Këtë të shtunë Partia Socialiste e Shqipërisë do të zhvillojë zgjedhjet për delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë.
Procesi për zgjedhjen e tyre do të nisë në orën 08:00-16:00, ku 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.
Në të gjithë vendin do të jenë 362 qendra votimi dhe 362 komisione që do të menaxhojnë procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS. Risia e këtij procesi është edhe votimi elektronik që do të testohet për herë të parë me zgjedhësit e njësisë numër 8 në Tiranë.
Në këtë ditë të rëndësishëm për Partinë Socialiste, një vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjes së barazisë gjinore, ku 698 kandidate ose 47% e totalit, janë gra.
Sipas strukturave të PS, janë marrë të gjitha masat organizative për realizimin me sukses të një procesi demokratik, transparent dhe me standarde.
Për herë të parë në këtë proces, në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë.
o.j/dita
