Presidenti, Ilir Meta, pritet të depozitojë sot në prokurori kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Kreu i Shtetit i pyetur nga gazetarët për këtë çështje para konferecës ndërkombëtare me titull “Feja si instrument për paqen”, pati këtë koment: “Sot kemi sjellë udhëheqësit e botës për të sjellë paqen në vend”.
Presidenti Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Meta tha se prej afro dy vjetësh u ka bërë përpjekje dhe thirrje gjithë institucioneve për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrë që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në përputhje me Kushtetuës dhe ligjit.
Por kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sipas tij, ka bërë disa shkelje të rënda, që cënuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, uljen e besimit të publikut te kjo gjykatë dhe zbatimin të reformës në sistemin e drejtësisë.
Sipas Presidentit Meta, kryetari i KED-së, Dvorani, gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar qëllimisht presidentit në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vakanca.
Me këtë veprim, sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit, duke e shtyrë të shprehej edhe për vakancën e dytë përpara se të shprehej Kuvendi për zgjedhjet e veta.
o.j/dita

Zgjidhi vete simbas interesave tua , gjyk e kushtetutes o Mete per te shpetuar e mbrojtur vehten dhe familjen tende ,parate vilat e hotelet ne ajken e bregdetit nga veriu ne jug ,tamam si me vidion me ze e figure te te ndjerit Dritan Prifti .Te shpetosh nga vandalizmi ,nga vjedhjet brutale qe ke bere .Per ju te gjithe , u derdh vai nlakna dhe u be deti kos . I hipet kalit per se mbrapshti dhe kujtuat ne kor bretkocash komplet te gjithe , te beni gjithmone rotacion ne kurriz e te talleni me popullin e mjere dhe te ishit per jete te jeteve pashallaret e ketij vatani ??!!. Por e ke te kote , je ne gamat e fundit .E ka mare ne dore reformen ne drejtesi Amerika dhe BE .Nuk ta ka fain Dvorani, po ashtu edhe Edver Rama , qe te uli ne ate karrige te Presidentit ,pa deshiren e popullit kokpalare shqiptar .
Prandaj ???