Rinia e Tiranës hapi një dritare për në BE

Ornela

Nga EPIDAMN ZEQO

Çuditërisht, ishte Presidenti Makron, i zgjedhur nga shumë njerëz me premtimin për të shpëtuar Europën nga Marine Le Pen, i cili në dukje i dha një goditje vdekje-prurëse procesit të zgjerimit të BE-së kur ai vendosi veton për çeljen e negociatat të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pozicioni revizionues i Presidentit Macron është kritikuar shumë nga kolegët e tij, veçanërisht nga Kancelarja Merkel e cila është pro status quo përsa i përket perspektivës Europiane të rajonit. Shumë aktorë dhe komentues e kanë quajtur vendimin e Presidentit Makron një “gabim historik”.

Në të vërtetë, në mënyrë të ngjashme me referendumin e Brexit dhe zgjedhjen e Presidentit Trump, ajo ka thyer pasqyrën (në këtë rast të perspektivës Europiane për rajonin e deklaruar në Samitin e Selanikut në 2003).

Duke thënë këtë, shpresat e integrimit nuk kanë vdekur ende, veçanërisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, e cila sapo është shpallur fituese e titullit Kryeqytet i Rinisë Europiane 2022, njoftuar të enjten në Amies (fitues i titullit për vitin 2020) ku ishe i ftuar Presidentit Makron. Programi i Tiranës për vitin 2022 me sloganin Aktivizohu (link https://ëëë.youthforum.org/meet-european-youth-capital-2022-short-listed-candidate-cities ) shkruar nga organizata rinore dhe mbështetur nga Bashkia e Tiranës, u gjykua si fituese nga juria e pavarur kundër aplikimeve të tjera konkurruese të qyteteve finaliste, tre prej të cilave janë në BE: Baia Mare (Rumani), Poznań (Poloni), Varaždin (Croatia), dhe Kazan (Rusi).

Kjo është një mundësi unike për të rritur shkëmbimin ndërkombëtar të të rinjve në Tiranë, dhe për të financuar projekte rinore përfshirë ato ndërkufitare.

Në mënyrë të veçantë ndihmon në aktivizimin e të rinjve të Tiranës (vendimmarrësit e ardhshëm të Shqipërisë) për të marrë pjesë në politike, për të përqafuar diversitetin dhe vlerat europiane, për të krijuar një ekonomi inovative duke mbrojtur mjedisin në të njëjtën kohë.

Tirana KRE 2022 tregon gjithashtu rolin përcaktues të qyteteve si Tirana dhe Shkupi në procesin e integrimit të vendeve të tyre në BE.

Duke zhvilluar një qytet gjithëpërfshirës, duke ​​angazhuar rrjetin e qyteteve binjake dhe të partnerëve për të adresuar sfidat e përbashkëta urbane, dhe me vendosjen e fëmijëve dhe të rinjve në fokusin e zhvillimit të qëndrueshëm të Tiranës, Bashkia dhe Kryetari Erion Veliaj kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë për të përmirësuar. Imazhi dhe reputacioni e Shqipërisë në Europë.

Vitin e kaluar, unë shkrova një artikull mbi sfidat e shumta të Shqipërisë për anëtarësimin në BE (link: https://neëeasterneurope.eu/2018/08/29/albanias-many-eu-challenges/ ) duke paralajmëruar kundër tendencës për t’u përqendruar në procesin teknik i cili menaxhohet nga institucione mbikombëtare si Komisioni i BE-së dhe Parlamenti, duke injoruar rolin përcaktues të procesit politik të menaxhuar nga institucione ndërqeveritare si Këshilli i BE-së.

EPIDAMN ZEQO

Fokusi te procesi teknik ka krijuar qartësisht një pikëpamje miopike për sfidat e rajonit pasi shumë aktorë nuk e parashikuan paradoksin aktual.

Nga njëra anë, institucionet mbikombëtare të BE-së kanë gjykuar, bazuar në një metodologji transparente me tregues, që si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut plotësojnë kushtet teknike (p.sh. Vetingu gjyqësor) për të filluar menjëherë negociatat e pranimit.

Nga ana tjetër, Presidenti Makron ka gjykuar, mbase bazuar në llogaritjet politike vendore, që të dy vendet nuk i plotësojnë kushtet dhe se kushtet janë gjithsesi të papërshtatshme. Ironike që Franca ka kundërshtuar rekomandimin e Komisionit sepse herën e fundit që bëri kështu ishte të që shpejtohej, jo të ngadalësohej, anëtarësimi për shtetet e Ballkanit Lindor të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007.

Për më tepër, Franca me “Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor” duket se është më e shqetësuar nga angazhimi i Gjermanisë në rajon duke forcuar rolin e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), në vend se të ofrojë një proces të ri të zgjerimit për të përgatitur më mirë vendet kandidate për anëtarësim.

Presidenti Makron duhet të konsiderojë se problemi i vërtetë nuk është ndikimi i fuqive të huaja në rajon, por që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shtet-kombe krenare europiane të cilave po i ndalohet hyrja në Bashkimin Europian.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të organizohen ashtu siç bënë Europianët qendrorë me grupin Vishegrad në fillim të viteve 1990 për të kërkuar ribashkimin sa më shpejt me Europë.

Të rinjtë e Tiranës dhe të qyteteve të tjerë të rajonit dhe të Europës duhet të fuqizohen, në mënyrë që të ndihmojnë në ndërtimin e qytetit, vendit, mjedisin, në të cilin do të dëshironin të jetonin sot dhe nesër.

 

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *