Frashëri: Protesta kundër armëve kimike nuk është antiamerikane

editor
Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, ndër OJF-të e përfshira në organizimin e protestave kundër armëve kimike siriane, thotë që  “protesta e sotme qytetare, ashtu sikundër po kërkohet të manipulohet nga disa, nuk i drejtohet SHBA, apo ndonjë vendi apo fuqie tjetër”.
“Kjo protestë qytetare ndërmeret ndaj qeverisë shqiptare për ta detyruar atë të ndërpresë çdo lloj diskutimi apo marrëveshje të mundshme mbi përdorimin e Shqipërisë si një vend magazinimi dhe fabrike të shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë! Për fat të keq, deri me sot, ka munguar informacioni zyrtar në lidhje me këtë çështje kaq sensible nga të gjitha palët. Dy ditë më parë IÇK u ka kërkuar në rrugë diplomatike autoriteteve amerikane të sigurisë një informacion të detajuar në lidhje me këtë çështje. Kam siguruar autoritetet amerikane se ne, e mirëkuptojmë qartë qëllimin e mirë të SHBA për të ndihmuar vendin tonë dhe nuk do të donim të keqkuptohemi për qëllimin që po ju drejtohemi. Ne tashmë kemi hyrë në një betejë publike për të mbrojtur një çështje të brendshme të Shqipërisë dhe kurrësesi nuk mund të identifikohemi si antiamerikanë, por si pjesë e institucioneve të sigurisë që jeni, do të dëshironim të bashkëpunonim në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe informacionit për të përcjellë tek publiku shqiptar mesazhin e duhur. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe unë personalisht, distancohemi nga protestat që kërkojnë instrumentalizimin e ndjenjave antiamerikane, sepse SHBA, BE dhe NATO, janë dhe duhet të mbeten aspiratat tona të përhershme kombëtare – thotë Frashëri.
Share This Article
3 Comments
  • Ka shume te drejte z. Frasheri, kur thote qe kjo proteste kerkohet te manipulohet per qellime te tjera nga objekti i saj. Zotin Kastriot une e njoh prej vitesh si njeri me integritet dhe nuk mund t’i lejoje vetes qe te perdoret. Protesta duhet per te ndaluar importimin e armeve nga Siria ne Shqiperi, kete ta ngulitin mire qeveritaret tane.

  • Edhe une mendoj si aleksi e lavdoshi. Jam në sintoni me deklarimin e prof. Frasherit. Protesta kunder armeve kimike nuk duhet përkthyer si antiamerikanizém. S’ka të bëjë fare me këtë frymë!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *