shqiptare, prandaj u drejtohem juve. Une , besoj se e shkruaj mire shqipen me perjashtim te dy pikave te “ë”-se qe me besdis se besdis miza kalin. Doni dhe mendimin tim? Idea e ketij bashkimi Ballkanik eshte persosmeri organizmi i popujve te Ballkanit; do largoje ndasite dhe do afroje miqesite. Ketu do ngrihet dhe shpresa qe perpelitet dhe ekonomia. Prisni dhe shikoni e mos me paragjykoni.

  • TE FLASIM SHQIP , duhen zgjedhje te parakoheshme sa me pare , duhet jo vetem kostatim , por sekuestrim per pasurine maramendese qe kane vene “qente e shekullit” ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *