Si e “kapa” Sulejmanin

redaktor

Vetëm një nate më parë ka qenë seriali ku aktorja shqiptare Almeida Abazi tek “Sulejmani i Madhërishëm” ka lindur fëmijën e Sulltanit, ndërkohë që ju sjellim një copëz nga rrëfimi i saj vetëm dje në media në lidhje me karrierën në Turqi: Unë në Turqi erdha me projekte të gatshme, ndërkohë që isha në Shqipëri prisja të më vinte ndonjë lloj oferte si çdo vajzë që ka fituar një kompeticion bukurie me përmasa ndërkombëtare si ai i “Miss Globe International”. Në këtë kohë, oferta e parë më vjen nga Turqia nëpërmjet njohjeve të mamasë time, e cila punonte prej vitesh atje. Fillimisht më erdhi një reklamë televizive dhe më pas vazhdoi me projekte të ndryshme pa pushim”, thotë ajo. Mediat turke reaguan shumë pozitivisht duke shkruar në çdo gazetë për zhvendosjen e bukuroshes shqiptare në Stamboll. “Krahas ofertave në karriere ndërkohë më krijuan dhe lehtësira për jetesën time këtu dhe shkollimin, menjëherë fillova të isha e pranishme gati çdo natë në programe të ndryshme televizive ku të gjithë ishin kuriozë të dinin sa më shumë për këtë vajzë shqiptare dhe vendin nga ajo vinte”.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *