“Çmenduri, Ardit Gjebrea, 180 mijë euro për këngën e inaugurimit të stadiumit” ishte kryetitulli i një lajmi të botuar në portalin me emrin “Syri.net” i njohur për lajmin fake të tërmetit.
Gjebrea sipas këtij portali të identifikuar kryesisht me Çimi Pekan do të merrte plotë 180 mijë euro për të kënduar himnin e flamurit me 17 nëntor, në inaugurimin e stasiumit Qemal Stafa, me emër të shitur.
Gjebrea, në një postim në instagram shkruan pas përhapjes së këtij titulli:
“Hajde, hajde. Po ku e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme, se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe, nga ato që për fat të keq nuk ndodhin”.
E këtij reagimi të Gjebreas, i është përgjigjur vetë Çimi që ndihet i fyer që i thonë se ka pronar dhe shton se ua njeh të gjithëve “ilegalitetet”:
“Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest. U njoh ilegalitetet jo vetem morale. Te pakten kendojeni himnin per pak euro ose falas sic i kenduat Enverit gjithe jeten” – shkruan ndër të tjera Çimi.
Sipas komunitetit të gazetarëve portali në fjalë financohet nga Shkëlzen Berisha,
n.s. / dita

Cdo gje qe thuhet per kete Ardit Gjebrene une e besoi ,se ai eshte mesuar me pare te madhe nga telebingot ,qe fiton miliona cdo muaj , por e thene nga ky Cimka ,me duket i pabesushem, sepse ne gojen apo ne shkrimet e tij , edhe te vertetat cvleresohen!