Nuk është vetëm Shqipëria e vogël dhe pak demokratike që dëshmon sesi pushteti ndërhyn ende në punët arkitektonike.
Edhe Franca e Emmanuel Macronit i dëshmon deliret e ngjashme me atë që shohim me stadiumin kombëtar apo edhe Teatrin Kombëtar në Tiranë – shkruan ResPublica.
Së fundmi gjenerali francez që mbikëqyr punimet për rikonstruksionin e Notre Dame në Paris, Jean-Louis Georgelin ka urdhëruar arkitektin e caktuar për këtë punë, Philippe Villeneuve (në foto) që të qepë gojën.
Konflikti mes të dyve lidhet me formën e kupolës.
Gjenerali dhe mesa merret vesh edhe presidenti Macron janë për një kupolë moderne, kurse arkitekti mendon se duhet ruajtur forma mesjetare.
Presidenti Macron ka vendosur një afat pesë vjeçar për rikonstruktimin, por kjo konsiderohet thuajse e pamundur.
Vetë Villeneuve ka deklaruar pak kohë më parë se sido që të restaurohet katedralja ajo nuk ka për të qenë më origjinalja.
Katedralja e famshme u përfshi nga flakët në muajin prill të këtij viti.
a.d. / dita

Stadiumi yne eshte nje veper kombetare dhe ne fund te fundit nje fushe futbolli, po notre dame mbahet per nje veper boterore. Si ka mundesi qe nje arkitetk francez qenka kujtuar per nderhyrjen e shtetit per stadiumin tone? Po te mos nderhynte sheti stadiumi nuk do te behej kurre more zoti a.d i dites.