Është objekti më i largët i vizituar ndonjëherë nga anije kozmike dhe për këtë arsye ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e astronomëve.
Por asteroidi “Ultima Thule” kishte në fakt një problem madhor, emrin.
Kjo sepse termi në mitologjinë e lashtë tregonte thjesht një vend shumë të largët, ndërkohë që në fillimet e shekullit të XX u përdor nga propaganda naziste për të treguar vendin nga vinin popullsitë “ariane”.
Nga ai moment termi ka mbetur në imagjinatën e shumë grupeve të së djathtës ekstreme dhe nuk mbeti pa u nënvizuar në opinionin publik.
Aq shumë, sa NASA ka shpallur dje vendimin për ndryshimin e emrit të asteroidit, që nga sot do të njihet me termin “Arrokoth”, që në gjuhen e indianëve të Amerikës do të thotë qiell.
j.l./ dita
