Ish-kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmaku ka apeluar masën e dhënë ndaj tij, “arrest me burg”.
Kajmaku është i shpallur në kërkim nga Policia që nga dita e hënë, pasi Prokuroria e Përgjithshme lëshoi urdhër-arrestin ndaj tij, i cili u miratua edhe nga gjykata.
Së fundmi bëhet me dije se Prokuroria ka sekuestruar edhe celularin e Gentian Picarit, nënkryetarit të Bashkisë së Vorës.
Ai u emërua nga Agim Kajmaku në atë post, pasi ky i fundit u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vorës.
Vendimi për arrestimin e tij u mor nga prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, i cili ka vënë nën akuzë Kajmakun për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me mosdeklarimin në KQZ, të ndalimit që i është bërë në Greqi, si edhe të dy akuzave të tjera, “shpërdorim detyrës” dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Kajmaku u shkarkua si kryebashkiak i Vorës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.
j.l./ dita
