Moikom Zeqo, një javë në shtëpinë e një gruaje holandeze

J L

Sindi Bego

 

Më 21 korrik 2018, Moikom Zeqo mori avionin nga Tirana për në aeroportin Orly të Parisit, ku e priste vajza e tij Kleitia.

Më pas, me tren u nisën drejt krahinës së Burgunjës, drejt stacionit të një fshati të largët të quajtur Larochemilay.

”Në një shtëpi të këtij fshati që nuk e kisha dëgjuar më parë, vajza ime dhe i shoqi i saj kishin marrë me qira një shtëpi dykatëshe me një kopsht magjepsës.

Qe një shtëpi e bërë nga një çift artistësh holandezë nga Roterdami”, thotë Zeqo.

Artistja që kishte jetuar aty quhej Janna Spil e datëlindjes 1952, 3 vite më e vogël se shkrimtari shqiptar, një piktore që kishte punuar aty në vetmi të plotë.

Kishte vdekur nga kanceri një vit më parë.

Tërë interieret e shtëpisë ishin me pikturat e saj, me një stil, që të kujtonte impresionizmin francez.

“Një koleksion mbresëlënës dhe i befasishëm pikturash që Janna Spil  nuk i kishte nënshkruar me firmën e saj.

Për të qenë përjetësisht në paemërsinë e një vetmie pa skaje”, thotë Zeqo.

Ai fjeti gati një javë në dhomën e saj plot libra poezie nga filozofë dhe albume arti, si dhe me CD muzikore.

Prania e saj, siç e quan ai, ishte absolute në padukshmëri.

“Natën s’më zinte gjumi, por s’pashë fantazma.

Dhe kjo qe më e padurueshme. Më torturuese”, kujton Zeqo.

Pikturat e Jannës janë plot ngjyra.

Në një faqe të sajën në internet gjen vetëm telajot që fshehin jetën e saj brenda, ndërsa shumë pak informacion mbi jetën e saj.

Por kjo piktore do të trazonte kujtimet tek Zeqo, i cili me kthimin në Tiranë do të rrëmojë koleksionet e vjetra të ditarëve, për ti sjellë copëzat e mbetura aq gjatë në kohë në një libër.

“Laborator i ëndrrës” quhet libri që na sjell shkrimtarin në moshën 20-21 vjeç, por dhe Moikomin e të gjitha moshave.

“Mbas kthimit në Tiranë zbardha këtë libër mozaik i përkorë dhe futurist i figurave, vargjeve të shkruara me shpejtësi dhe improvizim marramendës, shënimet e shkurtra, lakonike, kronologjike, të substancës kohore të vitit 1970”, thotë ai.

Libri fragmentar është shkruar gati 48 vjet më parë.

Copëza shënimesh që të çojnë pas në kohë dhe rindërtojnë Shqipërinë kulturore.

Ja çfarë shkruan në disa prej tyre:

“R.X më tha se vdiq Mark Gurakuqi, pedagogu im i letërsisë në fakultet. Nga zemra. E tmerrshme.

Herën e fundit e pashe në leksion.

Ndonëse i sëmurë ai e kishte përgatitur leksionin.

Fjalët e tij i kam të shkruara në fletore.

Fjalët e fundit.

Njëherë më kishte thënë “Jam koleksion sëmundjesh”.

E kishte frikë vdekjen.

E ndjente se do të vdiste papritur.

Vdiq 48 vjeç.

Kishte humor interesant në leksione dhe qe pedagog i mirë. I dashuruar dhe specialist i Mjedës”.

Një tjetër shënim thotë: “Në portin e Durrësit pashë një anije nga Panamaja.

Dikush kishte shkruar me bojë të kuqe në skafin në bashin e anijes “I love you”. “Unë të dashuroj ty”.

Kujt ia shprehte dashurinë ai që e kishte shkruar këtë, mbase marinari i panjohur?

C’ishin këto fjalë sublime?”.

Diku shkruan: “Avni Rustemi ka thënë: Rasti është Mbreti i Botës!

Sidomos në dashuri!”.

Aty është edhe poema që ka shkruar më 31 dhjetor 1970, ku në mënyrën e Utopive të mëdha ia ka kushtuar realitetit futurist të 30 viteve më pas, -domethënë më 31 dhjetor 1999.

Ndoshta kjo është hera e parë dhe e fundit që ka shkruar një poemë të tillë, e s’ka për ta shkruar më kurrë.

“Nuk mundem dot më kuptoni, nuk mund të përfytyroj çdo ndodhë në vitin 2038, kur mbesa ime të jetë 20 vjeçe.

Panteizmi shpirtëror është mjeshtëria ime.

Por do më braktisë se nuk do jem më gjallë.

Kjo vetëkuptohet”, thotë ai.

Por mbesa e tij Pandora që ai ia dedikon këtë libër, do të jetë duke shënjuar ndoshta ringjalljen e tij simbolike, përmes leximeve të këtyre teksteve që i kushtohen asaj.

Share This Article
7 Comments
    • Po atë thënien ‘rastësia mbreti i botës’, që gjasme e ka thënë A. Rustemi, kushëriri i tij, ku e ka gjetur vallë?! Avniu nuk ka lënë ndonjë rrjesht të shkruar, se kishte të tjera hobe, por dhe nëse dikush ia ka thënë Tovit, mirë do ishte ta rëfente. Jo për gjë, por shprehja është shumë e vjetër, nuk dihet prej qyshkur dhe deri më sot shumë e përdorin, por nuk e dinë kush është ai që e ka thënë i pari. Është një aforizmë, si të gjitha, që nuk kanë autor. Tovi si studiues i di mirë këto punë, por në këtë rast gjetkë e ka llafin. Ndoshta tek ‘heroizmi’ i kushëririt të tij, që si rastësisht i doli përpara tradhëtari ‘Toptani’ dhe ai i ndezur nga patriotizmi e vrau mbas shpine.

  • O Kinez Kosovar,
    Si emer e ke tamam, ndoshta nje magjyp Kosove, por ate “Molotov”, mbaje per vete, sepse flitet per Moikomin e Madh, o Kinez Kosovar. Nuk eshte ndonje i marre, por nje nga mendjet me te ndritura evropiane! Po ku ta dish ti, Kinez Kosovar, kur nuk ke mundur te lexosh shqip asgje!

    • O Za Zan Bu, ti mesa duket nuk e di qe babi ketij dijetarit europian ia ka vene emrin Molotov, e me vone e ka bere Moikom. Lexo pak me shume, nuk po them sa kam lexuar une, po aq sa te marresh vesh qe Moikomi ka qene Molotov. E dyta, une nuk e di ku e shef ndricimin europian te prralltarit Molotov, po nejse kjo eshte ceshtje shijesh.

  • O kinez kosovar-nuk ben mire qe mundohesh te tregohesh gjel me vellane tand apo ju KOSOT jua ka sterilizuar shqiptarine Milloshi……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *