Fansat e Gjebreas “fushatë” për këtë arsye të çuditshme (Video)

Ori

E mbani mend këngen e famshme të këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea e lançuar në vitin 1997, “Dimëroj”?

Mesa duket kjo këngë vazhdon të dëgjohet ende edhe në ditët e sotme dhe është një nga këngët më të vlerësuara dhe mesa duket se ka mbetur ndër vite një ndër këngët e preferuara të publikut.

Për këtë arsye, po bëhet një fushatë e mirëfilltë në rrjete sociale me një kërkesë për kantautorin.

Të shumtë janë personat që i kanë kërkuar Gjebreas ta rikthejë sërish këngën në festivalin e “Këngës Magjike” të këtij viti.

Në një prej postimeve të Arditit në Instagram, ndjekësit kanë nisur komentet “Rikthe ‘Dimëroj’”, për të cilën duket se i ka marrë malli.

Kantautori ende nuk ka kthyer një përgjigje për qindra komentet, disa prej të cilave po jua tregojmë më poshtë.

Shpresojmë që Gjebrea t’i ketë vënë re këto kërkesa dhe ta realizojë dëshirën e publikut, duke rikthyer këtë vit në “Këngën Magjike” hitin e tij super të suksesshëm, “Dimëroj”.

o.p./ dita 

 

Share This Article
8 Comments
  • Kur kompozimi i permbaht motivit te tabanit te folklorit kombetar.Kenga del perle e jashtzakkonshme qe jo vetem nuk vdes kurr por sa here qe ndigjohet shkelqen ma shume se prezantimin e dites se pare te interpertimit.Kjo kenge per qefin tim asht perfaqesuesja e hyrjes se folkut Labe.

  • Ju mbajeni si te doni,po ky eshte modeli i llasticave te boshave te perkedhelur te diktatures.
    Fasade e cpifur,kopjac,sharlatan,.Ato fushatat dhe demostratat i sajon vete.
    Ato fushatat,demostratat,e fantazmave per kenget e ketij,jane pordhet fantastike te ketij xhagajdhurit qe i mori shtetit 160 mije euro per himnin e stadiumit kombetar.
    Kur kompozitoret e vertete te festivaleve,te kengeve dhe koncerteve nuk guxojne te enderrojne per nje shperblim 200 mije leke te vjetra per kenget e tyre.

  • Ky “Demua” ketu larte ia ka thene te gjitha ketij Arditit dhe une nuk do te shtoja tjeter, megjithse,nuk e kam si praktik ,qe te komentoi “komentusit”,por Arditi i meriton te gjitha keto”lavderime”,se mbetet sharlatani me i perkryer i “KLanit”bashke me tere grupin e ketij TV..

  • Ky “Demua” ketu larte ia ka thene te gjitha ketij Arditit dhe une nuk do te shtoja tjeter, megjithse,nuk e kam si praktik ,qe te komentoi “komentusit”,por Arditi i meriton te gjitha keto”lavderime”,se mbetet sharlatani me i perkryer i “KLanit”bashke me tere grupin e ketij TV..pervers!

  • Nje cik pusht, nje cike i perkedhelur, nje cike bythelepires, dhe guxim te papare per te kenduar. Kushedi sa i lodhur duhet te jete nga “buzeqeshja” qe monton ne fytyre cdo dite.

  • O Belul Gjeraqinaaaa! I ke cpifur vete kerkesat,se nuk e ka mendjen mileti tek kenget e tua! Nuk po te shiten letrat e telrebingos me duket.

  • –” Vrejtjet”…. apo ”levdatat”, qe i behen sa siper Arditit, mbase jo te gjitha, por edhe skur te jene , ,….pak rendesi ka. Besoj ,… ska njeri qe si ka pare…. Kardashjankat, [..dhe.. jo vetem ato] , qe cfar nuk bejne per te rritur suksesen , per te rritur fitimin. Pare nga kjo ana , Ardititi eshte ne parametrat me normale te kohes qe jetohet.
    — S’jam specialist muzike, por dashamires , ne vecanti i FOLKUT dhe te asaj me taban kombetar .
    === Komentusi..”M” ,.. Ka bere percaktimin me te mire. Ajo kenge ka brenda nje gershetim [ne se sgaboj], te zerave dhe muzikes Juge dhe Veri. Cka kjo lloje fryme duhet te ishte nxitur e inkurajuar me kohe per te krijuar nje origjinaslitet te kenges dhe muzikes se lehte e te perpunuar Shqiptare mbeshtetur ne tabanin kombetar.
    — Te gjithe jemi deshmitare, sa po ndegjoojme nje kenge, muzike te nje shteti te huaj,[ qofte dhe fqinje] themi me nje here dhe emrin e shtetit qe i perket. Me duket se para kesaj kenge ka qene ajo e ”Xhirxhiles” ku Gjebren e shoqeronte H. Zela me 2 te tjer . Ne se Gjebreja nuk do kish rendur pas lekut te Telebingos, por do kish vazhduar ne ate drejtim , sot mbase do te kish arritur e hedhur bazat [shrtati] i nje stili te vecante e te dallushem te kenges e muzikes Shqiptare. , pse jo , mbase do te quhej babai i saj .

    • Ardit Gjebrea mbetet ikone e artit shqiptar. Kompozitor, kantautor, producent, prezantues. Sa urrejtje keni o njerez, ne vend qe te shqetesobeni qe po ju iken e gjithe rinia nga vendi hidhni balte per ata qe ende jane ne atdhe dbe perpiqrn te punojne e te japin akoma nga vetja e tyre. Ndaj nuk na do bota se ne nuk duam njeri tjetrin. Respekt Ardit Gjebrea per figuren tende dhe per artin tend. Qente le te lehin karvani shkon perpara. Vazhdo punen djale se xhelozia ka verbuar dhe ka marre edhe jete njerezish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *