Kushtetuta jonë, më e ndërlikuar se Teoria e Relativitetit!

Ornela

Sa më qenke lodhur,
o i pari i shtetit,
shkrove 60 faqe,
të sqarosh dekretin!

Kur shkruan kaq shumë,
sipas mendjes time,
tregon se dhe vetë,
ke goxha dyshime!

Je një individ,
shumë konfliktual,
në çdo stinë të vitit,
prodhon një skandal!

Unë nuk jam jurist,
s’di ta lexoj zigjin,
dhe të them se Meta,
e ka shkelur ligjin!

Prapë nuk mund të them,
se bën punë minuese,
që neve të jemi,
prapë pa Kushtetuese!

Se dhe Kushtetuta,
themeli i shtetit,
është më e vështirë,
se Teoria e Relativitetit!

Nga dekreti i Metës,
me sa kam kuptuar,
tani situata,
është krejt e bllokuar!

Gjithë institucionet,
duket janë “sëmurë”,
vetëm Presidenti,
këtu s’gabon kurrë!

Dihet që Kuvendi,
po bën një hetim,
shkarkimin e Metës,
e ka si synim!

Po çdo lloj Vendimi,
që do konkludoi,
s’vlen-nëse Gjykata,
nuk do ta gjykoi!

Po në situatën,
pa krye që kemi,
vështirë që Kushtetuese,
tani shpejt të kemi!

Që të mos i biem,
gjatë dhe më gjatë,
kush ka interes,
mos kemi Gjykatë?!

Meta s’kish arsye,
kaq shumë të nxitonte,
që Xhaferllarin,
në aeroport të dekretonte!

Këto lloj veprimesh,
janë shumë banale,
dhe e bëjnë shtetin,
fare karnavale!

Meta s’është mësuar,
me Ligjin e ri,
se mbi KED-në,
s’ka asnjë fuqi!

KED-ja listën,
nuk e bën më kot,
dhe Meta renditjen,
s’e kapërcen dot!

S’ka institucion,
që të sosi luftën,
vetëm në ndryshoftë,
Kuvendi-Kushtetutën!

Kushtetuesja,
gati po krijohej,
dhe gjithë ky kolaps,
nuk parashikohej!

A.DUKA

Share This Article