Telebingo Shqiptare vijon të surprizojë lojtarët e saj.
Krahas çmimit të madh të javës që lamë pas, në shorteun e ditës së djeshme është fituar sërish makina “Hyundai”.
Por, surprizat nuk mbarojnë me kaq, pasi në shorteun e radhës kushtuar festave të nëntorit, Telebingo Shqiptare do të dhurojë një tjetër makinë, kësaj here bëhet fjalë për “Hyundai i20”.
Gjithashtu, shorteu i ditës së djeshme ka gëzuar me çmime të mëdha dhe dhurata me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend.
Sikundër është bërë traditë, përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, më pas me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, për të vijuar më tej me mijëra fituesit e shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.
Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Liza ka siguruar shumën pre 26,000 lekësh, Marseli 22,000 lekë, Arseni 23,000 lekë, Astriti 27,000 lekë, Fatmiri 102,000 lekë, Ariani 22,000 lekë, Enea 27,000 lekë, Rabia 23,000 lekë, Natasha 23,000 lekë, si dhe Kudrete 102,000 lekë. Të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Andin si fituesin e parë të lojës, i cili ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës, Petrinës. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare çmimin më të preferuara makinën “Hyundai”, të cilës i është bashkuar edhe shuma prej 25,000 lekësh. Lumturia ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Një tjetër fitues ka vijuar të luajë me lojën telefonike.
Me mbajtjen zarfeve më të preferuara, Xhevahiri ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Ndërsa fituesi i fundit i lojës telefonike krahas shumës 65,000 lekë, ka fituar edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,289,600 lekë lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 18806 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 450 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,080 lekësh.
Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.



