Basha takim me drejtuesen e CDU: Të angazhuar për Reformën Zgjedhore

Leda Hysa

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar në Gjermani me kryetaren e CDU-së, njëherësh edhe Ministren e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

Gjatë bisedës, kyredemokrati Basha ka folur mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ndërsa i ka theksuar zyrtares gjermane angazhimin e PD për reformën zgjedhore.

“I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që CDU i jep Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E falenderova kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik, zbatimi i të cilit do të ndihmojë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke hapur vende pune me paga dinjitoze në veçanti për të rinjtë”, shprehet Lulzim Basha.

Kreu i PD thotë se sapo PD-se t’i besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune.

“Përparësia jonë është që të rinjtë shqiptarë të kenë të gjitha mundësitë dhe të zgjedhin të ndërtojnë te ardhmen në Shqipëri”, shkruan Basha në Facebook.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Lulezim Basha kur del jashte SHqiperise qendron gatitu dhe pergjigjet :”Siurdhon”Kur vjen ne SHqiperi shkon I raporton Saliut per gjithshka ,qe I vendosin nderkombetaret :Saliu I pergjigjet:Jo ne asnji menyre,s’ka me mue ti e din shume mire mue me thone Sali-Berisha ,Lul ,prandaj pervishu se Edvin Kristaq Rama vetem me dhune rrezohet ndryshe nuk ke per tu ba K/minister .Dhe Lul ate qe ka brrockullitur ne GJermani e hedh poshte dhe del ne greve me granata -Molotov para k/ministries dhe vazhdon refreni Rama-ik ku kohet e fundit buchiti te Arena -Kombetare ,hajde shtet -hajde,mjere shqiptareve qe u ka rene per hise se keta per vehten e tyre rrojne si-pashallare apo si sheike kurse per popullin thone :Sa te urte qe e kemi ,dele,na ndjek nga pas ,sa here na duhet bile japin edhe jeten ,ashtu si dhane me 11-janar para k/ministries kur une isha Minister I Brendshem s’ka me mue une zbatoj udhnat e Saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *