Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot është takuar më kryeministrin Edi Rama.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Thaçi përmes një postimi në “Facebook”.
Në këtë takim, Thaçi tha se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shqiptarëve.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkroi Thaçi.
Thaçi është duke qëndruar në Tiranë pasi mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.
j.l./ dita

Mos i fryni zjarrit..! Presidenti llogjikisht takohet me presidente dhe kryeministri me kryeministra . Kjo eshte nje tjeter mendjemadhesi e dukeshme e Edrit Rames ..!
Un takua kryekusari i Shqipërisë me atë të Kosovës. Nuk po i shesin dot me para të thata në dorë Trepçën Sërbisë me marrveshjen e këmbimit të teritoreve, këtu është problemi. S’ po u hecën pazari!
Dy korba te zinj te kombit Shqiptar.
Janë në rregull këta mender shërbëtorë të fesë që vrapojnë në një takim iniciuar nga kryekusarin me zë e figurë i Shqipërisë i quajtur Ilir Meta? Këta shërbëtor të fesë janë thjeshtë Judë të feve përkatse dhe kanë tradhëtuar besimtarët e tyre kur bëhen salvaxhente për të shpëtuar kriminel si Ilir Meta që nëpërmjet veprimtarive të tilla, do të ringrej prestigjin e tij të rrënuar në publik. Bëni si të doni por ju , nga shërbëtor të fesë , me këtë pjesmarrje, jeni kthyer në shërbëtorë të kusarëve që së shpejti do të përgjigjen për grabitjen e poshtër të besimtarëve tuaj. Veprimtari të tilla e kanë nderin të thirren nga njerzit e fesë e jo nga kusarët , qofshin edhe mender presidentë. Në qoftë se ju të fesë pranoni të dëgjoni demagogjitë e presidentit Ilir Meta dhe e mbështesni atë, me siguri jeni bër aleat me djallin jo atë të përfytyruar por me djallin real te vërtetë. Sa herë që njerzit do tu shikojnë në veprimtari me djajët e kusarisë, do tu shikojnë me përbuzje juve hirësitë fetare.
Cfare ju ka penguar deri tani te bashkepunonit, te hiqni doganat, kufirin, procedurat burokratike, njesimi I abetares, gjuhes dhe sistemit shkollor, akademise dhe platforma kombetare.
Ju eshte ngulur shengeni I Serbise ne tru. Shengeni se pari behet per interesat e Shqiperise ne vecanti dhe gjitheshqiptare ne teresi, duke hequr gjithe barrikadat Shqiperi-Kosove dhe shengeni I vertete behet me Maqedonine dhe Malin e Zi, ku na bashkojne interest kombetare dhe me tej shkohet me Kroacine dhe ne fund me Serbine. Sa per Greqine as qe diskutohet te hapi kufirin sepse nuk eshte interesi I saj. Greqia mbron iteresat e veta shovene dhe eshte agresive e ne avantazh te pandalshem, fale qeverive impotente shqiptare, te nenshtruara, te korruptuara dhe te shitura, qe nga sali Serbi e deri tek Rama.