Reshje shiu dhe rënie temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Ornela

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin reshje shiu në të territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 20ºC.

Sipas parashikimeve reshjet do të vazhdojnë edhe të martën dhe të mërkurën. Dita e enjte pritet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *