Llogaritja e kontributeve/ Si veprohet për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes

Ornela

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, personi fizik, për vete, me dëshirën e tij, kontributet e sigurimeve shoqërore mund t’i llogarisë dhe t’i paguajë mbi bazën e një page edhe më të madhe nga paga minimale në shkallë vendi.

Kjo pagë mund të shkojë deri në kufirin e pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit.  Ekspertët e sigurimeve sqarojnë se të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike, mund të  sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor.

Në këto kushte, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizikë, llogariten me përqindje mbi pagën mujore minimale në shkallë vendi.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes, mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila duke filluar nga data 1 janar e këtij viti, e në vazhdim është 26, 000 lekë në muaj.  Për kontributet e sigurimeve shoqërore ju paguani 23 për qind të pagës minimale mujore prej 26,000 lekësh.

Ndërsa për kontributet e sigurimeve shëndetësore ju paguani 3,4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore prej 26,000 lekësh. Ju mund t’i paguani kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të Postës Shqiptare. Pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju dhe pjesëtarët e familjes do të pajiseni nga  Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

P.K/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *