Ky është momenti kur Europa Perëndimore duhet të kuptojë…

J L

Katerina Kolozova

 

Ky është momenti i duhur kur Europa Perëndimore duhet të kuptojë se ka më shumë se një mënyrë për t’u bërë europian.

Më 18 tetor, Franca ishte e vetme në kundërshtimin që i bëri pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të BE-së, si Donald Tusk, Jean-Claude Junker dhe Komisioneri Johannes Hahn shprehën keqardhje ndaj vendimit të qeverisë franceze.

Studiues dhe vëzhgues të ndryshëm e përshkruan votën e Presidentit francez Emmanuel Macron si një “gabim të madh”, analizon Katerina Kolozova.

Justifikimi që z. Macron i bëri “jo-së së tij historike” në pranimin e hapjes së negociatave të pranimit të dy shteteve të mësipërme ishte se ai nuk mund t’i siguronte njerëzit e tij se gjithçka “po shkonte vaj”, sa ai të pranojnë të hapë negociatat, kur ndërkohë numri i shqiptarëve që po aplikojnë për azil në Francë po rritet nga dita në ditë.

Kjo frikë e imigracionit nga brenda Europës nxjerr në pah faktin se jo të gjithë europianët shihen si të barabartë, p.sh., disa europianë janë dukshëm më europianë se të tjerët.

Nuk është çudi që instrumentet dhe nismat e ndryshme që kanë qenë pjesë e procesit të integrimit europian quhen “Europianizim”.

T’i përkasësh të njëjtit kontinent dhe të ndash trashëgimi kulturore të ngjashme, mesa duket nuk është ajo çka europianizmi do të thotë.

Përkundrazi, elementet që të bëjnë një europian të vërtetë, duket se ende i përkasin një shteti kapitalist dhe neoliberal të pasur, veçanërisht një fuqie të mëparshme koloniale, e cila ende gëzon disa përfitime pas koloniale.

Të gjitha shtetet ish-komuniste të këtij kontinenti pritet të imitojnë këtë model përmes procesit të ashtuquajtur të integrimit, duke miratuar “masa”, “instrumente” dhe “reforma” të diktuara nga teknokratët perëndimorë. Premisa e këtij procesi tradhton një supozim të fshehtë në lidhje me tendencat drejt shkeljes së ligjeve dhe korrupsionit në vendet e Europës Lindore, dhe veçanërisht Ballkanit.

Ashtu siç e ka theksuar edhe historiania bullgare, Maria Todorova, në librin e saj “E ardhmja e Ballkanit”, Europa Perëndimore e ballkanizoi Ballkanin në të njëjtën mënyrë siç veproi edhe me Lindjen (këtë teori e mbështet edhe Edward Said). Pas pohimit të këtij mendimi, për disa europianë mund të jetë krijuar perceptimi se znj. Todorova ka shkruar nga këndvështrimi i një “emigranteje” potenciale. Por ajo na siguron se ka shkruar nga këndvështrimi i një qytetareje europiane.

 “Në të njëjtën kohë, si pasojë e bindjeve të majta, pranimi im për të qenë një europiane e vërtetë, mund të tingëllojë për shumë të majtë, si një tradhti ndaj idealeve të këtij krahu politik, që zakonisht është shumë europskeptik. Sidoqoftë, kjo nuk është tradhti e asnjë lloj forme dhe ne nuk duhet të harrojmë se socializmi si ide bazohet në modernizmin europian. Unë u rrita në Jugosllavinë socialiste, ku edukimi ynë dhe i gjithë këndvështrimi ynë mbi botën, sidomos për shkak të inkuadrimit të tij ideologjik, ishte europian sa i takon traditës dhe vizionit të së ardhmes.

Për më tepër, teksa e forconte brandin e vet të regjimit socialist, Federata jugosllave ishte mjaft e hapur ndaj Europës Perëndimore dhe u krijonte mundësinë qytetarëve të saj që të lëviznin lirisht në Perëndim. “Pas shpërbërjes së saj, të gjithë banorët e Jugosllavisë menduan se do të hynin menjëherë në Bashkimin Europian, sepse, në fund të fundit, ata ishin europianë, ishim nga Europa dhe gjithmonë kishin menduar se ishin pjesë e saj”, u shpreh znj. Todorova. Ajo thotë më tej se “kjo ishte një pritshmëri më se spontane dhe ne u ndiem të gjithë të tradhtuar në momentin kur në vitet 1990, BE-ja na kërkoi që t’i nënshtroheshim ‘europianizimit’ para se të quheshin zyrtarisht ‘europianë’. Ndiheshim të poshtëruar por duhej ta pranonim këtë ‘shuplakë’ nga vëllezërit dhe motrat tona më të sofistikuara, më të zhvilluara dhe më të pasura nga Europa.

Ne filluam t’i referohemi “demokracisë së tyre të përparuar” sikur të ishte modeli më i mirë dhe i vetëm drejt mirëqenies dhe zhvillimit të mëtejshëm (i cili kohët e fundit është vërtetuar se është shumë më i prekshëm, i paqëndrueshëm dhe i ndjeshëm ndaj sundimeve të ekstremit të djathtë). Por, aq e fortë ishte trysnia e europianizmit, sa ne vërtet filluam të besojmë në inferioritetin tonë të lindur.

Prandaj, ne ndërmorën rrugën e transformimit kolosal, çmontuam sistemin tonë socialist, privatizuam të gjitha industritë tona, shkurtuam buxhetet për shërbimet themelore si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, mësuam se si të jemi konservatorë të vërtetë, duke braktisur idealet e barazisë gjinore dhe sekularizmin e fortë që i kishim trashëguar nga gjysmë shekulli socializëm.

Mbi themelet e një sistemi tjetër, edhe pse bëhej fjalë për një sistem të zhvilluar dhe në mes të situatës kaotike që sollën vitet e konfliktit, ne pritej që të ndërtonim nga e para një demokraci liberale, plotësisht të zhvilluar perëndimore, edhe pse ne po përballeshim me barrën e rëndë të thellimit të nivelit të varfërisë dhe të traumës që na shkaktoi një transformim i tillë.

Shoqëria jonë po shkatërrohej, ndërkohë që ne pritej që të ndërtonim një shoqëri të re, të krijonim institucione të reja dhe të formësonim një mentalitet të ri, sikur të kishte diçka thellësisht të gabuar ose ‘jo-europiane’ në lidhje me mentalitetin tonë të mëparshëm”.

Ky proces gjatë të cilit shkatërrohej një sistem i mëparshëm dhe ndërtohej një sistem krejtësisht i ri, u quajt me eufemizëm “tranzicion”. Ashtu siç shumë prej nesh mund të kishin parashikuar, një proces i tillë nuk u krye as brenda një kohe shumë të shkurtër dhe mbi të gjitha, as në mënyrë të suksesshme, sepse konkurrenca nuk ishte aspak e drejtë.

Hapja e tregjeve tona drejt kapitalizmit të zhvilluar të Perëndimit dhe ndërmarrja e reformave neo-liberale i shteroi burimet tnjerëzore dhe ekonomike ndërsa ne vazhdonim të përpiqeshim me të gjitha forcat tona. Ndërkohë, ndikimet konservatore “jo-europiane” u përhapën kryesisht në rajonet laike dhe ato multikulturore të ish-Jugosllavisë.

Forcat e tjera gjeopolitike, ndikimi i të cilave e frikësonte BE-në si Rusia, Kina, Turqia, Arabia Saudite, etj, arritën të ndërhyjnë dhe sabotojnë procesin e panevojshëm të “europianizimit”, që Perëndimi e kishte kërkuar me aq insistim. Në këtë periudhë të gjatë pritjeje, teksa ne bënim hapa para dhe mbrapa në Dhomën e Pritjes së BE-së, nisëm dalëngadalë “t’i largoheshim europianizimit”.

Sot, pas gjithë asaj që ndodhi, është e qartë se BE-ja nuk do të arrijë stabilitet dhe prosperitet, vetëm nëse ajo do të përpiqet të krijojë një territor me të vërtetë të unifikuar në kontinent. Bashkimi i territoreve të pazhvilluara, që nuk janë pjesë e BE-së dhe janë ende të hapura ndaj ndikimeve konservatore “jo-europiane” do të shoqërohet, në mënyrë të pashmangshme, me pakënaqësi të shumta.

Në mënyrë që Bashkimi Europian të arrijë të funksionojë ashtu siç duhet, ai duhet të rikrijojë fillimisht veten.

Në vend që ta shohë veten si një klub elitar, ai duhet të përdorë një qasje gjeopolitike më integruese dhe të pranojë faktin se mund të bëhet shumë më shumë se sa thjesht nocioni i “Europianizimit”.

Katerina Kolozova është profesore e filozofisë dhe teorisë politike në Maqedoni

 

j.l./ dita

 

Share This Article
11 Comments
  • Si arriti BE te ballkanizoje Ballkanin? Teper thjeshte. Duke e mbajtur kete Ballkan nen tutelen e mediokerve karagjoze te tipit Johannes Hahn kryekomisioner i zgjerimit imagjinar te BE, ose Mogjherineve morracake qe benin politiken e jashtme te BE. Ky soj mori ne patronazh Ballkanin prej vitesh duke e dirigjuar me gjithe idiotesine e tyre ne pseudo-reforma deshtake. Kjo sere politikanesh pa asnje bosht orientimi por vetem me yll polar nje politike sorosiane te shprishjes identitetit europian dhe kthimit te Europes ne EuroAzi duke i prire mbushjes saj me afrikane aziatike, por duke i mbajtur ballkanasit si qytetare te dores dyte.
    Ballkani mbahet ne ballkanizim nga tutela e BE nepermjet qeverive lakeje te Brukselit. Ky Ballkan do europianizohet vetem kur ti shpetoje kesaj tutele qe ne fakt po ballkanizon dhe vete ate qe akoma quhet Europa Bashkuar. Vetem kur Ballkani te qeveriset nga qeveri ballkanike qe shohin jo nga Brukseli por nga interesat e vendeve te tyre, atehere ky Ballkan do ti shpetoje ballkanizimit dhe do ti perkase Europes si pjese reale e saj qe eshte.

  • Ballkanizim Ballkani? Doesn’t make any sense! Ballkani ka qene dhe eshte Ballkan per mijera vite. Nuk po kuptoj ku hyn BE-ja ketu, qe ka disa dhjetra vite ekzistence.

  • A se harrova te shtoj dicka. Civilizimi dhe historia Europiane filloi nga Ballkani, nderkohe kur te ashtequjturat vende te medha te BE-se, jetonin ne epoken e gurit ne vrima shpellash.

    • Mire e ke ti Genti, ama per popullsine me shumice injorante te vendeve te BE-se, nuk u intereson kjo gje. Shohin qe kemi dekada qe nuk dime te bejme shtet, korrupsion deri ne palce biles as plehrat nuk dime t´i heqim nga rruga.

      • Ne jemi te vegjel te ndryshojme ca gjera, sepse ata qe duan te na imponojne shkerdhatokracine e tyre, kane blere me perqindje politiken 30-vjecare Shqiptare, e cila gjoja nuk eshte aty ku duhet. Kjo absolutisht jo me emrin tim apo tendin, por me dhunen e parase apo ekonomise. Kush e pret parane ne kete bote dhe cila eshte axhenda e tyre? Aty do ta gjeni dhe pergjigjen. Prandaj edhe une nuk votoj kurre dhe rrefuzoj qe te perdoret emri im si pjese e nje populli, per popullin. Jam i qete. Te tjerat jane nje treg per tu shfrytezuar e nje loje, ku c’dokush ben zgjedhjen e tij, sipas atyre lakrave qe ka nen kafke.

    • Prandaj kemi ngelur ke koha e “civilizimit” te gurit ne, siduket e kemi nga traditat qe trasheguam,prandaj nuk ngjajme me ata te “vrimave te shpellave”por me ata te vrimave te halese

      • Per c’fare traditash Europiane dhe Europiane i thencin qe nuk jane aspak, dmth? Per traditen e LGBT-se, per traditen e bythes se kardashianeve ne instagram apo per traditen e heqjes se brekeve kundrejt cdo lloj majmuni qe te vjen ne dere? Po keto nuk jane traditat tona o mik. Ato tonat na dhane mundesine te mbijetojme me mijera vjet, keto te tyret do na shkaterrojne brenda nje gjysem shekulli. Merr e zgjidh sipas tregut.

  • Keni vrejt qe nga te gjithe shtetet e lindjes vetem RDGj u riabiltue sukseshem,pa njohur kete fare tranzicionit injroant raciste dhe hipokrit.
    Shtetet e BE e kryesisht Franca e kane marr zhvillimin nga pushtimet kolinalizimit te vendeve te botes.Ketu qendron dhe racizmi qe,popujt e tjere,keto perendimore i njehsojne inferior,sekondar te perbuzur.Por qe kane dhe nji fare friket sepse nga keto popuj mund te vije dhe shkatrrimi i tyre.Frika e tyre argumentohet me trashigimtaret e mbretenisa franceze nga i pari deri tek i fundit njeri ma i shemtuar se tjetri me qellimin per ta ruajtur pronen dhe fronin.
    Macroni i vetmi ciban i prendimit nji teoricient qe nuk ia din ku rrezulton praktika e teoricientllekut te tije.Kur zgjedhe nji baxhi per prodhim trashigimiet tregon qe asht i met dhe ne koken e tije nuk funksionon as instinkti fiziollogjik qe e gezojne dhe kafshet.
    Une nuk i humbi shpresat mbasi gjithe keto cudina qe ndodhin cdo dite ne bote bahen nga dhuntia qe ka shkrue Perendia per cdo njeri diten qe lind dhe cdo e bame mbi toke.
    Pra keto karvane njerzish te historise botes Hitler,Berishe,Macron etj etj jane te falur sepse nuk ka dite Zoti se cfare ka ba,ban e do te baje.Tashti dhe shpresa qe thath ma nalt del huq.

  • Balkanizimi eshte veshja me stereotipe negative , edhe pranimi i fjales balkan per kete pjese te europes juglindore !
    Pse zgedhin fjalin balkan e jo evrope julindore ?! Jo rastesisht siç e thot Zoja , po e perdorin per te na ´balkanizuar’ dmth me na mbajtur n’ate rreth stereotipe negative qe mbulon deshtimet e tyre , e sidomos jo deshiren e tyre me na pare si evrope , cka jemi deshten s’deshten keta.
    Eshte forma e kolonistit qe vjen me sjell ´civilizimin’ tek barbaret…
    po duhet vete t’ju imponojme ketyre shprehjen ´evropa juglindoré kur flasin per Balkani, po nuk kemi politikane ne nivel me va kthye shpinen kur perdorin fjalet qe kane ideolgjine e sunduesit e vete mos me perdor ate fjale ! Po ndoshta politikanet tone nuk jane te sigurt ne vetveti se jane evropiane sa e edhe vete zgedhin fjalen balkan ne vend te ev evropes juglindore?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *