“Gjika” refuzohet nga drejtësia e Vlorës, dosja drejt Tiranës

anazapta

Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës kanë kërkuar që procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe të pandehurve të tjerë të transferohet në një gjykatë tjetër.

Kërkesa erdhi pasi gjatë seancës së parë gjyqësore në Gjykatën e Vlorës jashtë ndërtesës janë grumbulluar dhjetëra mbështetës të kryetarit të Bashkisë, të cilët qëndruan në pritje të rrjedhës së procesit.

Nga frika e ndonjë trazire apo ndikueshmërie tek gjyqtarja e çështjes, prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë transferimin e dosjes.

Sipas prokurorisë, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, dosja do të vazhdoj shqyrtimin pranë Gjykatës së Vlorës, ku të pandehurit do të përballen me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.

Seanca e radhës është caktuar për në orën 11:30 të datës 5 dhjetor. Gjika akuzohet për lëshimin e dy lejeve të ndërtimit në kundërshtim me procedurat, ku ka hedhur firmën e tij pa kaluar kërkesën e subjekteve në KRRT. Sipas prokurorisë, Gjika në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse pranë bashkisë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces-verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24 mars 2010 dhe 15 korrik 2010. Lejet janë përfituar nga dy subjekte private, një prej të cilëve deklarohet se ishte edhe zyrtar në bashki.

Burime nga Prokuoria e Vlores bejne me dije se dosja mund te shqyrtohet nga organet e drejtesise ne Tirane.

 

Të pandehurit:
Shpëtim Gjika, kryebashkiak

Eleni Dardhaj, specialiste

Gentian Sherifaj, sipërmarrës

Blerdi Liçaj, sipërmarrës

Gëzim Feta, pronar trualli

Mustafa Tartari, pronar trualli
Artan Ferati , pronar trualli
Aleks Ahmataj , pronar trualli

 

 

 

Share This Article
28 Comments
  • Po te kete me te vertete drejtesi ne Shqiperi ketij legeni duhet ti hidhen çelsat ne det . Te flasesh me shume per kete person eshte e kote sepse eshte vetem nje hajdut ordiner i cili ka perfituar vetem nga mungesa e ligjit . Te gjithe ata qe perpiqen te paraqesin ne media kete qen bir qeni si njeri te mire dhe te pakorruptuar, jane te gjithe ata qe ky langaraq i ka mbajtur mbrapa si legena ,sepse Vlonjatet e vertete dhe te ndershem e njohin mire kete bastard se kush eshte .

    • ne detin duam,ti thua te hidhen çelesat ne det,terbaçiotet kane marre nga uji i ftohte e deri ne jonufer,tani po te hedhim çelesat e shpetimit ata do ta quajne pronen e tyre dhe detin,

      • Ketu ka dicka, edhe nqs eshte e vertete ajo qe thote Prokuroria , prape leja nuk quhet e dhene,
        sepse duhet te plotesosh edhe nje leje tjeter te dyte qe te fillosh punimet ne terren

        Ndaj , kjo qe thote prokuroria edhe sikur te jete e vertete nuk quhet leje per ndertim objekti .

        Nga ana tjeter nqs ka fallsifikim prokuroria te beje verifkimin shkencor te shkreses duke e cuar ne labrator qe te kuptohet diferenca ne kohe e shkrimit te fallsifikuar ……

        Aq me teper pastaj Shpetimi ka bere edhe nje shkrese ankese kunder filllimi te punimeve ne keto 2 objekte

        Pra keto ankesa e hedhin poshte edhe ate gjysem leje te dhene

        Natyrisht mua nuk me pelqen Shpetimi , se nuk di te drejtoje dhe eshte shume deficent, dhe pa kurajo kur i ka dhene lejen pallatit te Bashes
        (dhe pikerisht per kete leje duhet te denohet penalisht Shpetimi dhe gjithe anetaret e KRT -se)\
        por ne kete rast duket tendenca e Prokurorise

  • SHpetim gjiken e kam kosideruar si person me autoritet si person me moral te paster politik dhe ekonomik por keto qe jam duke ndjekur ne shtyp e ne medjan elektronike me kane prekur jashte mase.Pergjigja qe ka dhene ku ka folur me nje fare kopetence se jam i paster. le ta shpresojme te tille. edhe une keshtu e kam deshiren.Por ne te kundert ne qofte se organet e drejtesise kane iformacjonin e plote te sigurte pa ndonje nderhyrje nga jashte nuk do ta quanja te drejte. SHume here populli theret per drejtesi dhe kjo duhet zbatuar me perpikmeri qe ti pritet ruga ceshtjeve abuzive f a l e m i n d e r i t kush me ka kuptuar

  • shpetim……………………….ke felliq veten tende ne rradhe te pare, miqte e tu kudo qe ndodhen,kesaj rralle nuk po te pershendes se kam ra mrena, te vendi sapunit.

  • Kam bindjen se “Drejtesia” ne Vlore, si ne gjithe Shqiperine, eshte FALANGE BERISHISTE”! “DEMI kapet per BRIRESH e jo per Bishti!” Shpetim Gjika ne Vlore ka marre Mandatin e TRETE si Kryetar Bashkije nga MAZHORANCA e ketij Qyteti! Une i perkas Mazhorances. Vleresoj perkushtimin e Sh.Gjikes vecanerisht per Festen e 100 Vjetorit te PAVARESISE! PA ASNJE LEK nga Qeveria BERISHISTE, Shpetim Gjika e Organizoi dhe e Realizoi ate me SUKSES! Ky eshte Fakt qe e deshmuan Qindra MIJE Shqiptare te ardhur ne ate FESTE edhe nga TROJET Shqiptare ne ballkan e me tej. Me “DEMIN” e Lulushit tek Tuneli nuk po merret “DREJTESIJA”! Deri KUR?!

  • shpetim gjika e tregoi veten ne kete rast si mosperfilles i te majtes dhe si sherbetor i lul sales.duhet ti vije turp nga votuesit e majte qe e uli veten ne nivelin e tij

  • Po pse i turreni kaq shume Shpetimit .Ky i perket brezit qe polli politika Nano-Berisha. Rrumpalle ishte kush kishte ne dore pushtet .Bene sa bene te Nanos filluan te Saliut .Sofrra e qorrave sa vinte e shtohej .
    Sipas jush cte bente i shkreti Shpetim te linte menjan lumin e parave dhe ai vetem ti nemeronte pa u lagur !!!. Sigurishte ai ka pergjegjsi .Ne keto pozicjone sote apo neser do dalin ne drite sullumet .Nuk ka gje te shkruar por populli i di dhe i perserit ne cdo moment kur behen bashke .
    Para dy vjetve mora pjese ne nje vaki dhe si zakonishte debati politike ndizet menjehere Nuk me erdhi mire qe mesova nga goja e moshave te ndryshme se Shpetimi, si i sukseseshem ne punet e PS ne Vlore dhe Qarke, kishte dhe shume afere korruptive.Kur me pyeten se cmendim kishja u vura ne pozite te veshtire .Degjoni ju thash: Ne Vlore cdo gje qe behet si e mire dhe e keqe mesohet shume shpejte .Nuk ve ne dyshi ato qe thoni por per figura te tilla qe jane ne pushtet kushdo qofte me apo pa merita duhet ta thote fjalen ligji .O..ooo.Mu hodh nje profesor .Lere ligjin se nuk ngjite ne Shqiperi Vazhdova. Nese ligji nuk ngjit ka shume forma te tjera qe veprojne.Cfare, u hodhen te gjithe .Te ngrihemi e te protestojme .Profesori e mori perseri fjalen .Pak kemi protestuar sa jemi perveluar .I kane mbytur protestat duke i blere e joshur me vende te majme .Po te degjonin ,sidomos keta te Saliut ,humbisje dhe vendin e punes .Une i shohe ne shkolle .Jo vetem mesuesit por dhe nxensit jane kthyer ne informatore te krerve te partive .Ka aq shume spiuna sa nuk ta pret mendja .
    Ctu thoshja .Ndihesha i dobet tu kendervijesha ne grup .Per tu shkeputur nga kjo situat kerkova leje nga i zoti i shtepish qe i kishte rene halli .Ku dua te dal .Do ti kemi neper kembe edhe per nje kohe anomalite qe rrjedhin nga nje Shtet i dobet ligjerishte .Po pse vetem Gjika eshte ne keto pozicjone ?Cdo dite degjojme e lexojme nga medjat per skandalet e qeverisjes e per persona te implikuar ne afere korruptive .Levizja protestuese e te rinjve qe filloje me kundershtimin e armeve kimike te mos rreshti dhe per gjemat e medhaja te pushtetarve .Vetem keshtu do ti japim fuqi ligjit te veproje pa u vene ne medyshje ,ka apo nuk ka faje x,y, Saliu ,Luli,Bode ,Gjika e gjithe atyreve qe u ka dal kallai i korrupsjonit.

  • po beri drejtesi gjykata e albanistanit VLORE shpetim terbacit duhet tja hedhin celsat ne kanal te otrantos, me gjithe mustaqe.

  • Gjykata e Vlores eshte gjykata me e koruptuar qe ka pare ndonjehere raca njerezore ne keto ane. Shpetim mustaqemuti ka bere gati tufen e shendoshe me euro dhe per fatekeqesine tone do Tia hedhi dhe kesaj radhe. Cfare do te beni ju qe Vetem te llomotisni dini bashke me mua vet..??

  • Meri kush e di sa trashe e ke xhamin e Syzeve ti qe nuk e shikon si eshte katandisur qyteti. Po shkaterohen objekte te Tera dhe duket me I bukur se para 10 ditesh.
    Ose Je Kokra e serviles , ose Kokra e katundares ,ose te ka dhene Shpetimi ndonje kiosk te vegjetosh

  • Z. Dike Mullari me fal Mullai. Duhet te jesh kusheri me Mulla Omarin ti. Nese ti miku I’m nuk e shef dot si eshte katandisur Vlora qe eshte nje qytet I kompletuar gjeografikisht, ku Mali puthet me detin, ka Lagun, ka ishull, ka gadishull, pyje, te gjitha jane trajtuar ne menyren me mizore, vlora kete vere ka ardhur era mut miku I’m qe nga Kalaja e deri ne Skele qe eshte zona me e frekuentuar. Me fal po ti jovetem qe e ke shume te trashe xhamin e syzeve te qorit, por I ke te maskuara si syze dielli.
    Dhe nuk ka rugaceri ketu, por kjo administrate e Vlores eshte nje plere gjigande qe nuk e pastron dot as gjithe buxheti i shtetit, Jo me I Vlores .

  • E turpshme frika e drejtësisë në Vlorë! Gjika,nëse ka shkelur ligjet dhe mjafton Hoteli i vjerrit të Bashës,duhet të denohet po në Vlorë dhe nëse nuk është dakort ta anikmojë dënimin.Nëse është i pafajshëm duhet drejtësia e Vlorës ta shpall! Antidemokratike veprimet e drejtësisë se Vlorës të cilat dobesojnë shtetin dhe japin imazhin e frikës atij! Perpara ligjit të gjuthë të barabartë!

  • Po le te nxjerrin nje altoparlant jashte gjykates qe te degjojne shoket e Sh Gjikes se cthuhet brenda ne gjyq ! Keshtu benin edhe te paret e Gjikes kur denonin hajdutet ne Vlore , te kinema Perlat Rexhepi psh .

  • GJIKA NUK KA VETEM ATE DOSJE .NJE TJETER DOSJE DUHET HAPUR PER NDERTIMET QE JANE BERE NE SKELE NE KRAHUN E PORTIT TE VJETER VLORE SI 2 HOTETLET DHE 2 PALLATET ME TYNEL .KJO I KAZENE FRYMEN GJITHE SKELES PER TE DALE NE DET SI KA QENE ME PARE PRONE E SHTETIT PASI KA QENE PORT ME ZYRAT E TIJ.

  • Turpi eshte i Edi Rames qe bashke me Gjiken ne fshehtesi bejne presion gjykatesve si dhe kenge folk keta kriminele.Ky eshte shteti i Edi Rames

  • Me sa duket:- Ne VLORE, dhe jo vetem, “DREJTESIA” NUK eshte DREJTESI!!! 1 MILION votat e 23 Qershorit, se pari, KERKUAN te PASTROHET Sistemi i Drejtesise. Nuk mjafton vetem me KANCELARET! Do te Bindemi kur para DREJTESISE te PERBALLET KRYE/KRIMINELI,HAJDUTI,VAMPIRI B..ISHA. Ai eshte PESHKAQENI, pastaj vijne CIRONJTE.

  • A ca te degjeneruar jane keta gjyqtaret eVlores ….Si ore paskeni frike ju ,…hahahahahah sa per te qeshur ..Ju paskeni frike mos ndodh gje ??? Po pse mor burra simpatntizantet e Gjikes jane goxha burra …..Po ju nuk keni frike nga te afermit e”krimineleve “…..qe i denoni aq shume …apo se nuk kan tju paguajne ….ata dhe se cani koken …se te guxojne te shkretet te flasin se fordi policice pas dere eshte …..Mendoni se ja hidhni ketij populli …….Pse do te keni frike …perkundrazi ju duhet tju lavderojne …..se do vini drejtesine ne vend ………….A mor qyqare a ,,,,KOHA DRIDHET E PERDRIDHET ,DO VIJ KOHA QE DO TE ZGJIDHET
    DHE NGA SHPORTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *