Kryesuesit, provime të vështira në transfertë

redaktor

Skënderbeu dhe Teuta, dy skuadrat që mbajnë vendet e para në renditje, do të kenë teste të vështira sot në transferta. Kampionët vizitojnë Bylisin, ndërsa durrsakët luajnë me Partizanin. Të kuqtë vijnë pas tri humbjeve radhazi, por pikërisht kjo e bën më të rrezikshme skuadrën e Hasan Likës përballë Teutës, e cila gjithashtu vjen nga një rezultat negativ, teksa u mund befasisht në shtëpi nga Kastrioti në javën e shkuar. Ndeshja e tretë e së shtunës do të jetë ajo midis krutanëve dhe Laçit. Të dielën, Kukësi do të shënojë rikthimin në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pasi ka konsumuar pezullimin prej katër javësh. Kuksianët morën një fitore të rëndësishme në Laç, në minutën e 96-të, ndërsa Tirana u mund nga Flamurtari në fushën e saj. Vlonjatët presin Lushnjën, ndërsa Vllaznia i bën vizitë Besës, në një sfidë tepër të vështirë përballë skuadrës së Artan Mergjyshit, e cila ka nevojë urgjente për pikë.

 

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA e 11-të

Sot, 14:00

Partizani-Teuta

Kastrioti-Laçi

Bylis-Skënderbeu

Nesër, 14:00

Kukësi-Tirana

Flamurtari-Lushnja

Besa-Vllaznia

 

 

Renditja

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   22   17:8 7    1    2

2  Teuta        19   16:11 5    4    1

3  Vllaznia     17   16:10 5    2    3

4  Lushnja      15   8:8  4    3    3

5  Partizani    14   7:9  4    2    4

6  Laçi         13   7:10 4    1    5

7  Kukësi       12   9:11 3    3    4

8  Kastrioti    12   8:11 4    0    6

9  Bylis        11   12:11 2    5    3

10 Flamurtari*  11   10:10 4    2    4

11 Tirana       10   3:10 3    1    6

12 Besa         8    8:10 2    2    5

* Flamurtari -3 pikë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *