Nga Erion Habilaj
“Nëse një fondacion grek ofrohet për menaxhimin e Gjirokastrës, do ta miratojë Ministria e Kulturës?” iu drejtua me një pyetje provokuese Auron Tare, ministres Elva Margariti gjatë një tryeze dje ku po diskutohej Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit.
U bë për të kuptuar nëse me të vërtetë modeli i menaxhimit të Parkut të Butrintit do të jetë një model i replikueshëm për të gjithë Parqet e Trashëgimisë Kulturore të vendit.
Pyetja nuk mori përgjigje, por ngriti të gjithë shqetësimin e specialistëve dhe profesionistëve të arkeologjisë se trashëgimia kulturore shqiptare duhet menaxhuar nga shqiptarët, jo nga të huajt për çështje të sigurisë dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.
Gjatë prezantimit, Ministrja Margariti vuri në dukje se mënyra e re e menaxhimit të një parku të rëndësishëm si Butrinti “do të jetë në formën e një qendre rrathësh koncentrikë, që do të shërbejë si motor që do të gjenerojë zhvillim ekonomik dhe nuk do të jetë më një zhvatës i vazhdueshëm i taksapaguesëve shqiptarë”.
Por Auron Tare, i cili në vitet 1994-2005 ka qenë përfaqësues i Fondacionit “Butrinti” duke drejtuar të gjitha çështjet që kishin të bënin me krijimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCO-s dhe bashkautor i Planit të Parë të Menaxhimit të Parkut, gjykon se “qendra të tilla të rëndësishme shkojnë përtej çështjeve ekonomike, punësimit, përtej çështjeve të turizmit, ato kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë dhe të identitetit kombëtar. Është shumë e rëndësishme që vetë shqiptarët të menaxhojnë identitetin e tyre kombëtar.”
Ministrja Margariti bëri me dije se në bazë të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, Parku i Butrintit “do të menaxhohet përmes një fondacioni të posaçshëm që do të ngrihet mandej”.
Aktualisht, sipas Margaritit, financuesi i Planit të Menaxhimit që është Fondi Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit ka propozuar një partner të mundshëm për krijimin e Fondacionit të Posaçëm.
Diskutimet për këtë pikë qenë të thekshme, ku ekspertët e specialistët të përfshirë në diskutim, u shprehën kundër. Ata argumentuan se propozimi nga financuesi është konflikt i pastër interesi dhe e dyta; modeli i menaxhimit nga një fondacion i vetëm i huaj nuk gjendet në asnjë vend të botës, pasi pasuria kulturore menaxhohet nga vendasit dhe jo të huajt.
Presidenti i shoqërisë që prodhoi Planin, Davide Prince sqaroi ekspertët se “ndërtimi i një plani të tillë nga të huajt bëhet për të kapur mundësitë e fondeve të financimit pasi në botë lëvrohen 80 mln paundë për trashëgiminë kultuore, nga të cilat menaxhuesit aktualë shqiptarë nuk kanë pasur aftësi që të përfitojnë”.
“Fondacioni ofron aftësi për të kapur mundësitë e munguara”, u shpreh Prince.
Për Neritan Cekën, dokumenti i Planit të Menaxhimit të Integruar të Butrintit është “një dokument i megallomanisë anglosaksone, i cili gjëja e parë që ka bërë, është fshirja e çdo gjëje që është shqiptare”.
“Butrinti është vlerë kombëtare, është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, është një kontribut i përbashkët i arkeologëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë dhe kjo ka qenë një praktikë e gjithëkahershme. Ka filluar si një gërmim arkeologjik italian ku ka qenë prezent gjithmonë një arkeolog shqiptar që ka qenë Hasan Ceka, është vazhduar me 1944-1990 (tërësisht shqiptare) e mandej në bashkëpunim me universitetet greke, angleze dhe italiane. Gjithë kjo është fshirë dhe në atë plan nuk ka asnjë kontributor shgqiptar”, tha Ceka.
Ai e cilësoi projektin si një “Vademecum”. Ky plan menaxhimi, për të është një aeroplan pa motorr, i cili nuk ngrihet dot sepse i mungon pjesa që përcakton statusin.
“Nuk e dimë se çfarë është. Është një fondacion, por nuk dimë statusin, nuk është as PPP, as koncesion i pakërkuar, nuk është as mashkull as femër, ne i themi në arkeologji hermafrodit, që është steril dhe nuk prodhon.
E dyta; ajo që duket është të marrësh thelën mbi bisht. Nëse donin të merrnin një model eksperimental të kishin marrë Lezhën. Ka një kontribut të madh arkeologjik, por nuk prodhon. Po të marrim Butrintin, i cili prodhon gati 1 mln euro në vit vetëm nga biletat, nuk është risi.
Të marrësh një motor që punon vetë e t’i ndërrosh vetëm markën. Kjo është absurde”, tha Ceka.
Ai e gjykon gabim të rëndë vendosjen e Ministres së Kulturës në krye të bordit dhe propozon që fondacioni i menaxhimit të jetë publik, jo privat.
Mandej u ngritën disa pyetje për marrëdhëniet e shtetit me menaxhuesin e parkut.
“Cili është raporti me shtetin, si do të kontrollohet, nuk ka “day-one”, pra praktikën kur fillohet puna, nuk ka rregullore, kush do ta drejtojë, kushtet në të cilat do të zgjidhen anëtarët e bordit? Është një material në proces, ka kushtuar 250 mijë dollarë, çdo studio shqiptare do ta kishte bërë shumë më mirë, do ishte e orientuar më nga shqiptarët”.
Kurse Tare mendon se ka ardhur koha për një koncept të ri menaxhimi të Butrintit, por sipas tij, propozimi i ardhur nuk është korrekt në dhënien e administrimit të një qendre si Butrinti një fondacioni të huaj privat.
“Do ta shikoja si modeli francez dhe ai i Malit të Zi që e kemi në rajon, apo si Anglia që ka disa fondacione publike që operojnë si Sh.A, që operojnë jashtë strukturës shtetërore, por i përgjigjen publikut”, tha Tare.
Për të, është në rregull që Ministria të krijojë një fondacion për menaxhimin e aseteve kulturore e shkëputur nga shteti, por të jetë publike dhe me përfaqësi nga shumë aktorë si psh. Banka Botërore, UNESCO, vetë Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, etj.
Pra, të menaxhohet dhe drejtohet nga shqiptarë me ekspertizë të huaj.
Programi i propozuar për Taren çalon. Nuk sjellë asnjë risi, ka gjuhë teknike akademike dhe nuk jep zgjidhje për përkthimin e kësaj gjuhe në terren.
Ai bëri me dije se edhe ICOMOS, organizatë ndërkombëtare për monumentet e kulturës ku ne bëjmë pjesë, nuk është dakord me parashtrimin e këtij koncepti të planit të menaxhimit.
Edhe arkeologë të tjerë të pranishëm në diskutimet për Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit nuk ishin dakord me mënyrën e menaxhimit dhe ngritën shumë pyetje. Sipas tyre, në program është përjashtuar pjesa e kërkimit shkencor.
Luan Bërzhita, kreu i Institutit të Arkeologjisë, u shpreh se shqetësimet ndaj Planit janë ato që kanë të bëjnë me arkeologjinë.
“Nuk ka asnjë shpjegim se cili do të jetë roli i kërkimit shkencor, prezenca e Institutit, ne aty kemi asete. Cilat do të jenë rregullat e lojës. Kjo kërkon rregullim ligjor”, u shpreh Bërzhita.
Gjatë diskutimeve ndërhyri edhe Zamir Dedei, kreu i Zonave të Mbrojtura, i cili la të kuptohet se plani nuk ishte konsultuar me Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit.
Arkeolog Skënder Muçaj u shpreh se “plani që lexova m’u duk sikur e trajtonte Butrintin si një ishull të izoluar”. “Popullsia përreth duhet të ishte kontributor dhe përfitues”, tha ai.
Sipas tij, nëse vërtet modeli do të ishte marrë nga menaxhimi i Pompeit siç u përmend nga Prince dhe ministrja e Kulturës, do të kishte përfshirë në menaxhim të gjitha zonat përreth; Finiqin, 40 Shenjtorët etj, për ta zgjeruar zonën e menaxhimit të aseteve për të kontribuuar dhe përfituar komuniteti sa më shumë.
Plani për Menaxhimin e Integruar të sitit të Butrintit e ka fillesën tre vite më parë, por vetëm në 2018-n u bë publik nga Ministria e Kulturës, pasi Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit ndërtoi qendrën funksionale në Butrint.
Projekti është financuar nga AADF me një vlerë prej 250 mijë dollarësh, ndërsa Plani u përgatit nga kompania britanike Prince+Pierce në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe partnerë të tjerë publik dhe privat.
Në referencë të ligjit të ri për trashëgiminë kulturore në vend, drafti final do t’i nënshtrohet dëgjesës publike para miratimit nga Këshilli i Ministrave.
Fondacioni Amerikano Shqiptar i Zhvillimit është një organizatë shumëvjeçare që zbaton projekte drejtpërdrejt dhe është e fokusuar në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të tregut të lirë dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri.
Fondacioni ka disa projekte në fushën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri duke bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës. Kapitali aktual i fondacionit është 300 mln dollarë./SI
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Pasuri kombetare e Albanistanit Buthrotos i ndertuar nga Greket?
Ju myslimanet i ndryshuat edhe emrin ne Butrint.
Marin Mema,Moikom Zeqo,Pellumb Xhufi thone qe Moloset apo Epirotet ishin “barbare” si ka mundesi ky goxha civilizim,Theatro,Vepra arti qe nuk mund ti ndertosh edhe sot?
Pse mashtroni veten o budallenj.
E di ti kuptimin e fjalss “barbar” o njohes i madh i lashtesise???
Ike ore ndyresire , mos fut hundet ne punet e Shqiperise , ti me plehra dhe me antishqiptari , “Pellazgaqis” ! Nga greke si ti , jo aqer nuk pranojme as me te voglin sugjerim , por nuk do te pranonim as edhe nje pershendetje formale me koke ! YYYYYYT , funderine !
Sigurisht Cifutet kane pasur plan qene 1930 ta merrnin Shqiperine dhe ta kthenin ne Izrael dhe nuk ja dolen dot atehereper shume rrethana por po mundohen ta bejne tani dukena shkaterruar dhe kulturen.Pse nuk thoni qe pronari i ketij Fondacioni eshte familja Rothschild? Keta jane ara qe fshihen pas keasaj shfaqje teatrale
me par se te flisni per dicka ,
duhet te informoheni ,
per mos te ber idiotin (Rroten e Karit ) inteligjent ktu .
Izraeli nuk ezistonte si Shtet me 1930 –
o sharlatane Sorrake
prandaj boll derdelliset medieve o bote muzllumutash sharlatanet e njerezimit .
Qeveria per cfare eshte Zgjedhur? Per ta Shitur Shqiperine? Per cfarw i paguajme taksat ne? Ku shkpjne leket qe ben Butrinti? Pse cdo gje ju jepette huajve gjoja ne mbarvajtje? Ky eshte kolonizim, pushtim,Shkaterrim. Keta po kopjojne Ahmet Zogun. Qeceria e Enver Hoxhes i bente te gjitha vete.
Butrinti “do të jetë në formën e një qendre rrathësh koncentrikë, që do të shërbejë si motor që do të gjenerojë zhvillim ekonomik dhe nuk do të jetë më një zhvatës i vazhdueshëm i taksapaguesëve shqiptarë”
Po keto rrathe koncentrike nuk te duken si Unaza, apo Unaza eshte jo rreth por qark i tere PPPshe qe perpijne miliarda te buxhetit te shqiptareve.
Vene kurvat te na flasin kurverishte, sipas fjalorit :
” dakortesuar” “kurveror” te Rilindjes, dhe he te vjedhin se ka budallenj plot qe nuk kuptojne nga rrathet koncentrike..
Po cfare i kushton Butrinti taksapaguesve,. pervecse fitimit qe sjell nga biletat?
Kur i rendoka kaq shume taksapaguesve, si ardhka nje kompani privati pa u renduar fare?
KEshtu ankohen gjithe PPPte sikur do keputen ne mes me investimet, por ajo qe lengon eshte ekonomia shqiptare qe del me humbje, ndersa PPPte dalin me dhjetra miliona euro fitim cdo fund viti
Rames po I vjen rrethi koncentrik ne qafe.Fundi I hajdutit eshte rrethi I Dantes
Shqiperia uropiane prostitute e greqise,
Se mos merziteni, nuk keni pare akoma kushtet greke.
Një pyetje për “shkencëtarin arkeolog”, zotin Tare: Ku ndryshon menaxhimi i një objekti të trashëgimisë sonë kulturore, nga një Fondacion Grek, nga ai i një Fondacioni Amerikan, Italian etj.etj. …???!!! Pika bythës, “shkencëtarëve” që kemi, prandaj jemi në këtë derenxhe, ne dhe objektet tona kulturore…!!! E di që për këtë, “do të përgjigjet” @mirel, “autokton” i “patriotizmit” të flaktë…(pa çka se idiot papagall…)
Pyetja e Tares te preokupon apo dhenia e Shqiperise fondacioneve te huaja, qe mund tja ndryshojne historikun si te duan?
Keto amerikano etj etj shkateruan krejtesisht Shqiperine, nen petkun e dashurise per ameriken krejt maffiozlleku u mblodh nen kete emer!!
Verberia jone eshte pa kufi!
Mjafton nje amerikano etj edhe hajt te ulim breket?!
Pffff po sa te degjeneruar kishte lane Enveri !
Nuk jane amerikane, eshte lobi grek i Amerikes
Shqiperia uropiane
Prostitute greke
Zoti Auron nuk i ben pyetje ministres qe pse fshatrat e bregdetit i kane pasur emrat Athina,Dhimiter Vasiliqi,Andon,Anastas,Perikli kur edhe gjuhen Greke ja kini hequr deri edhe sot?Dhe pse ministrja e ka emrin Elva ty Auron dhe artikullshkruesi Erion,Olta,Elvis,Edvin dhe nga keta qe jane shumice i kane mbiemrat turq?
Pse shkrimtare si Aleksander Stavro Drenova Asdreni,Millosh Gjergj Nikolla,Migjeni,Llazar Sotir Gusho kishin Psevdho-Onoma Pseudonim?
Sepse ketu eshte ulur kembekryq Papa dhe Sulltani.
Kush e njeh Aleksandrin,Milloshin,Llazarin etj?
Kjo vjen si tradite 500 vjecare,Lufte Kllasash.
Kush ishte Kaur apo jo myslimane,d.m.th si ballistet ne Diktature,nuk kishin te drejta dhe mashtrime qe gjoja iken ne Greqi dhe Peloponez kur edhe atje ishte Turqi apo Ali Pasha,jane per ignorantet te ashtuquajture “Shqipetare” dhe jo per Ne Epirotet qe Besen e dhene Orthodhokse (megjithese te gjitha fete kane nje surrat) fityre (face) shqip ne Lezhe e mbajme dhe fatkeqesisht luftohemi nga turkofiket apo katoliket e Papes.
A ka mosmirenjohje me te madhe te mohosh Identitetin,Gjakun,Emrat,Besen kur nga nje ane pretendojme qe jemi Komb i Lashte dhe nga ana tjeter Kostandino-polit qytetit ne Emer te Ilyrit Perandorit Kostandin e quajme Stamboll!Nje shesh ne Emer te Tij,te Perandoreve te tjere Romake Ilyre si Iustinianos,Adhrianos,Olimpia nenes se Megas Aleksandros etj?
Sepse jini te tille te lehte per tu perdhunuar amerikanet krijuan kete State te quajture Al-bania me Deputete,Governatore Turq si Ismail Beu,Frashellinjte,Hasanet etj.
A nuk e quanin Agia Sofia qendren ne Kostandinopolin e Kastriotit dhe jo Shen Sofia latinisht?
Po keshtu edhe per Agi Saranden qe as Shen Saranda nuk quhet si Shen Vasili (Shenvasia) e Hoxhes.
Pse propagandohet Santa Quaranta ne Epir?
Kush na shkaterroj me dhjetra Polis te Pirros se Epirit sot Qitet nga Cita,City?
A nuk ishin barbaret dhe Romaket qe e humben Epirin me Kostandinin e Madh per 1100 vjet se ju hoqi gjuhen Lanete dhe vendosi ate Greken?
A nuk sollen Terezen,”Mamane” e Kombit pa u cliruar akoma burgu qe quhej Al-bania ne 1990en?
Popull me servil,pa identitet Kombetare dhe Mosmirenjohes se te ashtuquajturit Shqipetare katolike dhe myslimane,nuk gjendet ne rruzullin tokesore.
Studimet e fundit te arkeologut gjerman Deubner qe eshte marra me mbishkrimet e Butrintit kane treguar jashte cdo dyshimi se Butrinti ishte nje qytet ilir-epirot me nje organizim shoqeror tipik ilir ku banoret per te karakterizuar veten perdornin jo emrin e qytetit (sic benin banoret e qyteteve greke), por emrin vetiak e plotwsonin me emrin e fisit te cilit i perkisnin.
Sipas tij ai ishte nje qytet i fisit iliroepirot te prasaibeve ne te cilin shtresa e koloneve greke (tregetare, zanatcinj, detare) perfaqesonte nje perqindje te paperfillshme te popullsise se qytetit.
Studimet e fundit te arkeologut gjerman Deubner qe eshte marra me mbishkrimet e Butrintit kane treguar jashte cdo dyshimi se Butrinti ishte nje qytet ilir-epirot me nje organizim shoqeror tipik ilir ku banoret per te karakterizuar veten perdornin jo emrin e qytetit (sic benin banoret e te gjithe qyteteve greke), por emrin vetiak e plotwsonin me emrin e fisit te cilit i perkisnin.
Sipas tij ai ishte nje qytet i fisit iliroepirot te prasaibeve ne te cilin shtresa e koloneve greke (tregetare, zanatcinj, detare) perfaqesonte nje perqindje te paperfillshme te popullsise se qytetit.
Le te thote cte doje shkenca arkeologjike. Ramuti ka mision greqizimin e Jugut, dhe per kete po shet Historine dhe Trashegimine Kombetare per ta manipuluar me lehte.
Si tha Ramuti, ‘minoriteti ka te drejten e vetvendosjes”.
Minoriteti i Ramutit ka te drejten ta shpalli Pavaresine nga Shqiperia kur te doje..
Po shqipot kane hallin e Krishtlindjeve tani, qe te ndjehen “qytetare te vertete”
Popull vemje.
I merr nje Dule para e mbrapa kur te doje
Nje pietje kam une per shoket e shoqet e cituar ne shkrim. Cfare kuptojnë ata me ” menaxhim te integruar”?
Bashkeqeverisje me pjesemarrjen e Greqise
Kaq mjafton dhe tepron,kur jep mendim dhe ´´arkeologu´´mafiozi Ceka,qe dikur ka bere kontrabandistin me vlerat tona historike antike,duke vazhduar dhe me taren,qe i ka dale emri me vone dhe pikerisht me Butrintin.
Po ketu dhe vjedhjet dhe korrupsionet e medha harrohen shpejt,pasi pasohen ne vazhdim me vjedhje dhe korrupsione te medha me emra te rinj.
Jane puse pa fund gjirizi ne kete vend.qe shperthejne pa fund.
Po mo po
Vetem shqiptaret jane gjirize qe vjedhin
Te huajt jane qelibar nuk vjedhin
sidomos greket e amerikes
a pika juve
tjetri te thote po te marrin nje pasui kombetare ti merresh me breket e Cekes
Butrinti eshte Butrinti si me Cek si pa Cek
Or tunxh
Po me ke flas dhe une
qirje vasili Neritan Ceka eshte nje personalitete europian i arkeologjise. ne se kupton sado pak nje arkeolog i ketij niveli nuk mund te vjedhe objekte arkeologjike. Po keshtu edhe tarja. ne se ke ndonje fakt konkret ben mire ta denoncosh ne te kunder eshte si pune e atyre qenve te kazanit qe lehin kot.
Po pse “budallenj” ishin angloamerikanet zoti me comentin mirel qe krijuan Albanine,nje shtet myslimane ne 1913en,kur “hiqen” si te Krishtere?
Hipokrizia amerikane me kombin tone Epirote ishte se nuk donte nje Komb me te Madh qe do kerkonte Stambollin Magna Grecian etj,prandaj na ndane nga Vellezerit tone Mijera vjecare Greket.
Tani bjerini daulles dhe ikni nga syte kembet me lloto.
Te pakten refugjatet ne Greqi krijojne pune per taksistet per benzinen, per turizmin,kurse ne Angli apo Amerike brezi qe lind atje as qe do ju vije nder mend Al-bania.
Mire e thua ty zoti mirel per nje Federate,por Turqia,Italia,Amerika kane investuar qe ky vend i vogel te mbijetoje dhe te katandiset si lypsare.
Kemi faktin domethenes te Theofan Stilian Mavromatis Nolin qe nuk e njohen Qeverine Demokratike te Tij,se gjithmone kane dashur servila,spiuna,te shitur si mbreti Ahmet turku.
Percarja me Greket ka qene fenomeni me tragjik i Epirit nga myslimanet dhe katoliket ne emer te Al-banistanit.
Problemi nuk qendron tek Elva, por tek ish-ministrja Mirela Kumbaro bashke me drejtuesit e Fondaconit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit. Se cfare do te bejne keta te fundit me Butrintiin shihet qarte tek ajo se cfare bene me Rinasin, te cilin paso e shfrytezuan per 15 vjet me rradhe, ia shiten nje kompanie fantazme kineze… Ka te drejte Tarja kur pyet nese ne te arrdhmen Butrintin do t’ia shesin nje fondacioni grek…