“Do të bëhet shembull”, Meta dorëzon në 14:30 padinë ndaj Dvoranit

J L

Presidenti, Ilir Meta pritet të dorëzojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Burime nga Presidenca njoftojnë se në orën 14:30 do dorëzohet zyrtarisht padia për ndjekjen penale të Dvoranit.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sipas tij ka bërë disa shkelje të rënda, që cënuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, uljen e besimit të publikut te kjo gjykatë dhe zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Presidentit Meta, kryetari i KED-së, gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i ka dërguar qëllimisht Presidentit në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vakanca.

Me këtë veprim, sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur Presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese.

Ai gjithashtu u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj Presidentit, duke e shtyrë të shprehej edhe për vakancën e dytë përpara se të shprehej Kuvendi për zgjedhjet e veta.

Mbrëmë i ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

“Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • ILIR FLORIRI. Vendin e ke ne burg. Hajdut I kombit. Po thote edhe ky sic thane shume e shume gjyqtar qe I shkarkoj reforma qe pallatin qe ka Monika e kane trashigmni nga vjerra. Pallati eshte pika e aizbergut qe shihet. Por kjo plehre e kombit ka me miliona of shore, me fabrika guri, Uzina, e floririn e vjedhur te shqiptareve qe e ka vendosur diku. Ka frike se do ja marrin gjene e vjedhur qe I takon popullit te varfer. Por ska fat. Amerika e ka fut ne liste te Zeze. Edhe populli tani e din te vetveten. Ky kriminel vetem burgu I ben mire….

  • Kur Presidenca qenka kooperative me ne krie ILIR METEN, Krieministria me legenin EDI RAMEN qenka hale qe si nevojtore qelbet nga te gjitha drejtimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *