Në gjendjen që shkoi,
e vajti ky Vend,
s’mund të jesh tifoz,
këtu me askënd!
Klasa politike,
fytyrat mjerane,
si një farë e keqe,
kanë mbirë në ekrane!
Dhe ashtu siç janë,
krejt të neveritshm,
tani janë kthyer,
ushqim i përditshmëm!
Sa më shumë kjo klasë,
në punë dështon,
sulmin mediatik,
shumë më shumë e shton!
Dhe çuditërisht,
dhe pse janë blozë,
anë e mbanë në vend,
kanë ende tifozë!
Nga turma idiote,
ende po dëgjohen,
siç duket shqiptarët,
kanë qejf të mashtrohen!
Udhëton Lulashi,
nëpër Shqipëri,
gënjen e mashtron,
siç di veç ai!
Tani ka ujdisur,
dhe zërin e lartë,
thotë se do të pjelli,
një vezë të artë!
Tetë vjet shqiptarët,
e kanë provuar,
po Lulka mendon,
se e kanë harruar!
Po ka në kurriz,
zotnia Lulash,
dhe vrasje-dhe vjedhje,
dhe pastrim parash!
Tre herë ministër,
dhe kryetar bashkie,
një gjurmë të mirë,
nuk la ky mavie!
Nëse rastërisht,
do të zgjidhet ky,
do të jetë për ne,
krye-fatkeqësi!
Meta ka spikatur,
shumë kohët e fundit,
dihet-që kur flet,
shpesh ja fut katundit!
Ai në mendime,
na ka vënë vërtet,
përse si i marrë,
bërtet e bërtet!
Përse apriori,
njerëzit “i dënon”,
dhe për kërcënime,
postin shfrytëzon?!
Për të-socialistët,
janë njerëz të pistë,
dhe harron që është,
produkt socialist?!
Nga ky që do ishte,
simbol uniteti,
disa megakriza,
ka kaluar shteti!
Dikur kam menduar,
se është goxha djalë,
por tani- atij,
s’i besoj një fjalë!
Dhe pse ka gjashtë vite,
i falimentuar,
jo-xhaxha Berisha,
ende s’është dorëzuar!
Ky djall-pis i zi,
dihet që gënjen,
ndaj më shumë për të,
të flasësh-s’ja vlen!
Thotë ndonjëri-Ramën,
pse s’e zë në gojë,
unë i them-kjo vjershë,
nesër do vazhdojë!
Nëse do të kishim,
një klasifikim,
Rama-një kampion,
do qe në mashtrim!
Gënjeshtrën e ka,
njëlloj si ç’merr frymë,
dhe më thellë në gropë,
zhyti Shqipërinë!
Vijon nesër

Po s’te beson me kurkush ty o Duke o mavri,
qe per servilin e Rames te njeh nje Shqiperi,
se ti nuk ke nje e dy, por mbi nja gjashte vjet,
qe vargje e vjersha i thur Rames ne pushtet,
e ke lavderuar ate Rame e ke ngritur ne qiell,
edhe kur pa breke ka nxjerre bythen ne diell,
ke lepire e pudrosur c’do zullum te qeverise,
se helbete, te ky pushtet pi dhe zotrote sise,
Po s’esht vec ky, problemi o Duke,
te vesh perpara, politikanet me furke!
As edhe qe ti, i njohe vertet,
ne dac Lulash, ne dac Edin vete!
Por i gjithe ky popull, ka gene te shtrembra,
qe ti riparosh, nisur duhet nga thembra!
Dhe sa te arrish ne koke, duhen disa jete,
ti dhe une bashke, na korret bari i lehte!
A DUKA: SOT SERVIL I ATYRE QE JU JEPTE INFORMACIONE PER TE FUTUR NE BURK NJERS SHUME HERE TE PAFAJSHEM.ME NJE FJALE FUKS DEGET.
Sado mundohet Duka ti civilizoj shqipetaret,disa kane virusin “berishe”dhe nuk duan te ndryshojne.
eh këtu ke të drejtë”Të gjithë gënjejnë! Mos i besoni më-o shqiptarë!”
ti i pari!!