Aksident në “Rrugën e Kombit”, humb jetën një person

Leda Hysa

Një person është përplasur për vdekje nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Gziq, pranë rrugës së Kombit.

Kalimtari, banor i zonës ishte duke kaluar në rrugë në momentin që është përplasur nga një makinë. Goditja ka qenë fatale, pasi ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë njerëzish në mënyrë të frikshme në Shqipëri.

l.h/ dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *