Pas takimit të Samitit të Ohrit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po zhvillojnë një konferencë për shtyp.
Si mikpritës i këtij Samiti, ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ai që mori i pari fjalën në konferencën për shtyp dhe tha se kjo nismë paraqet një ëndërr të re për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri.
Zaev tha se plani parashikon lëvizjen e lirshme, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.
“Plani parashikon lëvizjen e lirshme, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.
Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë.
Ftohen 6 vendet e tjera të Ballkanit për të bërë më shumë për axhendën europiane. Në këto rrethana, duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon. Një nismë e tillë përcjell mesazhin se mbështetemi dhe nga partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Zaev.
j.l./ dita

Me Leternjoftim,shqip i themi ne ne Maqedoni e Kosove…Ju shqipot tash do ti thoni liqnakarte ne minis…
Qe te rruash karriken , te pakten duhet te sigurrosh shtetazve re rrine pa ndrrojtje ne shtepine e tyre , pra te jene te sigurt ne shtepine e tyre , larg kercenimit nga elementi keqberes .E drejta e levizjes se lire pertej kufirrit eshte per ata qe rruhen nga elementi i permendur me lart ..!