Berisha në takim me Amerikanët: Shqipëria renditet pas Kinës

redaktor

Kryeministri i vendit, Sali Berisha apeloi dje për fuqizimin Dhomës Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë. Shefi i qeverisë gjatë një aktiviteti të mbajtur dje, shprehu angazhimin se prioritet i tij mbetet krijimi i një klime miqësore me biznesin, si rruga më e sigurt për të mbrojtur vendin nga kriza. “Krijimi i një klime miqësore për biznesin është dhe mbetet prioriteti më madhor i kësaj qeverie. Rruga më e sigurt për të mbrojtur këtë vend nga kriza është të mbështetemi tek biznesi, të bëjmë gjithçka për suksesin e tij. Në rast se në botë investimet janë ulur me 37% në Shqipëri për katër vjet janë rritur me 316%. Shqipëria ka pësuar dyfishim të eksporteve të saj nga 2009 në 2011 dhe ruajti rritje konstante ekonomike dhe nuk ka në recension. Arriti të gjitha këto duke u bazuar në parimin se mënyra më e mirë për të rezistuar krizës është të mbrojmë biznesin. Shqipëria renditet pas Kinës për barrën fiskale. Kemi bërë shumë për të zhdukur pengesat burokratike për biznesin. Kemi vetëm një mburojë ndaj krizës, të mbështesim biznesin, ta mbrojmë nga burokracitë, të shohim më tej që ti lehtësojmë barrën fiskale, të lehtësojmë burokracitë ”, theksoi Berisha. Duke pranuar se problemi me TVSH-së ekziston akoma, numri 1 i qeverisë deklaroi se do të shqyrtohet me përparësi, teksa nënvizoi se rëndësinë që autoriteti tatimor të jetë i pavarur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *