Influencerat po fitojnë shuma marramendese nga rrjetet sociale

Ori

Rrjetet sociale janë bërë të pandashme tashmë për jetën tonë, ku pothuajse cdo moment ne jemi me telefon, laptop ose mjete te tjera teknologjike në dorë.

Por ato që po përfitojnë më shumë nga kjo gjë janë “social-media influencers”, personat me shumë ndjekës.

Ata po fitojnë shuma marramendese nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Sipas një raporti të fundit, çmimi mesatar i një fotoje të sponsorizuar në Instagram është rritur nga 134 dollarë në 2014 në 1642 dollarë në 2019.

Zoe Sugg (Zoella), Rita Ora dhe modelja Rosie Huntingon-Whiteley, janë mes social-media influencers me më shumë ndikim e fitime.

Markat duket se janë të predispozuara të paguajnë jo pak për të sponsorizuar postime, video, histori dhe blogje.

Nga mikro-influencers, njerëzit me më pak se 100 mijë ndjekës, e deri tek vipat, në mediat sociale, mund të bëhen shumë para.

Sipas të dhënave, kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur me 44 për qind nga 2018 në 2019.

Për një postim të sponsorizuar në blog, çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006, në 1442 dollarë në 2019.

Videot në Youtube kanë shënuar rritjen më të madhe nga 420 dollarë në 2014-ën në 7600 dollarë në 2019.

Një status në Facebook, i sponsorizuar kushton sot 395 dollarë ndërsa një postim në twitter 422 dollarë.

Kjo do të thotë që sa më shumë rritet popullariteti, aq më i lartë është edhe fitimi.

 

o.p. /dita

Share This Article
1 Comment
  • Prandaj nuk ka ngele me gjini femerore pa njerr by..then ne Instagram. Bonot e by..thes paskan shkuar ne stratosfere. Koha te investojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *