Nga Viktor Malaj
“Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot. Iu bëj thirrje shqiptarëve të armatosen… Ju siguroj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm dhe ju (pushtetarët) të mos gjeni vrimë miu”. – Sali Berisha, 21 prill 2016
“Presidenti është i detyruar t’i thotë popullit shqiptar se këtu ka përfunduar çdo gjë lidhur me shtetin e së drejtës, çdo mundësi demokratike për… dhe këtu kanë ngelur tri rrugë: ose njerëzit të marrin armët për ndryshimin, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të trija janë të papranueshme por, për mua ato dy të fundit janë tmerrësisht të papranueshme”. – Ilir Meta, 15 nëntor 2019
Në rrethanat kur Presidenti aktual dhe ish-Presidenti i Republikës, kur Komandanti aktual i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ish-Komandanti i dikurshëm, kur dy “përfaqsues të unitetit kombëtar” më bëjnë thirrje për t’u armatosur, unë nuk mund të mos iu bindem urdhërave të tyre. Por arsyeja na shtynë të pyesim për përsenë e kësaj kërkese për armatosje.
Meqë përgjigjen nuk e gjejmë në Kushtetutë, atëherë e kemi të lehtë të konkludojmë se një nevojë e jashtëzakonshme dhe një hall i madh i ka detyruar këta “burra shteti” që t’i bëjnë thirrje haptas antikushtetuese popullit shqiptar për t’u armatosur. Meqënëse armët, historikisht dhe përherë, janë prodhuar dhe përdorur për të vrarë, edhe unë po i rrëmbej dhe po filloj përdorimin e tyre.
Gjithë çështja është: kundër kujt do t’i përdor unë këto armë? Formimi dhe arësyeja më thonë se armët duhen përdorur vetëm ndaj atyre që cenojnë interesat kombëtare dhe popullore, ndaj sjellësve të padrejtësive dhe fatkeqësive të mëdha gjithëkombëtare. Atëherë unë do t’i drejtoj armët e mia:
Kundër të gjithë atyre mashtruesve, hipokritëve dhe sharlatanëve që në vitet ’90 i mashtruan shqiptarët se sistemi politik që propagandonin dhe do të instalonin do t’i bënte të gjithë shqiptarët të barabartë para ligjit, por koha provoi se drejtësia e tyre krijoi hierarkinë e shtetasve bazuar në peshën e xhepave dhe lartësinë e karrikes së pushtetit dhe, bazuar në këtë hierarki, përcakton edhe përkatësinë e të drejtës,
Ndaj atyre që, duke mos pasur kurrfarë idealesh dhe as parimesh morale, mohuan e përdhosën luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesve të huaj dhe etiketuan luftëtarët e rezistencës si “pushtues”, ndërsa shpallën “çlirimtarë” pushtuesit nazi-fashistë dhe “luftëtarë të lirisë” puthadorët, spiunët, bashkëpunëtorët dhe ndihmësit e tyre duarpërgjakur,
Kundër të gjithë atyre që vodhën, shpërdoruan, grabitën dhe shkatërruan pasuritë kombëtare të vëna me mundin dhe sakrificat e disa brezave, duke na i paraqitur veprat e veta kriminale si akte të transformimit demokratik dhe rezultate të pashmangshme të ekonomisë së tregut,
Kundër atyre që, për ta marrë apo mbajtur pushtetin politik edhe kur shumica e shqiptarëve i përçmonte, e dogjën Shqipërinë, i futën shqiptarët në konflikte krahinore, fetare e gjeografike dhe e ulën dinjitetin e vendit dhe të kombit në nivelet më të padenja,
Kundër gangsterëve politikë e mediatikë që fyen, denigruan dhe u përpoqën të poshtërojnë njeriun e ndershëm e punëtor, njeriun e dijes dhe të sakrificës për vendin dhe popullin, idealistin dhe të virtytshmin, duke e quajtur me përçmim “njeriu i ri i komunizmit, i denatyruar, pa dinjitet e ideale, shëmtim njerëzor” dhe e zëvendësuan atë me “njeriun e tyre të ri” që iu shërben si pasqyrë ku demonstrohet madhërishëm vesi dhe ku shohin përditë veten të gjitha laviret politike dhe ato të rrugës, pasanikët e papunë dhe milionerët injorantë por dinakë dhe të pamëshirshëm, viktimat e fajshme dhe të pafajshme të drogës dhe prostitucionit, të bixhozit dhe korrupsionit, të pornografisë dhe trafiqeve njerëzore, të mashtrimit dhe pabesisë, figurinat kokëboshe dhe “skulpturat lakuriqe të silikonit” të ekraneve televizive etj,
Kundër atyre që, pa mëshirë dhe pandërprerë, kanë tridhjetë vjet që kontribuojnë në padrejtësitë shoqërore duke krijuar terrenin e përshtatshëm që një grusht horrash të kenë më shumë para se gjithë shqiptarët e tjerë së bashku, që dikush të paguhet për 5-6 punë të kryera e të pakryera ndërsa dikush tjetër të mos mund të gjejë qoftë edhe një punë të vetme, që numri i vetëvrasjeve të jetë çdo vit më i madh se ai i vrasjeve, që gjysma e shqiptarëve të ikin nga vendi si njerëz të pashpresë dhe pa përkrahje, që familja shqiptare të rrokulliset teposhtë gjithnjë e më shpejt, që numri i të droguarve dhe të burgosurve brenda dhe jashtë vendit të rritet në progresion gjeometrik, që numri i familjeve të ngujuara nga gjakmarrja dhe i të rinjve analfabetë të jetë dëshpërimisht i madh,
Kundër të gjithë atyre që kanë grabitur apo vazhdojnë ende me makinacione të stërholluara të grabisin pronat e të tjerëve, si dhe kundër atyre pushtetarëve, të djeshëm dhe të sotëm, që i kanë bërë paratë e popullit shqiptar “rrush e kumbulla” nëpërmjet shpërdorimeve, falsifikimeve, koncesioneve dhe PPP-ve,
Kundër atyre që janë kapur me presh në duar, me apo pa zë e figurë, duke shpërdoruar e përvetësuar qindra mijëra apo miliona euro të taksapaguesve shqiptarë dhe sot, jo vetëm nuk ndihen të penduar dhe as ndërgjegjevrarë por, përkundrazi, nuk reshtin asnjë ditë për të na shitur moral dhe dhënë leksione “demokratike” mbi të drejtat tona, mbi ligjshmërinë dhe Kushtetutën, duke u përpjekur të na bindin se ata vetë po digjen si qiriri për hallet tona dhe mirëqënien kombëtare, ndërkohë që vetë zotërojnë vila, apartamente dhe rezerva financiare marramendëse në vendin më të varfër të Evropës.
Kundër këtyre dhe të tjerëve të ngjashëm kam vendosur t’i përdor armët e mia por, përpara se të filloj “aksionin” më nevojiten firmat dhe vulat e miratimit të planit tim prej atyre që kanë kohë që na bëjnë thirrje të armatosemi dhe të fillojmë luftën.
E, nëse kjo “betejë” e imja nuk fillon kjo do të thotë se “eprorët” e mi, komandantët e përgjithshëm dhe kryetarët e këshillit të drejtësisë nuk ma kanë firmosur planin sepse aty kanë gjetur edhe veten e tyre si mëkatarë të papenduar dhe të pandëshkuar të së djeshmes dhe të sotmes.
Por, jo shqiptarët nuk i rrëmbejnë armët që ata duan të rrëmbejmë.
Dhimbjet, zhgënjimet dhe përçarjet e pandalshme që u janë shkatuar shqiptarëve gjatë të ashtuquajturit tranzicion i kanë bërë më syçelë. Dhe unë, si një ndër ta, nuk kam ndërmend të përdor armët sa herë dashnorët e pacipë dhe shpërdoruesit e pangopur të pushtetit na bëjnë thirrje për konflikt, urrejtje dhe dhunë kundër njëri-tjetrit për të zëvendësuar një gangster politik me një tjetër si ai, duke e paraqitur këtë zëvendësim si shpëtimin tonë kur ai sjell shpëtimin dhe pasurimin e tyre dhe zhgënjimin tonë.
Nuk ia lejoj vetes të përdor armët kundër bashkatdhetarëve të mi për “të mbrojtur” Kushtetutën sa herë më bëjnë thirrje dhunuesit e saj, pasi jam i vetëdijshëm se për një popull dhe klasën e tij politike që respekton Kushtetutën Morale të shoqërisë, Kushtetuta Politike ose është e panevojshme ose – po ekzistoi – nuk ka nevojë për mbrojtje.
Ata që nuk njohin Kushtetutën Morale nuk njohin asnjë lloj kushtetute dhe as ligji. Ata që nuk i njohin as ligjet morale dhe as ato juridike meritojnë të “akomodohen” në “selinë” e Reçit dhe jo në godinat qeveritare dhe presidenciale.
Po pres, pra, miratimin dhe firmat për planin tim luftarak, prej atyre që më nxitën për armatosje dhe luftë.
****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Nënshteti, ky term që mund të duket si një stilem atipike është tashmë në Shqipëri një realitet. Gjyqtarë dhe prokurorë që pasi u dëndën me lekë me $ dhe me Euro, pasi u bën një me krimin dhe me kriminelët, ose duan të largohen si pa u vënë re nga sistemi ose duan të promovohen nën urdhërin e krimit në majat e sistemit të drejtësisë. Gjithçka përgatitet nën rrogoz, në takime sekrete , në restorante të mbyllura apo në shtëpi e vila periferie. Ky është nënshteti. Politikanë që në publik flasin për ligjin, kushtetutën, rregullin, BE, SHBA, partnerët, zhvillimin, shtetin ligjor; po këta gjatë ditës japin e marrin me ata, që Fareed Zakaria, në librin e tij me titull “ E ardhmja e Lirisë”, i quan “oligarkët e oborrit.” Ata janë disa që përlajnë të gjitha fondet publike duke asfiksuar biznesin lokal. Mes tyre ka kode komunikimi, ka lajmëtarë dhe ndërmjetës, ka takime ditën dhe natën, ka puthje prej Jude dhe kërcënime, ka shampanjë dhe sharrje. Edhe ky është nështeti, janë ujërat e zeza të shtetit dhe parave të pista. Nënshteti është në institucionet e financave dhe te fiskalitetit, atje gjahatarë të vegjël të mesëm dhe të mëdhënjë, dalin me lista të rekomaduara dhe krejt personale për përthithje parash nëndorë, edhe ky është nënshteti. Atje ku në telefonin e mediatarit apo veprimtarit të shoqërisë civile vjen porosia se çfarë do duhet të thotë në emisionin e lajmeve, apo si duhet të shprehet në një aktivitet me partnerët ndërkombëtarë është sërish nënshteti. Ky dyzim kaq prezent tek ne, është errozioni që po përmbys gjithçka. Tashmë edhe partnerët tanë më serioz SHBA dhe BE e kanë kuptuar se këtu ka një fasadë shtetrore dhe një nënshtet që punon ditë e natë në një kahje të kundërt…Historia e nënshtetit është jo për popullin as për zhvillimin as për të ardhmen, është këneta e disave që mendojnë se nënshteti është si ato llagëmet që mund të të nxjerrin në anën tjetër të lumit…Personzhet e nënshtetit, një dramë reale e surealistave të Shqipërisë në shekullin XXI…
Permbledhje e sakte. Respekte.
Po kunder atyre qe shesin Sovranitetin te greket e serbet, shesin dhe territorin, do i ngresh armet
Te kane shitur dhe ty si person fizik.
Te gjithe, jo nje e dy
Atë thotë, nuk u besoj, kuptohet në fjalinë e parë!
Kunder llumit te grumbulluar tek Instituti i Studimt te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit, kryesuar nga Drejtorii vet plagjiator (shqip hajdut) bashke me dy bordet e tij famekeqia.
Kunder mbeshtetesit me te madh e te heshtur te Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit qe eshte Ilir Meta, dora vete. Ne cilesine e tij si Kryetar i Kuvendit te Shqiperise Ilir Meta ishte mbrojtja me e sigurte e Tufes me kope. Nje arsye ishte origjina peshkopiase e perbashket e Monikes me kopene. Tjeter arsye diabolike e Metes ishte se sa me shume zhurme bente Kopeja per “krimet e komuznimit”, aq me shume largohej vemendja e popullit nga bemat e Ilir Metes…
Sa ishte Kryetar e Kuvendit, nen vartesine e te cilit ishte edhe palo-Instituti i kopese, Meta miratoi cdo kerkese per fonde e veshtiresira te Institutit te Tufes. Por tani laku po shtrengohet, dhe Meta dhe Monika nuk kane rruge tjeter pervec se t’i bejne dalje atyre qe privatisht i quajne “katunare morracake”…
avash, po avash moj dele partisë, se me kaq mllef sa e ke zënë thashë do marrësh pushkën prej druri të zborit, e do na bësh ndonjë hata.
po si moj dele partisë, tani M…eta pas këpuce doli i Institutit të KRIMEVE KOMUNISTE ???
aaaaaaa, gjithmonë fajin e kanë “reaksionarët” ???
nuk ju mjaftoi 50 vjet gjaku i “reaksionarve”, përsëri ata e kanë fajin ??
avash avash moj dele partisë, se nuk po dihet kujt po i shtrëngohet laku …. rrrrrrrilindja më duket se vajti për të pjellë por dështoi, dhe kam frikë se do ju qeverisin “reaksionarët” për 20 vitet e ardhshme, derisa partia tu pjellë përsëri…
zamet të madh keni,po aman kujdes me pushkën e drurit, se mos na bëni ndonjë hata me gjithë Toren ….
dole ne pune edhe ti o BOLJA e zeze e Saliut?
Uuuuuf , cfar plehra na i perdhosin gjuhen dhe kombin tone ! A mund te gjendet kush tjeter , me i felliqur dhe antishqiptar, se sa sorra e zeze , qe i duket vetja m,jellme ,. por qe eshte nje cope gomar pa tru , vetem me slogane boshe e bajate , qe nuk genjen dot AS ME DEBILIN E KETIJ VENDI ! Pse ike nga Shqiperia , more pelehre , nga kush pret qe ta beje Shqiperine , dhe tani ha m… me te dyja duart qe andej ku pastron halete e tyre , ashtu sic e ke hak ?!
Vetem ne kete gazeten Dita nuk gjeti vend RAMA IK me zera e parrulle ne ndeshjen Shqiperi – France.
Kur kjo ndodh, si mund te ndodhe qe ky Viktori i saj te merrka armet kunder nje pushteti qe i lepin prapanicen tash 6 vite?
Ik Viktor se armet nuk jane per servilet e pushtetit. Tung!
Nuk eshte e vertete!
Ja shikoje postimin e intelektualit ne gazeten DITA per bejtexhiun, kapter te Enverit qe pa filluar ndeshja filloi te shkruaje vargje dhe poezi servilesh per Stadiumin-Kulceder te Edvin Droges,
qe:
DO TE SHESE SAPUNIN ENVERIST TE HAJNISE PER DJATHE DELE
Ja shikoje pergjigjen e intelektualit qe gazeta DITA e ka publikuar menjehere:
STADIUMI I DROGES NJE HISTORI GRABITJE
HAJNI E PRONES PUBLIKE SI NJE “ARRITJE”
TIFOZET MBUSHIN STADIUMIN ME “RAMA IK”
LLOGJEVE TE BEJTEXHIUT I VENE NJE PIK
SE KUR EKONOMIA PO SHKON TATEPJETE
KETO DUKEN SI DHIA ME BISHTIN PERPJETE
KUR DIKTATUREN E QUAN ARRITJE SUKSES
BEHESH POPULL QE NUK JETON POR VDES
qe:
Irritoi shume fanatike enveriste dhe spiuna te Sigurimit te Enverit per reagimin e shpejte te intelektualit nga SHBA e larget.
O Uran….ke te fala nga Dauti ,shoku jot i burgut,me tha se te ka kerkuar ish Drejtori i burgut se i ke lene “kujtime te bukura” kur ishit bashke,por nuk e dinte qe ishe fshehur ne Amerike tek Zeri…..
Z.V.Malaj ju falinderoi per analizen e sakte ne D I T A,jeni 1-sh.
-Po,edhe une pesionisti i pa-fuqishem per te perdorur armet,do marr uren e zjarrit per te perveluar personat qe citoni Ju .. qe shkaterruar vendin ne keto 30 vjet te tranzicionit sipas teorise: ” HA-TE-HAME,HAI DERRA PINI DERRA,MOS U FRYFSHI BARKE-DERRA.”
-Eshte shkruar disa here se S.Berisha eshte fatkeqsia kombetare nr.1 dhe I.Meta fatkeqsia nr.2.Dhe populli i di mire kete.I di mire edhe SHBA+BE.Por,mesaduket nuk kan se çfar u bejne,pasi edhe BE eshte me poturre neper-kembe si edhe SHBA po merret me Presidentin e vet dhe nuk i shkon mendja te emroi Ambasadorin fuqiplot.Kjo ndodhi edhe ne kateauren e 97 kur disa ambasador nuk deshen arrestimin e Berishes.
-Ne keto kushte 2 personat hajdut e vrases po e shfrytezojne rastin per tu hedhur ne sulme kundra gjithe Botes,po tallen me popullin dhe sidomos me Maxhorancen rrakitike e cila ndonse ka plot argumente par ta shkarkuar presidentin-po lejon destabilizimin e vendit ne kufijt e nje lufte reale-me pare politike per te shpetuar nga burgu e per te marre pushtetin me dhune.
-Eshte bere e qarte se opozita e rruges me ne krye S.Berishen ka hedhur ne skalionin e pare te sulmit I.Meten qe me fuqi Presidenciale te mos lejoi krijimin e Gj.Kushtetuese e me pase sabotimin e refomes ne drejtesi,si investim Amerikan & Europian.
-Duke goditur me krah-marrje Ramen per mos-funksionimin e organeve te drejtesise,ne fakt po sulmojne SHBA+BE te cilet kan 3 vjet qe po monitorojne sistemin e drejtesise te degjeneruar te ne e po drejtojne vetingun,ndonse me shume ngadale.
-Dje Europa foli qart se Presidenti gaboi me dekretet e tij per emrime ne GJK.Ashtu sikurse gaboi rende edhe per 30 qershorin e 13 Tetorin.Dhe Meta gjen rrugen me idiote per tju kunderven Ambasadorit te OSBE nje lloi si Sali-ziu ne rrugtimin e tij kriminal.
-Maxhoranca po vonon shkarkimin e Presidentit duke indinjuar shume fare popullin dhe faktorin nd/kombetar.
-Mesaduket nd/kombetaret po presin qe Meta te gaboi me rende,ose qe maxhoranca te tregoi aftesit e saj shtet-formuese por, me e keqa eshte se Europa dhe SHBA te nxjerrin konkluzionin se Shqiperia me keta politikan te degjeneruare nuk e meriton hapjen e negociatave me BE.
o copë mishi pa sy e pa tru
prapë fajin të tjerët e kanë që “Maxhoranca po vonon shkarkimin e Presidentit duke indinjuar shume fare popullin dhe faktorin nd/kombetar.”?
prapë nuk të bëjnë gishtat të shkruash emrin e dobiçit të burgajetit??prapë se përmënd që se përmënd emrin e edvinit që e ka këthyer në edi,se si pëlqente emri që i kanë vënë pridërit?!
he dallkauk i indokrtinuar që në djep!
he kapterr madhor gaveta!!
Pse heshti ndaj Salihut, dhe po heshte edhe sot ndaj Ilir Metes Prokuroria e pergjithshme.Edhe cka duhet te bejne keta dy “qytetare”, nuk mund t’i quaj me as Deputet e as President, qe Prokuroria te fillon hetimet.Keta dy persona,dkur dhe tash me pergjegjesi, qe duhej te ishin edhe te pergjegjeshme edhe te dnergjegjeshem ndaj popullit dhe shtetit shqiptar,Keta kane humbur cdo kriter jo te te besuarit e sovranit,por edhe kriterin njsrezor qe te mbesin aty ku ishin dhe nuk duhet te jene me!
o viktor a të ka shpëtuar apo e ke harruar me qëllim??
a ke ndërmënd ti marrësh armët kundër atyre që po na shesin,ose falin,tek gërku e tek sërbi??
sepse mesa duket është e vetmia gjë që po u bë nuk çbëhet më!!
të tjerat rregullohen!!shkaktojnë dhimbje por nuk janë amputacion për shqiërinë dhe ne shqiptarët!!
E gjithë hapësira mediatike, por edhe diskutimi midis njerëzve ka të bëjë me Ramën, Metën, Dvoranin, Vorbsin, Boschartin, Sorecën, Ulsiun, KED, Gjykatën Kushtetuese, vettingun, ca vende bosh…. Pastaj me Bashën, Berishën e Monikën
Asnjë fjalë për tenderat sekretë; tenderat pa garë; tenderat pa buxhet; faturat e rritura të papaguara ndaj kompanive; faturat e kripura të koncensioneve; borxhin që vetëm rritet me breza shqiptarësh deri tek ata që skanë lindur.
Asnjë fjalë rë vetme!
I pasur paska qenë ky vend!!!
yllo
ke të drejtë për këto që thua!!
e gjitha shashkë!!
qëllimi?!
kjo që thua ti,por ma merr ëndja më shumë është ajo puna e miços së taqit që tha para pak ditësh ” se shqipëria duhet tu japë të drejtën për vetvendosje “minoritarëve grek” në shqipëri”!
pra puna e detit dhe e varrezave,e kuotave fikse “minoritare në administratën shtetrore”i dha rezultatet e saj!!
kemi kërkesën për VETVENDOSJE TË “GREKËVE” të shqipërisë!!
nëse të kujtohet,unë numëroja grekët që dilin në mbështetjen e ramës kur nuk u parnua “hapja e pazarit” me BE!!
pak nga pak po dalin lakrat!!
e këto lakra duhet të mos duken!prandaj tërë ky tym!!
dhe viktori flet për të “MARRË ARMËT”!!
por jo për atë që duhet ti marrim me të vërtetë!!
PËR TË MBROJTUR COPTIMIN E RI TË SHQIPËRISË!!
Ik dhe bej shurren ti Kafshe rrugace e Enverit, nuk ke tager ti te replikosh antienveristin Ylli ne kete forum, ik o BOLE idiote e Enverit se nuk di te thuash nje fjali sagllam ne kete forum te nerum te gazetes DITA, shko puno si roje ne ndonje bordello se nuk ke kapacitet per me shume
Atë mirë e thua……..duke bërë roje do përfitoj nga rasti tu fus ndonjë tegel edhe atyre baxhellave te tua (jo për ndonjë gjë……por nuk ngopen)
o sumsapun
nuk kam bërë replik me yllin antienverist por e kam mbështetur në ato që thotë!!
si duket ty të ka djegur miçua??
e moj baxhellë e ndyrë greke!!
ps:o ju legenat e ditës përse botoni këto komente kur e dini fare mirë se nuk janë të mijat??
” anticensurë25642654
Atë mirë e thua……..duke bërë roje do përfitoj nga rasti tu fus ndonjë tegel edhe atyre baxhellave te tua (jo për ndonjë gjë……por nuk ngopen)”!!
dhe ju ju djeg diku??
Me fal o Viktor por une besoj se ti mund te rembesh armet vetem po te urdheroi Edi Rama…
Kushdo qe te mare armet,do ti rruni trapin,sali komunist kriminelit,ilir munika vasili,rama e co,sepse ata e kane siguruar jeten….
Ju plehrat e partive komuniste qe do ju armatos sali shpellari e te gjithe dallkauket e tjere,do te vrisni njeri tjetrin si ne cdo lufte….
Dhe uriah hipi sali e co do ferkojne duart dhe do tallen me ju gomeret,dhe do numrojne kufomat dhe do shtojne pasurine per sypeshkaqenin e kokmedhenjte e Londres.
Perpara more turkoshaket e haxhi qamilit e salehut e co
Mos! Na dhjeve!
Zbulon emrin e vertete te intelektualit.
Uran, te doli boja. Edhe me drejtorin e burgut ke shkuar!?
Ku jane keta trima qe do te marrin armet? Armet kurdohere i ka marre rinia. Ne Shqiperi kane mbetur vetem pleq pensioniste qe mezi presin shperblimin e fundit te vitit, por edhe ata tashme jane duke ikur. Ajo pak rini qe ka mbetur eshte tashme sklleveruar te call qendrat e fasonet qe u paguajne nje page vetem per mbijetese. Polarizimi i shoqerise shqiptare eshte tashme i perfunduar. Oligarket kane marre pushtetin dhe pasurohen çdo dite e me teper me tenderet, PPP, konçesionet. Kush po nderton kulla shumekateshe ne Tirane? Jane tashme emra te njohur. Nuk ka revolucion te armatosur apo paqesor qe i largon nga pushteti. Kush eshte i pakenaqur rruget i ka te hapura Dhe LARGOHET NGA VENDI. Kete politike, te perzerjes jashte shteti te kundershtareve politike qe mendoi ta bente diktatura ne vitin 1991 po e realizon tashme Rilindja. Kete politike po ndjekin ne shume vende te botes tere grupet kriminale gjoja te majta por qe jane superpasuruar ne saj te postit politik e shteteror qe kane fituar.
Mendesi njerezish primitiv, te cilet cdo konflikt kerkojne ta zgjidhin nepermjet forces dhe per me keq akoma nepermjet armes!? Mendesi horrash dhe banditesh, te cilet nepermjet forces, kerkojne ti iumponohen opinionit te shendosh, si e vetmja rruge shpetimi per bemat e gjemat qe i kane bereketij populli.
Kujdes ti se mos na carmatoset Amerika.nga turpi.
Si kurdohere , BRILANT , zoti V.Malaj ! Te gjithe e dime , se nuk ka shtepi pa WC , sikurse u vjen era ketu disa komentuesve me llapacitjet e tyre ! Keta e kane semundje gjenetike , te trasheguar nga gjysherit e prinderit e tyre , qe puthnin dhe puthin kryqin e thyer nazist !
Fatkeqesi ;ku ka arritur ..PUNA….
Paraja me korrupsion. komandon!.
–Tregojuni vendim me VOTATA,
Dhimbia e madhe popull !
Me idjoti , nder komentuesit pa tru , eshte Agron Tufa , qe fshihet pas nikut “inteloleshi” , sepse eshte tru i thare , qe nuk krijon dot asgje ! Per te gjithe qe mund te thone e bejne dicka te mire per kete vend , atij i duken Envere , enveriste dhe… , keshtu e fillon dhe mbyll cdo idjotesi , qe ai i quan komente dhe derdellit ketu , duke zene gjysmen e hapesires , me shprese te lexohet nga ndokush , si vetja e tij ! Sic e ke zene , do vrasesh veten ne hale , more i mjere , me rrugen pa krye qe je futur ,sic kane bere paraardhesit e tu !
kane 30 vjet qe tallen me kete popull.Akoma nuk jan ngopur.Haku i popullit do ti zeje keto funderrina.
Jam kureshtar kush do të rreshtohet me dyfekun në dorë me thirrjen e kusarit njëkohësisht presidentit të nerum Ilir Meta . Kjo forcë e armatosur presidenciale si do e mbroj kushtetutën, kush do të jet objekti i veprimeve luftarake, kryeministria, ministritë, selia e KED, selia e PS. Kush do të pregatis planin e veprimeve luftarake, armët që do të përdoren, ku do të jetë drejtimi i goditjes kryesore, asaj ndihmuese, e të tjer e të tjera, këto a i ka parashikuar kryekomandanti i përgjithshëm i forcave tona të armatosura kur bën thirrje për të rrëmbyer armët. Nuk jam kondra që kryekomandant Ilir meta ka besim në fitore në luftën e armatosur për të cilën ai po bën thirrje sepse ai mbështetet në amazonat luftëtare të LSI të pregatitura seriozisht në Jal të Vunoit ku dallohet grupi komandos prej 6 vajzash nën komandën e Monës. Parashikohet që ky grup i mir trajnuar do të penetroj deri në kryeministri dhe mbasi Mona ta godas të nerumin Rama me çizme në lule të ballit , vajzat do ta tërheqin zvarr në rrugët e Tiranës duke sinjalizuar fitoren e forcave të armatosura të presidentit kundër atyre kryeministrore. Por presidenti duhet që të bëj një vlerësim forcave armike të kryeministrit që si bërthamë ka policët “barkmëdhenjë” të nerumit Lleshi i cili nga gjeneral i NATO-s u ngrit në detyrë me gradën kapter me vendim të kryeministrit. A e di i nerumi president që këta policë barkmëdhenj të kapterr Lleshit janë të motivuar 10 fish me premtimin për rritjen e rrogës dy, tre herë dhe daljen në pension në moshën 25 vjeç nga kryeministri armik Rama? A e di ai që në Izrael po trajnohet një grup special nga policët të përzgjedhur nga kapter Lleshi që sipas modelit të shërbimit operativ sekret AZAP izraelit do të realizojnë, ashtu si fëmrat e gardës së Gadafit mbrojtjen e afërt dhe të largët të të nerumit Rama dhe të qeverisë së tij?
Kjo është prognozë e veprimeve të ardhëshme luftarake e të forcave të armatosura presidenciale dhe forcave armike të kryeministrit që në fakt duhet ta bënte bashkomentuesi ynë gjeneral Ethemi nga Lisi i Bamit të Mallakastrës. Aktualisht të dy ushtritë po pozicionohen në llogore në vijën e sulmit dhe po bëjnë veprime me karakter zbulues të rregjistruara me zë dhe figurë në video përvëluese ose pala tjetër depërton në gjykatën kushtetuse të mbrojtur nga presidenti me kushtetutë në dorë, nëpërmjet diversionit noterial në Urën e Tabakëve. Dhe kur Presidenti trimi i Skraparit, Ilir Meta do të buças “Rrëmbeni armët …….”
Zoti Viktor këta lëngaraq dinë vetëm të vjedhin, jo,hajdutët nuk mund të bëjnë për vehte popullin që të luftoj për ta. Qëllimi i tyre i vetëm është që me këtë autokrizë të riciklohen si protagonist kryesorë në politikën shqipëtare në sytë e ndërkombëtarëve dhe të popullit dhe pothuaj po ja arrijnë qëllimit. Së shpejti me bekimin e miqëve të tyre ndërkombëtar ata do të puthen me njëri tjetrin dhe radha i takon të na vjedh PD me LSI se kusarët e PS edhe pa tepsin qeverisëse kanë PPP 30 dhe 40 vjeçare.
Shkrimi eshte nje analize e sakte e reale, qe e bejne ne fakt dhe shumica e shqiptareve,te cilet kane kohe qe e kane konstatuar fatkeqesine “e tyre”,qe eshte pikerisht kjo klase politike,me te gjitha ngjyrat e saj,qe ka 29 vjet qe nen emrin e demokracise dhe te popullit,ka shkaterruar dhe plackitur Shqiperine,por ka shkaterruar dhe vjedhur mbi te gjitha shpirtin e nje populli te tere,duke e lene ate ne cdo pikpamje te xhveshur nga vlerat,lirite dhe se fundi pa dinjitet ne vendin e tyre,te cilat i vulosi me “tradhtine” ndaj tij duke vrare dhe shpresen e fundit “RILINDJA”, qe kurre nuk rilindi.
Gazeta DITA:
Ardian Dvorani eshte nje Prokuror Gjakatar i Diktatures, qe ka kaluar Vettingun e turpit dhe te rezilit te Reformes Enveriste te Drejtesise ne Shqypni, ky kriminel i Enverit qe ka kapur majat e shtetit dhe pushtetit tone mafiozo-enverist eshte nje nga “Venusat” e Sigurimit qe ka urdheruar vrasjen dhe ekzekutimin e shume shqyptareve te ndershem dhe qe i perket grupit te krimineleve te Enverit qe Edvin Droga i hedh me parashyte ne krye te Drejtesise, ky kriminel eshte nga fisi i Gerdallave te Enverit si Spartak Braho, Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa me lukunine e “Venusave” te KLP nga pas,
prandaj:
ARDIAN DVORANI ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE
Ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore nuk gjen precedente te ngjashem, krimineleve te nomenklatures ne kete vende pasi kane vuajtur denimin u eshte ndaluar te pubojne ne administraten shteterore, familjeve te tyre u ndalohet te bejne biznes me fonde publike, por:
CFARE NDODH NE SHQYPNI?
Prokurori kriminel i Diktatures, Ardian Dvorani kalon Vettingun e Edvin Droges dhe hyp ne majat me te larta te shtetit dhe pushtetit dhe jo vetem kaq, por fillon dhe thurr intriga sigurimsash si ne Kohen e Qepes te Enverit, prandaj Like Floriri eshte futur ne nje Lufte pushteti per jete a vdekje:
BRENDA LLOJIT TE VET
Ne kete kendveshtrim:
PER CFARE VAJTONI JU JASHTEQITJET E ENVERIT?
sepse:
Kujt i plas me kete shtet si nje fis prej Afrike Zulu qe la pas Enveri me Nexhmijen?
E mbushi torben e Ramutit Viktori. Me rrocka si gjithmone
PO JU MORE SHKERDHAT KUR JU BEJE THIRRJE TURMAVE TE IRRITUARA NGA HUMBJET E PARAVE NE FIRMAT PIRAMIDALE BASHK ME NAMIK DOKLE SKENDER GJINUSHI PASKAL MILO NERITAN CEKA GRAMOS RUÇI ETJ TE SHESHI ALI DEMI ME KTO FJAL: O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.JU ORGANIZUAT HAPJEN E DEPOVE BASHK KIÇO MUSTAQIN O DISA OFICER TE KOMUNIZMIT.MOS HARRO SE EDHE I VDEKUR DO JAPESH LLOGARI O FUNKSIONAR I LART I MINISTRIS SE MBRENDESHME NE KOMUNIZEM.