Njeriu banal dhe patriotizmi

redaktor

Nga Lekë Imeraj

Për njeriun banal dhe rrezikshmërinë e tij shoqërore, ka folur filozofja Hannah Arend (1906-1975), në librin e saj, „Eichmann në Jeruzalem“.

Ajo e mendoi Adolf Eichmannin (1906-1962), njeriu “banal” dhe veprimtarinë e tij “banaliteti i ligësisë”. Eichmann akozohej për krime kundër njerëzimit. Ishte zbatuesi i planit të Hitlerit për vrasjen e rreth gjashtë milionë hebrejve.

Në një intervistë televizive, Arendt thotë:

“I qëndroja fort mendimit se, Eichmanni, nuk ishte gjë tjetër veçse një palaço, një karagjoz, një lolo. Ai ishte komplet një njeri banal. Dhe unë po ju them: Kam lexuar 3600 faqet e akuzës ndaj tij, madje me shumë vëmendje dhe nuk mund t’ju them se, sa herë kam qeshur, duke i lexuar ato. Kam qeshur me zë të lartë. Këtë reaksion, njerëzit, ma marrin për keq! Nuk kam çfarë të bëj”.

Ideja e Arendt mbi “njeriun banal” dhe “banaliteti i ligësisë”, nuk u prit aspak mirë në Izrael. Ajo u akuzua për mungesë bashkëndjenje për krimet naziste ndaj popullit të vet dhe për zbutje të fajësisë së Adolf Eichmannit.

U shpall person i padeshirueshëm për Izraelin dhe vetëm pas 37 vjetësh (në vitin 2000) u reabilitua dhe u botua në gjuhën ebraishte libri i saj: “Eichmann në Jeruzalem”. Atëherë kur teoria e saj: “Njeriu banal” dhe “banaliteti i ligësisë”, u pranua botërisht.

Nëse Arendt, në vitin 1962, e hodhi në fushën e filozofisë teorinë “Njeriu banal dhe banaliteti i ligësisë”, nuk do të thotë se Eichmanni ishte përfaqësuesi i vetëm i kësaj teorie.

Ky tip, ka jetuar në shekuj dhe, vazhdon të jetojë. Në të gjitha kohërat dhe kulturat. Kombi ynë, ka, të paktën, 100 vjet që e përjeton këtë tip.

Në fundin e vitit 1990, me rënjen e shtetit të diktaturës, u mendua se kaluam në tipin e shtetit modernë, atë të demokracisë. U zhgenjyem shumë shpejt. Në vend të tij u ndërtua një tip shteti “lumpenkomunist” ku, pushtetin dhe shtetin i pushtuan llumi i komunistëve me njerëzit e rrugës. Administratën, pushtetet dhe shtetin i pushtoi njeriu banal.

Banaliteti i ligësisë u shtri si pllakë varri mbi kombin tonë.

Sot pas 30 vjetësh rrugë, në të ashtuquajturin trenzicion, duket se jemi, të paktën, 30 vjet, më larg demokracisë se në vitin 1990.

Teorikisht, tek ne, ka rënë me kohë Shteti i së Drejtës. Duhet të jemi i vetmi vend në botë, i ashtuquajtur demokratik, pa pushtet gjyqësor. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të lartë, pa drejtësi.

Pa dashur të futem në detjaet e dështimeve të demokracisë tek ne, do të ndalem në konceptin: Njeriu banal dhe patriotizmi.

Patriotizëm mendohet lidhja emocionale e individit, njerëzve, me kombin. Kjo lidhje quhet edhe ndjenjë kombëtare, krenari kombëtare. Nuk ka të bëjë fare me programe politike, me ideologji.

Shumë psikologë mendojnë se ndjenja e patriotizmit është e lindur. Nëse zhvillohet apo “dremitë”, është tjetër gjë. Koncepti patriotizëm, është shumë i lashtë. Aq i lashtë sa është e vështirë të thuhet se, ku e ka zanafillën.

Shumë kohë para Krishtit. Platoni (428-348), ka thënë: “Njeriu nuk është lindur vetëm për veten e vet por, për atdheun e vet”. Në Greqinë e lashtë, me patriot, mendohej një lidhje e përbashkët, një bashkësi njerëzish, të cilët rridhnin nga një baba, patria dhe që krijonin një familje, një fis.

Në gjuhët romane, u përdor fjala latinisht patriote. Në shek. e 16, në Francë, u përdor si në latinisht, patriote. Në Kohën e Re, kjo fjalë kishte kuptimin e prejardhjes së përbashkët, vendlindasve, fisit, etnisë. Kuptimin që ka dhe sot, bashkëkombas, patriot.

Në Europë, kuptimin e krenarisë kombëtare, e mori në vitet 1500. Në vitin 1560, hugenotten francezë, i mendonin vëllezërit e besimit “bon patriote”, patriotë të mirë.

Jo pa qëllim është spekulluar me patriotizmin duke e njësuar me nacionalizmin. Janë dy koncepte të ndryshme dhe aspak fjalë sinonime. Ish presidenti i Gjermanisë, Johannes Rau (1931-2006) ka thënë: “Patriot është ai që e don atdheun e vet. Nacionalist është ai që nuk respekton atdheun e të tjerve”.

Si e mendon njeriu banal tek ne patriotizmin? Krejtësisht gabim. Ai e mendon sajesë komuniste, ideologji dhe, vetëm komuniste.

Njeriu banal, i maskuar me maskën e e demokracisë, pasi rrënoi ekonominë, administratën, pushtetin dhe shtetin, iu turr historisë së kombit tonë. Sipas tij, historia na qënka një sajesë komuniste, një libër ideologjik i cili duhet të zhduket dhe në vend të tijë, të prodhohet nga ai, një tjetër, sipas fantazisë dhe vullnetit të tij.

E filloi me Skenderbeun dhe vazhdoi me rradhë, duke i epitetuar të gjithë patriotët dhe heronjtë e kombit si ideologjikë dhe mercenarë. Tani i është versulur pjesës së hsitorisë së LANÇ. Sipas tij, kjo luftë na paska qënë ideologjike dhe të rënët, janë të renë ideologjikë.

Madje, rreth 300 prej tyre, na qënkan kriminelë lufte. Si të tillë duhet të fshihen nga lista e të rënve dhe duhet të deklarohen kriminelë. Ballistët, aleatët e nazifashizmit , dhe terroristët e viteve të pasluftës, na qënkan demokratë.

Ky princip, në thelb, është i njejtë me atë të Paul Joseph Goebbel (1879-1945) i cili thoshte: “Tani, kush është hebrej, e përcaktojmë ne”. Edhe njeriu banal tek ne, si nxënes besnik i Goebbelit, duket se ka marrë përsipër të përcaktojë, në mënyrën e vet, patriotët dhe terroristët e luftës dhe pasluftës.

Nuk mund të mendohet se ky njeri banal, është aq injorant sa të mos mund të mendojë se, patriotizmi është ndjenjë dhe jo program politik, ideologji. Aty fshihet qëllimi dhe qëllimi është shumë i zi, fatal.

PKSH u themelua me 8 nëntor 1941. Patriotizmi shqiptar, është shumë më i lashtë, madje me shekuj. Askush nuk e din zanafillën e tij por, mjafton të përmendim disa momente që bëjnë pjesë në faqen e artë të historisë së kombit tonë: Besëlidhja e Lezhës (1444), Lidhja e Prizrenit (1878), Kongresi i Manastirit (1908).

Në këto vite të largëta, kur patriotët shqiptarë, u mblodhen dhe u besatuan për kombin dhe gjuhën, nuk kishte parti komuniste. Asnjë lloj ideologjie nuk i detyroi dhe nuk i bashkoi ata. Ajo që i bashkoi ishte vyrtyti më i lartë i njeriut, patriotizmi.

As që mund të numërohen patriotët shqiptarë, të të gjitha kohërave, të cilët, me pushkë dhe penë, luftuan për lirinë dhe pavrasinë e kombit tonë. Shumë nga ata u vranë, me pushkë dhe helm, nga armiqtë e kombit tonë por, patriotizmin shqiptar, nuk e vranë dot kurrë.

Sot, ti njeriu banal, po mundohesh të bëshë atë që nuk e arritën kurrë armiqt e kombit tonë: Të vrasësh patriotizmin shqiptar. Arsyeja është se, ky patriotizëm, ka goditur njerëzit e tu, ideologjinë tënde, nazifashizmin.

Prandaj ju jeni për mohimin e LANÇ. Prandaj doni të rivrisni dëshmorët dhe heronjt e kombit dhe, në vend të tyre, të vendosni tradhtarët, aleatët e nazifashizmit, njerëzit e ideologjisë tuaj.

Lufta antifashiste në vendin tonë, në individë dhe grupe, ka filluar para themelimit të PKSH. Ajo filloi me 7 prill 1939, me heroizmin e Mujo Ulqinakut pëlrballë fashistëve itelianë. Vazhdoi me Vasil Laçin i cili derdhi plumba mbi perandorin fashist. Me 5 qershor 1940, patrioti Myslim Peza, me familjen e tij, të afërm, fisin dhe të tjerë patriotë të ndershëm, themelio “Çetën e Pezës”. Me siguri që deri në atë kohë, në Pezën heroike, nuk kishte shkeluar asnjë këmbë komunisti.

Cila ideologji e detyroi Ulqinakun të jepte jetën në luftë me fashistët italianë? Po djaloshi Laçi, në emër të cilës parti apo ideologji guxoi të qëllonte me plumba mbi perandorin fashist? E njihte Myslim Peza ideologjinë komuniste!? Ku ishte ajo? Me siguri që jo. Partia Komuniste u krjijua një vit më vonë. Ajo nuk e krijoi Çetën e Pezës, e gjeti aty, të fortë, të organizuar dhe e vendosur deri në fund, për luftë kundër pushtuesit.

Veprimet e tyre nuk ishin aksione ideologjike. Mekanizmi shtytës, drejt luftës kundër pushtuesit, deri në vetëmohim, ishte vetëm një, ndjenja e patriotizmit. Lëvizja popullore, patriotike, shtohej gjithnjë e më shumë nga patriotët vullnetarë, djemtë dhe vajzat shqipatre. Ideali i tyre ishte çlirimi i atdheut nga pushtuesët nazifashistë.

Këto lëvizje, në individë, njësite, çeta dhe batalione, të copëzuara duheshin organizuar në një front të vetëm dhe të përbashkët, pa dallim feje dhe krahine, në luftë kundër pushtuesit. Këtë organizim e bëri Partia Komuniste.

Bashkimi i tyre me Partinë Komuniste, nuk ishte bashkim ideologjik por, patriotik. Në programin e Partisë Komuniste, të gjitha grupimet patriotike, gjetën mundësinë e realizimit të idealit të tyre, çlirimin e Atdheut nga pushtuesët nazifashistë.

Askush nga ata nuk mund ta dinte se, pas çlirimit të Atdheut, Partia Komuniste, do të ndërtonte shtetin e diktaturës. Vetëm një njeri banal, si Eichmanni, mendon dhe deklaron se, Fronti Nacional Çlirimtar ishte front ideologjik, i sajuar nga Partia Komuniste. Vetëm një njeri banal, si Eichmanni, mund t’i mendojë dhe deklarojë të rënët e luftës, të rënë Ideologjikë.

Njeriu ynë banal, i cili ka monopolizuar administratën, pushtetin dhe shtetin, guxon të rehabilitojë aleatët e nazifashizmit. Madje edhe terroristët e viteve të pasluftës. Fashizmi nuk thotë: Unë jam fashizmi i ri.

Historia e jonë nuk është perfekte. Sigurisht ka gjëra që duhen korrigjuar. Intelektualët e denuar dhe pushkatuar nga diktatura, jo për shkak të krimeve të kryera por, vetëm të menduar si rrezik për regjimin, duhet të nxirren nga lista e zezë dhe të vendosen përkrah të nderuarve të kombit. Kjo do të ishte në nderin dhe dinjitetin e kombit.

Kush do ta bëjë këtë? Ky është problemi madhor tek ne sot. Narcistët, me çrregullime të forta të personalitetit, nuk e bëjnë dot. As kokat e ideologjizuara, pavarsisht nga lloji i ideologjisë, nuk e bëjnë dot.

Që kombit tonë, t’i rikthehet identiteti, lavdia dhe dinjiteti, duhet të shporren Eichmannet nga politika dhe pushteti. Rrugë tjetër nuk ka.

 

*****

Lekë Imeraj, shkrimtar dhe përkthyes. Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
28 Comments
  • Kap C’te Kapesh, po kush do t’i kap in?

    Zoti Thano! Kryeministri yne mendje ndritur e poture-shpifur e pasuroi gjuhen shqipe me kete togfjalesh te ri.

    Pas 7 vite qeverisje,kryeministri na zbuloi se te gjitha te keqijave qe i kane ndodhur vendit e popullit tone, këtej e tutje do tu vij shpetimi.

    Me nje ” Deus eks makina” qe po na shpike,kryeministri yne kerkon te largojë vëmendjen nga krimi dhe korupsioni galopant qe ka perfshire jeten politike e shteterore te vendit.

    Shou në çdo cep te vendit me daulle e tamtame suksesesh qe vetem ai dhe taborri i tij i shikojnë kurse lukunia e koncesionistëve dhe PPP-istëve po grabitin dhe piken e fundit të pasurive kombetare.

    “Ujku, ujku”,cirret kryeministri kurse cakejtë e tij bejne kërdine.

    Kush do t’i kapë KCK-istët e kopese tende?

    Pse për budallenje i merr gjithë shqiptaret, more Surelbeu ynë?

  • Leke Imeraj….ju nuk jeni “banal ” ,ju jeni legen.
    Nuk pertoj fare tju them dhe nuk ka arsye te kem turp….ju jeni legen komunist !!
    Nuk mundet kurre asnjehere dhe kurdo nje komunist te jete objektiv !!
    Shiko cfare shkruan ,por pse e shkruan djallezisht ose si spurthjak !!
    Shkruan se me 8 Nentor 1941 u formua PKSH dhe vazhdon me disa data te spikatura dhe themelore ne historine e Shqiperise !!
    Dhe legenlliku juaj djallezor ose spurthjak vazhdon me lidhjen qe i ben 8 Nentorit me Lidhjen e Prizrenit dhe ne vazhdim .?!?!
    E akoma me banale eshte se e paraqet 8 Nentorin si vazhdim i patriotizmit te Lidhjes se Prizrenit ?!?!? A ke turp o banal – njeri ??
    Kush ishte patriot shqiptar ne 8 Nentor …..Dushani apo Miladini ??????
    Une e di kush ishte patriot ne Prizren ,ishte Abdyli nga Jugu por dhe Sulejman Vokshi nga Veriu !!
    Ndonese je komplet banal ,une dhe ti biem dakort per Lidhjen e Prizrenit dhe e perkujtojme ate !!
    Po me thuaj ,pse une duhet te festoj.e te jem krenar per 8 Nentorin ???
    D.m.th ne shqiptaret e tjere qe nuk jemi komuniste dhe nuk festojme 8 Nentorin ,nuk jemi patriote ???
    Po ku e mesove patriotizmin o i mjere ,nga kenga komuniste ….po ,bij te Stalinit neve jemi ,apo nga shpallja e BRSS si Atdheu i vertete i komunisteve ????
    Edhe dicka rreth Hanna Arendt ….sa vjec ishe kur e mesove Hanna Arendt se Enveri ti.priste topet e ti fuste ne goje po te lexoje Arendt dhe cka shkruar kjo zonje hebreje per diktaturen !!
    Kur nje komunist do te bej interesantin me analiza pluraliste ,katandiset nje majmun banal .Komunisti eshte skllav i ideologjise se tij dhe botekuptimi i tij eshte i kufizuar nga dogmat ideologjike .Keshtu qe mos u lodh kot se per ty o Leke mendon ,vepron dhe udhezon Partia !
    Hanna Arend paska qeshe kur ka lexuar per pretencen kunder Eichman ??
    Po na thuaj o Leke ….cfare do bente zonja Arendt kur te lexonte shkrimet filozofike te Pali Miskes ,Lenka Çukos apo Hekuran Isait ??
    Se di a do perdorte togfjaleshin “banalitet i se keqes ” ne kete rast ??
    Se komunizmi shqiptar ishte aq ordiner sa cdo term percaktues psikologjik per te keqen njerezore e nxorri jashte fjalorit .
    E mos mendo se urrej komunistet….ju jeni gallate banale ordinere por gjakatare ketu e 70 e ca vjet .
    Respekt e mirenjohje per cdo deshmor qe derdhi gjakun per Atdheun ,paçka se ky Atdhe u katandadis koooperative e tipit te larte te persekutimut te races shqiptare !!

  • Dallkauku i Enverit, Lekë Imeraj:

    PATRIOTIZMIN KOMUNST TREGOJA KKALAMAJVE PARA GJUMIT TE NATES PER T’I TREMBUR ME GOGOLE PARTIZANE DHE GJERMANE

    por:

    Mos na hidh llogje budalli ne kete forum te nerum te gazetes DITA me patriotizmin jugosllav te Partise Komuniste te krijuar enkas nga Mugosha dhe Milladini per ta bere Shqypnine Republike te 7 -te te Jugosllavise Komuniste.

    C’PUNE KA ME PATRIOTIZMIN HISTORIA E KRIMINELIT EICHMANN ME KETO KRAHASIME PREJ IDIOTI FANATIK?

    sepse:

    Kur me 7 prill 1939 ushtaret e Duces pushtuan Shqypnine, Kumandari i LANC-it kriminal jugosllav, Enver Hoxha ishte me pushime ne llixha ne Itali me kunatin e tij pasanik Bahri Omari qe me pas u be Kryefashist dhe Minister i Jashtem i qeverise Mitrovica qe mbante lidhje direkte me Ribbentropin e Hitlerit.

    PO NEXHMIJE FASHISTEN KU E FUT TI NE DACIBAON TENDE PATRIOTIKE?

    sepse:

    Myslym Peza ishte nje killer vrastar qe ishte arratisur ne Jugosllavi para pushtimit dhe u kthye ne Shqypni per te organizuar Luften e cubave me urdher nga Vukmanovic Tempo qe ishte dora e djathte e Titos per Ballkanin,

    CFARE PATRIOTI ISHTE INJORANTI PA SHKOLLE KILER DHE VRASTAR, MYSLYM PEZA?

    Qe edhe Enveri donte ta hiqte qafe si Lym Keten dhe shume te tjere pas luftes sepse i shikonte si rrezik per familjen e tij?

    Per cfare Patriotizmi flet ti more Dudum fanatik kur LANC-i kriminal vrau dhe masakroi kosovaret ne Tuivar me nje pabesi antishqyptare te papare ne histori?

    HE MO DUDUMI LEKE IMERAJ SI E SPJEGON TI PABESINE E ENVERIT DHE TE LANC-IT TE TIJ QE VRANE DHE MASAKRUAN VELLEZERIT TANE KOSVARE NE TIVAR?

    dhe jo vetem kaq:

    Por me pas po keta “patriote” te LANC-it vrane dhe masakruan edhe Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit nje krim nderkombetar kunder njerezimit qe Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in e enverit si nje “Organizate Terroriste” dhe urdheroi konfiskimin e floririt te Ahmet Zogut qe u gjet ne malet e Bavarise

    atehere:

    ME KE TALLESH TI O PATRIOT KARAGJOZ?

    • Akoma gjall je or ti mut qe na e cpife cdo artikull te gazetes nerume.
      Shko or hale ,ngrys ditet e pensionit dhe paret qyl qe ke perkthyer veprat e enverit qe ka ber gabim qe nuk te futi plumbin,por te la per te na car trapin

      • Ke ngaterruar adrese debil dhe dallkauk, ke hyre ne Bordellon e gabuar, ki kujdes se mos kurvat te presin penisin fanatik te Partise se Punes pas seksit se do te mbetesh pa trashegimtar qe te vazhdoje kauzen e Enverit ne Shqypni

        • kurse ti hale ke ngatrru gazeten Dita me psikiatrine ku duhet te futesh o psikopat plak intelektuhalesh, ty te duhen ilacet dhe cmendina jo plumbi

  • LEKE YMERI NJE KRIMINEL I KOMUNIZMIT SI NUK LA BRIJ PA THY NE KAMPIN E QFAROSJES NE QAF-BARI NJE PALAQO I PA KARAKTER JENIQER I KOMUNIZMIT SHQIPERIA U PUSHTU NGA KOMUNIZMI KETO KRIMINELA QE E QUJTEN VEDIN PARTIZAN SHKATRRUN KOMBIN SHQIPTAR DHE SOT VENE KUNORA TE VARRET E KRIMINELAVE

  • Z. Ymeraj ose e ka keqkuptuar, ose nuk e njeh fare “teorinë e banalitetit të së keqes” nga H. Arendt. Hana Arendt nuk flet për njerëz banalë, por për banalitetin e së keqes. Në kohën para gjykimit të Ajhmanit, të gjithë izraelitët, duke llogaritur dhe znj. Arendt, prisnin që do t’u dilte para sysh një përbindësh. Në vend të kësaj, u doli përpara thjesht një burokrat që ka plotësuar me korrektesë urdhërat që i janë dhënë. Kësisoj, ai është kthyer thjesht në një hallkë të pavetëdijshme të makinerisë burokratike hitleriane. Ky fakt e ka bërë të qeshë znj. Arendt, duke i dhënë botës një teori të re të banalitetit të së keqes, të trajtuar nga shumë filozofë të sotëm, si Zhizhek, Eagleton e të tjerë, e cila ka për bazë idenë se për t’u bërë e keqja, nuk ka nevojë për përbindësha, por thjesht për njerëz të dëgjueshëm.

  • C’ka bo vaki? Kete radhe intelektuali properendimor i diplomuar ne universitetin dhe me bursen e Enverit ka harruar te permende Bahri Omarin, kunatin e Enverit. Ja kujt i thone te hash doren e atij qe te ushqeu os me shqip “Ja tipi i qenit qe ha te zone”!

    • Ore ti spiun i Sigurimit me ke ben gallate ti o kriminel karagjoz?

      PO TI ARTIKULIMIN E KRIMINELIT TE VEPRAT E ENVERIT E KE MESUAR

      Ne vend qe te paraqitesh nje ide personale per temen e debatit:

      A MUND TE JUSTIFIKOHEN KRIMET E ENVERIT ME KRIMET E EICHMANN-IT TE HITLERIT?

      Duke hedhur me tinzeri dashakeqe nje liber te dyshimte nga nje shkrimtare mjaft e kritikuar nga Bota Demokratike per idete e saj amorale persa i perket kriminelit te Hitlerit Adolf Eichmann qe ishte fajtori kryesor per vrasjen e 6 milione hebrenjve ne Kampet e Perqendrimit dhe ne Dhonmat e Gazit, ja cilat jane argumentat e tezes se saj ekstravagante dhe amorale per Boten Demokratike:

      “…Hannah Arendt tregon se Eichmann ishte rrëmbyer nga agjentët izraelitë në Argjentinë dhe ishte transportuar në Izrael, një veprim i paligjshëm dhe se ai u gjykua në Izrael edhe pse ai nuk u akuzua për kryerje të ndonjë krimi atje. “Nëse ai nuk do të ishte shpallur fajtor para se të paraqitej në Jeruzalem, fajtor përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, izraelitët kurrë nuk do të kishin guxuar, ose donin të rrëmbenin atë në shkelje zyrtare të ligjit argjentinas”. Ajo e përshkruan gjyqin e tij si një provë shfaqjeje të rregulluar dhe të menaxhuar nga Kryeministri Ben-Gurion , dhe thotë se Ben-Gurion dëshironte, për disa arsye politike, të theksonte jo kryesisht atë që kishte bërë Eichmann, por ato që kishin pësuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ajo tregon se kriminelët e luftës të provuar në Nuremberg ishin “të paditur për krime kundër anëtarëve të kombeve të ndryshme”, pa ndonjë referencë të veçantë për genocidin nazist kundër hebrenjve. Ajo vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të gjykuar Eichmann. Izraeli ishte një nënshkrues i Konventës për Gjenocidin e KB 1950 , i cili refuzoi juridiksionin universal dhe kërkoi që të pandehurit të gjykoheshin “në territorin e të cilit ishte kryer akti” ose nga një gjykatë ndërkombëtare. Gjykata në Jeruzalem nuk e ndoqi asnjë opsion.
      Të bëmat (nuk i quan krime 6 milione hebrenj te vrare) e Eichmann-it nuk ishin krime sipas ligjit gjerman, pasi në atë kohë, në sytë e Rajhut të Tretë, ai ishte një qytetar që zbaton ligjin. Ai u gjykua për ‘krime në retrospektivë’. Për më tepër, ajo sugjeroi që Eichmann nuk ishte kriminel, por “ekzekutuesi i pafajshëm i një fati të paracaktuar…”

      Me kete liber famkeq Arendt ndezi polemikë me Eichmann në Jeruzalem, por edhe ne SHBA pas botimit të tij dhe në vitet në vijim. Arendt është akuzuar prej kohësh për teorine e “fajësimit te viktimës” në libër qe e gjejme sot tek te gjitha komentet dhe deklaratat e fanatikeve te Enverit. Në vitet më të fundit, Arendt ka marrë kritika të shumta nga historianët e “University of Cambridge” Bettina Stangneth dhe Deborah Lipstadt. Stangneth argumenton në punën e saj, Eichmann, se Eichmann ishte, në të vërtetë, një antisemit i fshehtë dhe se ai ishte krenar për pozicionin e tij si një nazist i plotfuqishëm per te urdheruar vrasjet e mbi 6 milione hebrenjve që kjo i lejoi të kryente, ajo argumentoi me fakte dhe dokumenta reale se provat ishin aty në gjyq për të provuar se Eichmann ishte një vrasës makaber antisemitik dhe se Arendt thjesht e injoroi këtë me nje dashakeqesi te padenje. Nga ana tjeter profesoresha Deborah Lipstadt pretendon se në librin e saj, Arendt ishte shpërqendruar nga pikëpamjet e veta të totalitarizmit te perjetuar ne rini për të gjykuar me objektivitet Eichmann-in. Ajo i referohet punës së vetë Arendt nen presionin e totalitarizmit te perjetuar nga autorja qe e ka shtjelluar me hollesi ne referatin “Origjina e Totalitarizmit”, si një bazë qe i ka sherbyer Arendt-it të vërtetojë punën e saj duke përdorur Eichmann-in si një shembull. Profesorja Lipstadt më tej pretendon se Arendt “donte që Gjyqi ndaj Eichmann-it të shpjegonte se si këto shoqëri arritën t’i detyronin të tjerët të bënin ofertat e tyre mizore” dhe kështu e përshtati analizën e saj në një mënyrë që do të pajtohej me këto krime monstruoze kunder njerezimit. Arendt gjithashtu mori kritika në formën e përgjigjeve ndaj artikullit të saj, botuar gjithashtu në New Yorker. Një rast i kësaj erdhi vetëm disa javë pas botimit të artikujve të saj në formën e një artikulli me titull “Njeriu me një ndërgjegje të pavotuar” qe gjeti mbeshtetje me shume ne SHBA. Kjo vepër u shkrua nga dëshmitari për mbrojtjen, Michael A. Musmanno. Ai argumentoi që Arendt kishte rene pre e nocioneve të saj ekstravagante dhe egoizmit per t’u shfaqur si shkrimtare e njohur nga Bota Intelektuale që e bënë punën e saj totalisht amorale dhe ahistorike. Ai gjithashtu e kritikoi Hannah Arend direkt dhe drejtpërdrejt për injorimin e fakteve të ofruara në Gjyqin Nderkombetar ne Jerusalem në deklarimin se “pabarazia midis asaj që shpreh Miss Arendt nga njera ane dhe cilat janë faktet e konstatuara dhe te pakontestueshme, kjo dashakeqesi ndodh me një frekuencë kaq shqetësuese në librin e saj, sa që vështirë se mund të pranohet si një autoritet apo vepër historike. ” Ai më tej dënoi Arendt dhe punën e saj për paragjykimet e saj kundër Hauser dhe Ben-Gurion të përshkruara në librin e saj famekeq “Eichmann-i në Jeruzalem: Një Raport mbi Banalitetin e së Keqes.” Musmanno argumentoi që Arendt zbuloi “aq shpesh paragjykimet e saj” saqë libri nuk mund të qëndronte shkencerisht si një punë e saktë akademike, por isht vetem nje sajim komercial.”

      He mo BOLE fanatike ke ndonje gje intelektuale per t’i shtuar temes se debatit apo do te vazhdosh te hedhesh llogje dhe jashteqitje enveriste ne kete forum te nerum te gazetes DITA.

  • Njerezit banal tek ne fillojne me Saliun dhe pas tij tere Azemeria dhe perfundojne me LulMetet e kompani ; ndoshta edhe ndonji perpara tyre !A do te perfundojne edhe keta si Ajmani nga Izraelitet,nuk e di , por jam i sigurte se po te jete kjo”Tushja”Ai Muci dhe ajo Xhafkollari ne gjykaten Kushtetuse, ata do te jene te lire!

  • Ne 3 milionët, nuk paskemi “këllqe” t’i largojmë këta sundues monstra; ndoshta i shporr brezi tjetër

    Diktatura në Shqipëri, nuk u rrëzua nga shërbëtorët e saj, por ra si “gurë dominoje”, pjesë e e rreshtit të vendeve të Lindjes Komuniste; prej 45 vitesh, peng të idelogjisë dhe praktikave sunduese ruso-sllave.

    Por me ndryshimin, se në Shqipëri, partia e pushtetit të diktaturës, u ri-organizua e nda në 2 parti kryesore PD-PS dhe në disa parti “grupe komuniste”, filiale të tyre; maskuar pas pluralizmit politik, në gjoja palë armike.

    Shtabi i PPSH, përzgjodhi e caktoi në krye të partive “bija” trashëgimtare; shërbestarët e saj të devotshëm e besnikë, madje perversë; të cilët, prej 30 vitesh vazhdojnë të jenë në krye të politikës, duke ndërruar pushtetin me mirëkuptim.

    Gjyshërit dhe prindërit tanë, u manipuluan e më pas u shtypën; dhe nuk guxuan të ngriheshin si popull, për ta rrëzuar regjimin 45-vjeçar.

    Brezi ynë, nuk po ngrihet të shporr sundimtarët e këtyre 30-viteve, megjithëse e ka të plotë lirinë dhe motivimin social-ekonomik, për t’u ngritur.

    Nuk po reagojmë e nuk po ngrihemi, por vetëm nënshtrohemi e heshtim, megjithëse e dimë prej afro 25 vcitesh, se kjo kupolë politike-shtetërore blu e kuqe dhe rozë; nuk është produkt real i demokracisë Perëndimore si në SHBA, BE; por është 100%, vazhdimësi pasardhësish ideologjik e biologjik, të diktaturës 45-vjeçare.

    Ne nuk po reagojmë, për të dalë nga fatkeqësia kombëtare e përçarjes dhe ndarjes në bastione partike e gjeografike; deri me hasmëri mes familjesh, fisesh e zonash, që na kanë bërë qëllimisht, kapobandat e bashkë-regjimit PD, PS, LSI.

    Ne, 3 milionë shqiptarë, i jemi vetë-dorëzuar sundimit të tyre kriminal e po ikim të lodhur e kokëulur nga Shqipëria; në vend të bashkohemi, kundër të keqes që na kanë pllakosur 3 horrat Berisha, Meta, Rama dhe bandat e tyre kriminale me e pa pushtet.

    Ne nuk po ngrihemi dhe siç kuptohet; do ikim nga kjo botë, nën sundimin e kësaj klike barbarësh; por ndoshta, për të mirën e të ardhmes së vet, këta monstra do t’i shporr brezi që po vjen…

  • I nderuar zoti kryeredaktor

    Një informacion konfidencial, i ardhur nga Kadastra-Tiranë; denoncon me shkresa zyrtare, skandalin e bërë me 1 pasuri publike nga Rama-Braçe, dhuruar Agron Papulit; ndërtues vilash dhe shitës e qiradhenës, makinash për qeverinë, me vlerë 50-150% më të larta, se tregu i lirë.

    Me VKM nr. 438, datë 26.06.2019, oligarkut mik familjar të kryeministrit Rama; i është dhënë toka pronë shtetërore, me sipërfaqe 9956 m2, me status “truall” në Petrelë-Tiranë, për zgjerim qendre rezideciale vilash banimi.

    Referuar vendimit të qeverisë, kjo sipërfaqe është dhënë me shkëmbim fizik “tokë-tokë”, sipas marrëveshjes (pazarit) mes kryebashkiakut Erjon Veliaj e oligarkut Agron Papuli; ky i fundit, palë e interesuar.

    Me këtë pazar prone shteti, të pa miratuar në Këshillin Bashkiak; por vetëm me një VKM anti-kushtetuese, të firmosur nga Zv/kryeministri Braçe; oligarku Agron Papuli, del më “zemërgjerë” në favor të shtetit, mbasi ka marrë 9956 m2 tokë e ka dorëzuar si shkëmbim 12 000 m2.

    Por si është e vërteta e këtij pazari, të bërë mes Veliajt e Papulit, me urdhër të shefit të tyre partiak e financiar, Edi Rama?

    Oligarku Agron Papuli, rezulton se ka marrë në pronësi private, 9956 m2 tokë- truall, që i ka dhënë shteti dhe ka ndërtuar vila, në qendrën rezidenciale në Petrelë, ku Luli i opozitës, ka blerë a siç thotë, i kanë dhënë me qira për bamirësi, 2 vila luksi para 1 muaji?

    Ndërsa 5 muaj, pas vendimit të qeverisë; sipas dosjeve pronësore të Bashkisë-Tiranë dhe Kadastrës “Lame”, provohet se oligarku Papuli, nuk ka dorëzuar as 1 m2 tokë në shtet, kundrejt detyrimit 12 000 m2 sipërfaqe, që duhej të kalonte në pronësi të Bashkisë-Tiranë.

    Vendimi “Braçe”, thotë se toka që do dorëzojë oligarku Papuli, është në hartën e ALUIZNI “Tirana 3”, Zona Kadastrale nr. 3963, por në kundërshtim me ligjin, nuk saktëson fshatin, qytetin, lagjen ku ndodhet kjo sipërfaqe; siç ka përcaktuar “Petrelën”, për sipërfaqen, që i është dhënë oligarkut.

    Pas komunikimit konfidencial, me nëpunës brenda Kadastrës-Tiranë, mësuam se është bërë kalimi i tokës, nga Bashkia tek Papuli, ndërsa toka e Papulit, nuk ka kaluar akoma në pronësi të bashkisë.

    – Përse kjo pronë, nuk është pasqyruar më të dhëna ligjore në VKM?

    – Përse Agron Papuli, nuk po e kalon në regjistrin e Bashkisë-Tiranë, pasurinë që e ka detyrim ligjor? – Përse ndërtuesi përfitues Agron Papuli, nuk po sekuestrohet nga qeveria “Rama” dhe Bashkia-Tiranë?

    Denoncimi i ardhur në redaksinë “Pamfleti”, krijon dyshimet e plota, se VKM-ja “Braçe”, është copë letër për të maskuar dhuratën 12 000 m2 truall, që Edi Rama i kanë dhënë Papulit.

    Kjo edhe për faktin, se sipas punonjësve të Kadastrës-Tiranë; thuhet se oligarku Agron Papuli, nuk ka asnjë cm2 tokë e truall, në atë zonë kadastrale skajore rurale, që është shënuar në vendimin qeverisë.

  • “Dita”! Dihet se roli i individit ne histori, sidomos atji udheheqes dhe vendimarres, eshte i rendesishem, bile, vendimtar ne momente te caktuara. Koha ka treguar, vec anes pozitive, jo pak raste negative, si mendime e veprime te gabuara, krime dhe korupsion. Zgjedhjet e reja Parlamentare nuk jane larg. Duhet menduar mire perzgjedhja e drejtuesve, shdomos atij kryesor te vendit. Ato aktual e pretendent te provuar s’ka perse te provohen metej. Ortuna.

  • NUK KA NDRYSHIM PA U ZHBERE PAKTI GERDECAR RAMA=BERISHA I 2008

    Vendet qe kane sistemin zgjedhor qe ka aktualisht Shqiperia:

    Rusia
    Turqia
    Serbia
    Algjeria
    Angola
    Armenia
    Burkina Faso
    Burundi
    Republika Domenikane
    Guinea
    Guatemala
    Gana
    Kamboxhia
    Kazakistani
    Kirgistani
    Moldavia
    Maroku
    Mozambiku
    Nikaragua
    Niger
    Ruanda
    Togo

    Vendet qe kane sistemin zgjedhor qe propozojme (Proporcional me lista te hapura)

    Austria
    Belgjika
    Zvicra
    Suedia
    Holanda
    Norvegjia
    Kosova
    Kroacia
    Danimarka
    Estonia
    Finlanda
    Gjermania
    Italia
    Sllovenia
    Lituania
    Letonia
    Luxemburgu

    • Endri, shihe edhe nje here Gjermanine se eshte sistem si ai qe kishim deri ne 2005 dhe qe e hoqem sepse ne shpikem Dushkun qe e bastardoi. Madje e kane me lista te mbyllura pjesn proporcionale . E zgjodhen ne 1949 kur po i largoheshin diktatures dhe ja ku jane sot. Mos harro te vesh tek lista e pare Spanjen se nuk quhet kot sistem spanjoll ky i yni. Ata e zgjodhen pasi dolen nga diktatura dhe ja ku jane sot. Me te njejtin sistem ata u bene demokraci, ne jo. Pra mos eshte tjeterkund rrenja e te keqes? Dhe sa nga ato vende qe liston te lista e dyte kane sistem proporcional kombetar me liste te hapur? Pra eshte me e komplikuar se lista me vende aziatike dhe afrikane, jam i sigurt qe ti e di. Se per ate pune edhe vetingun tone vetem ne azi dhe afrike e kishin bere sipas eksperteve te huaj, ndaj dhe ketu thuhet eshte eksperiment.

      • Gjermania ka vertet sistemin mix per Bundestagun, por disa shtete te federates, si Bavaria, Hamburgu dhe Bremeni kane lista te hapura. Nderkohe ne zgjedhjet lokale nje numer shume i madh i qyteteve aplikojne listat e hapura. Gjithesesi e sigurte eshte qe nuk kane sistemin qe kemi aktualisht 🙂
        Persa i perket Spanjes, vertet e ka kete sistem, por nuk e futa ne liste ngaqe ata kane nje arkitekture tjeter qeverisese. Psh ata kane senat dhe senatoret zgjidhen me lista te hapura.

        • Endri ka të drejtë pavarësisht teknikaliteteve ku futet me qëllim OB.
          Pa u zhbërë pakti gërdecar Rama-Berisha i 2008 nuk ka ndryshim real në Shqipëri. Hapeni tregun politik, demokratizoni partitë së brendshmi dhe shikoni OB sa ju vlen realisht lëkura juve, socialistave, rilindasve etj nga Saliu yt te Edvini i qorrave

  • Ja! shembelltyra e njeriut banal ;flet per paqe dhe bese njeriu qe deklaroi ne prag te zgjedhjeve dikur :”rrembeni armet”,; ndersa sot flet per “bese”kur ka prere ne “bese”te gjith ata qe e besuan ne ate detyre e sikur te mos mjaftoje kjo , por edhe dokumentin me te rendesishem te shtetit ,Kushtetuten e ka neperkembur dhe cvletesuar deri ne ate shkalle sa edhe ajo eshte bere e :”pabesushme”

  • Ja! shembelltyra e njeriut banal ;flet per paqe dhe bese, njeriu qe deklaroi ne prag te zgjedhjeve dikur ; :”rrembeni armet”,; ndersa sot flet per “bese”kur ka prere ne “bese”te gjithe ata qe e besuan ne ate detyre e sikur te mos mjaftoje kjo , por edhe dokumentin me te rendesishem te shtetit ,Kushtetuten e ka neperkembur dhe cvletesuar deri ne ate shkalle sa edhe ajo eshte bere e :”pabesushme”! Ky eshte njeriu banal ,ose Ilir Meta, fatkeqesisht edhe President i vendit!

  • “Njeriu banal”emertimi me i plote ,qe do ti shkonte pershtat Ilir Metes ,fatkeqesisht edhe president i vendit!Kjo shkrimtarja Izraelite ,sikur ta kete thene per Meten ,jo per Ajmanin kete shprehjen e fameshme para 37 vjetesh!Me ato qe tha mbreme dt.18nendor ne emisionin”debat ne Nwes-24 Ilir Meta i bindi te tere se eshte i mete menderisht ose eshte shndruar ne nji njeri “banal”,qe duhet larguar sa me pare nga ai vend ku eshte padrejtesisht ,sa pa bere edhe ndonji te keqe edhe me te madhe ,sic edhe ka deklaruar:”i bej thirrje popullit te rrembeje armet”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *