Tryeza e OSBE, zbardhen propozimet e PD-së për reformën zgjedhore

Ornela

Sot po zhvillohet tryeza e dytë e OSBE për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason.

Jane zbardhur propozimet e përfaqësuesit të opozitës se bashkuar Ivi Kaso me tryzën e OSBE për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.

Ndër të tjera PD kërkon: Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

Financimi i partive dhe fushatës dhe ulja e kostove të politikëbërjes

Opozita e bashkuar është e përkushtuar për:

– Integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.

– Rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

Për këtë qellim jemi të gatshëm të bëjmë:

– Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

– Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

– Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

– Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

– Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

– Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

– Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë e detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

– Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

– Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi I mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

– Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

– Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

– Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

– Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi I cili duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • O lulo se pari duhet te filloje kthim i sistemit mazhoritar i paster ku populli te votoje deputetin e vet dhe jo ta zgjedhesh ti me Ramen.
    Se dyti financim zero nga buxheti i shtetit por kandidatet duhet te mbledhin donacione si bejne ne Amerike. Donacionet te jene me emer e mbiemer dhe me shumen perkatese se na ropet edhe buxhetin dmth taksat tona per te gezuar pushtetin te gjithe ju jo vetem ti.
    Se treti numerimi te behet me te njejtin rezultat si ne Kosove kur rezultati doli brenda nates.

    Se katerti, kandidatet per deputet duhet te jene te arsimuar jo analfabete si ata qe zgjedh ti me Ramen.

    etj, etj…..

  • Asgje e re vetem bla bla dhe vend numero duhet Basha & Rama kane frike nga listat e hapura dhe kane rene dakord qe te mos ndryshojne asgje thelbesore
    Nese nuk behet referendum per ndryshimin e sistemit zgjedhor do te vazhdohet me partite bunker qe do ti binden mbretit kryetar partie dhe demokracia ne parti dhe rjedhimisht ne te gjithe shoqerine Shqiptare do te vazhdoje te jete ne nivelin 0

  • Pse të paguaj unë nga xhepi për 200 parti që janë me liçencë me vendim të fallsifikuara gjykatash vetëm për të mar para? Le ti dalin vetë zotë partive anëtarët dhe asnjë qindarkë partive si PD, LSI dhe PS që me parat tona të blejnë edhe votat mbas fushatave tmerrësisht mashtruese. Këta të OSBE pse të mos ja lenë specialistëve me arsim juridik apo të shkencave politike reformën zgjedhore po ja kanë lënë në dorë Gjiknurëve të tre partive që u kanë punuar qindin zgjedhjeve në vëndin tonë, ja kanë lënë Gjiknurëve që duhet të ishin arrestuar me kohë si subjekte të krimit zgjedhor në formën më të poshtër të mundëshme. Mos përfaqsuesit e OSBE janë aleatë të partive që në mënyrë kronike kanë shkatrruar zgjedhjet dhe këta përfaqsues tallen me shqipëtarët me shprehjen bajate që zgjedhjet e radhës kanë qënë më të mira se të kaluarat megjithëse ka ndonjë të metë. Se si janë zgjedhjet e tregon produkti i tyre që ka qënë për 30 vjetë rrjesht qeverisje kusarësh të pa shpirtë. Njerëz , këto propozime të PD tregon se ata s’kanë hallin e zgjedhjeve të lira e të ndershme por te paratë që do të xhvasin nga xhepat tanë me pretekstin e zgjedhjeve.Po të kishte drejtësi, asnjë lek nga taksat tona partive që janë kusare të pashërueshme të votave në çdo proces zgjedhor. Nuk duam që parat tona të kthehen në qindra mijë flamujë zgjedhorë të PD,LSI dhe PS që njerzit u kanë vën emrin me përbuzje brekët e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës. Nuk duhen lejuar të na vjedhin edhe me këtë pretekst horrat e PD, LSI PS dhe të partive me nga 2, 3 antarë që kanë birë si kërpudha të helmatisura në skenën e deformuar politike shqipëtare. Të paguajmë për partitë inekzistente si ajo e të nerumit Dash Shehu, apo Fatmir Mehdiut apo Paskal Milos e Skënder Gjinushit që tallin atë mender …….. me paratë tona dhe u ngjiten si këpusha në prapanicën çakejve të mëdhenjë të çorbë politikës sonë?!!!!!

  • Te gjitha pikat e propozuara nga PD per REFORMEN ZGJEDHORE paskan te bejne vetem me anet financiare te problemit! C’reforme zgjedhore eshte kjo?!? Po OSBE c’lidhje ka me problemet financiare te procesit zgjedhor?!? Asnje pike per sistemin e zgjedhjeve! Asnje pike per kandidaturat e pavarura! Asgje per sistemin zgjedhor! Po jetojme ne nje bote te cmendur!

  • Te gjitha keto , s`jane tjeter vecse grim e tualet , por nuk flitet asgje per ate qe eshte thelbesore : ndryshimin e sistemit zgjedhor , me ndryshimet e bera ne v.2008 nga Rama – Berisha !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *