Pasuria nxjerr jashtë Drejtësisë gjyqtarin e Apelit Durrës, Arjan Balliun

Leda Hysa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu.  Ky i fundit ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK  për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Edhe pse Arjan  Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingu’, sot Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra.

Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000.  Më pas, zoti Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.

Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nje Vetting normal i bazuar realisht ne pasurite e gjygjtareve ben qe te mos kemi realisht asnje gjygjtar ne detyre.

    • Tahir, nje veting i tille në politike do te na linte pa asnje cope politikan, largqofte, prandaj asnje shqiptar e asnje nderkkmbetar nuk do te donte qe te gjiithe te jene te barabarte para ligjit e te vetingohen te gjithe, ministra , ish ministra, anetare parlamenti, Kryetare bashkishe, doganiere, tatimore,
      Po te mbetemi pa politikane te korruptuar do mbetemi edhe pa halle, largqofte

  • Gjyqtar me “Akademine e Plepave ” ! Ky eshte prtodukt i qeverisjes rrumpalle te Berishes , jo vetem ne drejtesi , por ne te gjitha fushat , qe po e vuajme dhe do ta vuajme ne te ardhmen ….. , kush e di sa vjet te tjera !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *