Komiteti i Investimeve Strategjike, ka vendosur në prill të këtij viti të refuzojë kërkesën e kompanisë Mabetex të ish-ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli për një koncesion të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta me synimin e ndërtimit të pallateve shumëkatëshe dhe vilave në brendësi të parkut.
Vendimi, i cili u mor në bazë të një ligji kontrovers të quajtur “Ligji i Investimeve Strategjike” i vitit 2015, është firmosur nga kryeministri Edi Rama, por publikimi i këtij vendimi mësohet se është bërë vetëm pak ditë më parë, në nëntor 2019.
Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë e përshëndeti vendimin në një status në faqen e saj në Facebook më 22 nëntor 2019 si një “fitore e madhe përballë një kërcënimi të madh”.
Mabetex, një konglomerat shumëmiliardësh ndërtimesh nën pronësinë e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, propozoi fillimisht më 2017 synimin për të marrë tokën nën pronësi publike përgjatë bregut të detit pranë lagunës së Karavastasë në bashkinë Divjakë me synimin për të ndërtuar një seri pallatesh e hotelesh me vlerë investimi të premtuar prej 1 miliardë dollarësh.
Aktivistët mjedisorë protestuan ndaj planit duke e quajtur atë një shkatërrim për parkun kombëtar, një nga komplekset ligatinore më të rëndësishme në bregun e Adriatikut si dhe një nga pikat më perëndimore të banuara nga Pelikani Kaçurel, një specie vazhdimisht e rrezikuar të zhduket.
Për aktivistët, ishte veçanërisht shqetësuese përmasa e jashtëzakonshme e ndërhyrjes betonizuese në një park kombëtar, përfshirë pallate, rrugë e porte, në një zonë ku aktualisht gjenden vetëm disa ndërtesa një apo dy-katëshe si dhe disa lokale modeste peshkatarësh.
Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, “tipologjia e projektit të paraqitur nuk është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe legjislacionin për zonat e mbrojtura.”
Komiteti i Investimeve Strategjike është krijuar në bazë të një ligji kontrovers të vitit 2015 të quajtur “Ligji mbi investimet strategjike,” në bazë të së cilit, komiteti, i drejtuar nga kryeministri, i jep kompanive të caktuara privilegje të shumta, përfshirë privilegjin për të shpronësuar pronat private në rast se ato bien në llokmën e synuar nga investitori strategjik.
Vendimet e këtij komiteti teorikisht duhet të publikohen në një vend të veçantë të quajtur “regjistri” i investimeve strategjike. Siç vërehet në rastin konkret, ky regjistër nuk ka funksionuar përgjatë muajve të fundit.
****
Gjergj Erebara / BIRN

Ik ore z Bexhet , mos pefundosh edhe ti si ai bisesmeni ne Gjirin e Lalzit qe i thyhen kockat .I duan per vehten e tyre keta bandite te ketij tranzicioni post komunist .A nuk e shikon ,gjithe bregdeti eshte betonizuar nga keta per interesa te tyre ,me emra te tjere , te ndryshem ,si ne toke shteterore (qe i takon te gjitheve shqiptareve nga vermoshi ne konispol ) ashtu kane perlare edhe troje te pronareve private . Me ” “Bilioenerin ” MANE qe ja kane vene vete emrin per interesa te tyre keta bandille. me nje cmim 1 Euro per m2 ,ne perlen e bregdetit ne rreshtin e pare . Ku nuk e di ,po te hapi rubinetetin gjykata e Strasbourgut neser , falimenton shteti i dhjere shqiptar ,nga keta te pa pergjegjshem politikane .Kij kujdes z Pacolli me gjithe se keni pervoje shume te madhe , fatkeqesisht Shqiperia eshte e vetme dhe e fundit te rajonin tone qe nuk njihet prona ,shkelet me kembe brutalisht kushtetuta ,dhe jo si komshite tane ,Kosova ,maqedonia e veriut Bosnja ,Mali i zi dhe Serbia, dhe faleminderit ZOTIT qe skane keto probleme .Prandaj Zoti i nderuar Pacolli ……….???..
O ram po pse, eshte bizesmen shqiptar me 1 .000.000.000. Euro. Apo nuk do serbi dhe greku, se keshtu e keni katandisur shqiperin ju . Edhe santosin ata e vran se donte te hapte bank ne kosov dhe “shtetit” ton nuk i intereson fare . Qysh nuk i doli nje zot ketij vendi
Mos umerziteni , plani tash i pervetesuar, do na kthehetpo me investitor fuga and co!
Po gjynaf! Pse s’e prishet edhe kete pjese te bukur e te virgjer te Shqiperise! Ne antishqiptaret do t’ju pergezonim, sic iu kemi pergezuar edhe ne prishjen e plazheve te Durrsit, Golemit, etj. E c’na duhet laguna e Karavastase, pylli i Divjakes, bukurite e virgjera natyrore?! Prishini, qe edhe ne antishqiptaret te gezohemi, edhe brezat e ardhem t’ju mallkojne juve patrioteve-biznesmene-KCK! Na merzitet me kete lajm!
Këta komentuesit e mësipërm “adih”, “piktori i dështuar” dhe “lili”, kanë shkuar ndonjëherë në Divjakë ? E dinë ku është ‘Laguna e Karavastasë’ ? Po projektin e Pacollit e kanë parë ? A e dinë këta që Parku i Divjakës, ku përfshihet Pylli i egër i Divjakës dhe Laguna e Karavastasë është Parku Kombëtar më i madh i Shqipërisë ? Se ta dish edhe të kërkosh që ky Park Kombëtar t’i jepet privatit, atëherë je më antishqiptar se greku e serbi sëbashku ! More vesh o “piktori dështuar” ???
që ke të drejtë!?
nuk e diskutoj!!
POR shumë mundësi ka që ti bien këta me top më vonë!!
ndoshta pazulli,që nuk dua ta shoh me sy këtë hajdut të lindur,nuk ju ka dhënë aq sa i kanë kërkuar!!
të mos harrojmë se kemi të bëjmë me dy grupe hajdutësh këta të qeverisë tonë dhe pazulli ndërkombëtar,me drejtim rus!!
nuk ma merr mëndja ta kenë bërë për të mbrojtur karavastanë e divjakën!!këta i nxjerri rrënjës nënës së tyre për qindarka e jo më të mbrojnë divjakën!!
këta po na shesin shqipërinë e përfytro të mbrojnë divjakën!!
Mese do te jetojne shqiptaret ? Me Pelikanet kaçurela!! Me mushkonjat e kenetave dhe brektokcat e kanaleve te Divjakes? Refuzimi i investimit te Zotit Paçolli nuk ka te beje me ruajtjen e Lagunes, pasi ky investitor ka fuqi financiare, din dhe ruan natyren shume me mire se kane bere tere ndertuesit tane ne keto 30 vite.kudo ku kane ndertuar.. Duhet te jete ndonje arsye tjeter gje qe e tregon edhe vonesa ne marrjen dhe publikimin e vendimit.
O shqiptar, po pse ore, me turistat që vijnë për natyrën e egër, me pushuesit që kalojnë verën falas në plazhin e Divjakës, nuk jetohet ? Po çfarë përfitojnë shqiptarët nga investimi i Pacollit ??? Do punësohen disa pastruesë, kuzhinierë, kamarierë, banakierë, roje etj. Ata që kanë punojnë në lokalet e restorantet ekzistuese do shpunësohen, ata që punojnë për mbrojtjen e mirëmbajtjen e parkut do shpunësohen, shqiptarët duhet të PAGUAJNË Pacollin nëse duan të kalojnë verën në plazhin e Divjakës, dhe me kryesorja, shqiptarët nuk do kenë më Parkun më të madh Kombëtar. Çfarë fitojnë shqiptarët ?? Nëse Pacolli do të investojë, pse nuk shkon 50 km më tutje tek plazhi i Semanit, pse pikërisht tek Parku Kombëtar ? Pse o shqiptar ? Edhe shiko projektin para se të flasësh për mbrojtjen e natyrës nga Pacolli, shikoje një gjë, dreqi e mori, para se të diskutosh, mos fol në ajër. Shiko sa pallate do ndërtohen, shiko si shkatërrohet i gjithë ekosistemi me prerjen e pyllit, shiko çfarë i ndodh lagunës.
I nderuar Glaukias e kuptoj shqetesimin tuaj dhe e vleresoj shume. Projektin e Zotit Pacolli nuk e kam pare, por perse nuk publikohen keto projekte dhe nuk diskutohen publikisht permes medieve. Nuk besoj qe tere parku kombetar te jete dhene per ndertime. Zakonisht ndertimet behen buze deti ndersa prapa ruhet parku qe mbetet prone publike. Me sa kam informacion jane bere studime te thelluara e te financuara nga institucionet nderkombetare per ndertimet ne parqet kombetare te Velipojes, Divjakes, Qafe Shtames e te tjere. Edhe vete Kryeministri Edi Rama i ka nxitur keto studime qe te ruhet natyra por edhe te vihet ne sherbim te mireqenies ekonomike Nuk e di ne se eshte perfshire projekti i paraqitur nga Zoti Pacolli ne keto studime. Ne Shqiperi jane sulur tere ne bregdet ku punohet vetem dy muaj por harrojne se investimet ne male e ne agroturizem jane shpesh edhe me me shume vlere.
Nje shqiptar
a me të vërtetë e ke???
“Edhe vete Kryeministri Edi Rama i ka nxitur keto studime qe te ruhet natyra…..”????????
prit dhe pak kohë,dhe jam i sigurtë që ke për të humbur si shurra e pulës,kur ky ndyrësira ta gllabërojë këtë zonë për të cilën “ka nxitur studime për mbrojtjen e natyrës”!!ke për të humbur si “Nje shqiptar” e ke për të dalë si një kollovar që prapë ke për të mbrojtur “idenë fenomenale të dobiçit të burgajetit”,për gllabrimi ne “natyrës që duhej mbrojtur”!!
or naivë,foshnjorë me moshë stërmadhore,si nuk mësuat njëherë se qëni që ha një herë mut,nuk ndalon më së ngrëni!ju plaçin sytë dhe truri bashk me ta,a nuk e keni parë se çfar bën kur i futet interesit??nuk e kemi parë me stadiumin QEMAL STAFA,me teatrin,me balldrenin,me koncesionet e hidrocentraleve në valbonë e gjithandej??
me gjithçka!!
ky nuk ja ka dhënë hajdutit të kosovës se fitimi ka qënë më i vogël se ai që do ai dhe jo se i plas për divjakën!!
ky qën e bir qëni nuk e krruan bythën për tërë shqipërinë e jo më për divjakë e kar-a-vasta!!
ky po jep jugun gërkut ,ky ndyrësirë bashkë me atë idiotin president të kosovës u përpoqën të japin gjysmën e kosovës,kurse ti më vjen me “Edhe vete Kryeministri Edi Rama i ka nxitur keto studime qe te ruhet natyra”!?
eh çfar idiotësh,çfar demence partiake!!
Ketu duhet te kesh nenshtetesi serbe qe te kesh dyert e hapura per investime,dhe madje mos te paguash asnje cent taksa per popullin e mjere shqiptar.Antishqiptaret kane ne dore gjithcka dhe perdhunojne nate-dite nje popull te vdekur si i yni.Ramuti merr direkt nga Vucici urdher si te veproje ne te tilla raste.
O shqitare ,a ka mbete ndonje ne kete vende?po hicni ate emertim divjake,nga serbishtja diva i eger se mbetet gjithe kohes divjake,te eger.Po ku e gjene si ketu 80%toponime sllave,zoti u marrofte…
Glaukias @…….
Sinqerisht kam rrespekt per ty , qe e ngre me te madhe prishjen dhe betonizimin e natyres .Por mbi 80 % e bregdetit u betonizua , merdhifi u shkaterua ne kohe rrekord pa kritere ,ku une kam komentuar here pas here Ku Dako i Edver Rames ne durres, qe seshte me turizem ka kthyer e shkateruar ,dhe pa ironi ,sikur te vije India ,Kinezet e dreqi me te bire , nuk i mbush dot shtretrit ne “plazhin” e Durrsit pa te permendur se merr infeksion .Vetem kaq po te them sinqerisht ,brezat e ardheshem do na mallkojne per shkaterimin e natyres ,per vandalizmat dhe kane te drejte dhe tna lene pa varre .Dua te shtoj se jane ndertuar direkt ne det nga babezia e pa pare ,e ti leme vjedhjet e trojeve nga te “fortit ” bile bile edhe spangoja u ka munguar ,dhe as edhe nje here arkitektet shqiptare nuk i kane ngritur keto probleme ,ku me keqeardhje kane fjetur gjume .Me keqeardhje ti leme vjedhjet e trojeve ,por te pakten te mbahesh largesia nga deti ,dhe kjo do bente qe turizmi do i mbijetonte kohes sot e ne te ardhmen ,por tani ???11.Do te them edhe nje gje ,ti ,une edhe te tjere shqiptare do paguajme ne shekuj brez pas brezi pronaret e ketyre trojeve nga denimet e shtetit shqiptar pro pronareve nga gjykate e Strasbourgut ,Do me kujtosh nje dite e kjo do jete e shpejte dhe jemi si shtet ne prag te falimentimit total ,me keqeardhje . ???? Eshte punuar nga politikanet te te gjitha ngjyrave te hame sa te hame dhe pas nesh le te vije qameti ..Jam dakort me kritiken tende, por eshte shume vone .???Ju pershendes dhe rrespekt per ty ,sinqerisht .
Disa këtu komentojnë se pse nuk u lejua ndërtimi i Pacollit në Lagunë. Po këta do të ishin të parët që do të bënin namin po të lejohej ndërtimi duke mbrojtur natyrën. Botë e neveritshme e politikës!
uski
prit dhe pak dhe ke për të parë se sa kanë për ta “mbrojtur natyrën”!!
akoma nuk është bërë aeroporti i vlorës!!
pa të nuk ke shfrytëzim total!pa të nuk ke turizëm industrial!!
pazulli,u përpoq të përfitojë nga kjo konjukturë,pra shumë pak lëvizje(pavarsisht se për ne duket sikur kemi shumë turizëm)për ta quajtur “turizëm industrial”!!
me hapjen e aeroportit të vlorës do të kemi shumfishim të turizmit dhe për pasojë një kërkesë të madhe për hotele gjigante ku të përdoret “all inclusive”,pa këtë variant nuk ke turizëm industrial,në atë moment do të shohësh se si ka për “ta mbrojtur natyrën”ky dobiç!ky do të ketë pjesën e tij të majme në tërë ndërtimet!!
uski hotelet e sotme!?
kanë për të tu dukur is “kabinat e plazhit” të kohës së dullës!!
Kur një investim siguron rujtjen e ekosistemit dhe nuk e prek atë pse të mos bëhet? Bregu i Divjakës është i mrekulleshëm , detin dhe rërën i kanë të gjitha plazhet por ajrin e pastër të mrekullueshëm të pyllit nuk e kanë plazhet e tjerë. Për 50 vjetë toka i mer detit në këtë zonë gati një gjysëm kilometër dhe është krijuar një brez toke ku mund të ndërtohet pa dëmtuar pyllin dhe lagunën. Përkundrazi investimi do të sjell mirmbajtjen dhe ruajtjen e ekosistemit kur bëhet me përgjegjsi dhe jo në mënyrë barbare si është investuar kudo. Do të ishte një mrekulli turistike uniteti det, rërë, pyll, lagunë me një investim jo armiqsor ndaj eko sistemit bër nga Bexhet Pacolli dhe këtu fitojnë të gjithë kur këto konrollohen nga një shtet normal por jo nga shteti i mafiozëve të tipit Edi Rama apo Sali Berisha ose Ilir Meta që shikojnë xhepin e tyre dhe jo intersin e vëndit dhe popullit. Mbrojtja e ekosistemit është një prrall bajate e fabrikuar nga sharlatanët që kur del paraja s’ pyesin fare për natyrën as për njerzit.
Atje ka vend vetem per parate e krimit sepse nga keta trima merr edhe llokmen me te madhe
Pacoll ziu ka kursyer dhe ka menduar se Z Rama do t ja jape se e ka mik
Z Pacolli i vetmi mik eshte LEKU
dritan
me të vërtetë mendon kështu për pazullin
“Pacoll ziu ka kursyer dhe ka menduar”?
duhet të jesh naiv lali!
pazulli,ja di ermrin por e përçmoj,është i njëjtë me këta!nuk ka fuqi në shqipëri por paratë i ka bërë si këta!
korrupsion i gjallë!