27 persona janë ndaluar të martën nga Policia kur nisi aksioni i INUK për shembjen e 33 banesave.
Prej tyre 26 janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa vetëm 1 mbeti në qeli.
Gjykata pas shqyrtimit të dosjeve vendosi të lërë të lirë edhe Shkëlzen Sadikajn.
Madje dhe ndalimi i tij është konsideruar i paligjshëm.
Sadikaj u ndalua pas rezistencës që banorët i bënë Policisë, e cila prej orës 6 të së martës vuri në rrethim dy anët e rrugës.
Aksioni përfundoi brenda 12 orëve ndërsa pritet të vijojë në një fazë të dytë.
Në mbështetje të banorëve ish deputeti i PD, Klevis Balliu akuzoi për dhunë.
Si pasojë e përplasjeve 13 persona u dëmtuan, nga të cilët 5 ishin efektivë policie.
j.l./ dita
