Nga Xhelil Aliu
Para pak kohësh Tv Top Channel transmetoi një emision të titulluar “Pushtimi i heshtur i Shqipërisë”, përgatitur nga gazetari i mirënjohur Marin Mema. Nuk është hera e parë që ky gazetar përcjell nëpërmjet emisioneve të tij probleme që janë tepër të ndjeshme për publikun shqiptar.
Por, sidomos ky që po i referohem, ishte një klithmë ulëritëse për ne të përgjumurit përpara shqetësimeve më alarmante për të cilat nuk duhet të na zerë gjumi. Po të ngriheshin të vdekurit nga varri, veçanërisht ata që kanë derdhur gjak e kanë dhënë jetën për mbrojtjen e identitetit tonë shqiptar, me siguri që do të na përzinin fare nga këta troje që na kanë lënë. Sepse, ndodhi ajo që ndodh gjithmonë në momente të tilla. Vëmendja e opinionit u largua totalisht, duke i servirur atij shfaqje të shpifura politikanësh që kacafyten e hahen mes tyre si qentë për kockat.
A thua se kjo është rastësore? Jo. Kjo bëhet sipas një regjisure të mirëmenduar, e cila ka në themel realizimin e ëndrrave të atyre që nuk e kanë dashur asnjëherë emrin shqiptar dhe Shqipëri. Nëpërmjet regjisë së tyre ata përcaktojnë linjat për ta larguar vëmendjen nga problemet alarmante të vendit, siç është edhe pushtimi i heshtur i Shqipërisë.
Ka 30 vjet me radhë që shqiptarët i shohin këta farë politikanësh që tallen e rreken mes njeri-tjetrit si qentë për kocka, duke e topitur mendjen e njerëzve, të cilët shohin përditë nëpërkëmbjen e nderit dhe dinjitetit të këtij vendi, tashmë të pushtuar heshturazi dhe tinëzisht nga Greqia. Dihet prej shekujsh që Shqipëria ka ndjellur orekset e lloj-lloj armiqve të saj, të cilët e kanë lakmuar për vlerat e shumta, për pozicionin gjeostrategjik dhe për pasuritë e jashtëzakonshme që gjenden vetëm këtu në këto troje.
Pushtimi i heshtur nga Greqia për ne nuk ka filluar sot. Që nga hapja e kufijve më 1990-n qarqet ekstremiste antishqiptare u vërsulën për të realizuar ëndrrat e tyre shekullore. Pati përpjekje nga më të ndryshmet, madje, deri edhe sulme me armë ku u vranë ushtarakët tanë mu në piramidat e kufirit. Mbase prej këtyre u frymëzua edhe një farë Kacifasi, i cili luftonte në këmbë me automatik si Rambo, kundër forcave shqiptare që mbronin rendin dhe ligjet e këtij vendi.
Dhe, donkishotizmi i tij, që i kushtoi edhe jetën, vazhdon edhe sot e kësaj dite me ditirambet që i thuren, me paradat e turpshme që organizohen për nderin e tij që nga Athina, dhe me trutharët e minoritetit që “hanë bukën e shqiptarit dhe bëjnë duvanë e grekut”. Unë i kuptoj shumë mirë Dulet, Barkat apo lundrat që paguhen shumë shtrenjtë për të bërë politikën e tyre këtu mu para hundës së shqiptarëve, para syleshëve të politikës dhe heshtjes së njerëzve të ndershëm që detyrohen të shohin e dëgjojnë mostra të tilla.
Por, që të ngrihen minoritarët e thjeshtë dhe të bërtasin se “kjo tokë nuk është shqiptare, por greke”, se “këtu kanë jetuar grekët den-baba-den”, kjo më duket se nuk ka vend fare se ku të rrijë. Dhe shteti ynë hesht përpara paradave të tilla të turpshme për një njeri që u vra se ngriti armën kundër tij. Nëse bëhet për hatër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, kjo duhet të jetë e dyanshme. Është e njohur shprehja “nevoja të çon edhe në derën e hasmit”. Jo pak bashkatdhetarë shqiptarë sot punojnë e jetojnë në Greqi.
Por, ata i janë nënshtruar tjetërsimit të identitetit të tyre, duke ndryshuar emrin, besimin, madje edhe kombësinë përpara kushteve që u vinte greku për interesat e tij shumë të hershme. Kjo gjë e ka bërë Seferin-Spiro, Zefin-Josif, Reufin-Vasil e me radhë. Fëmijtë shqiptarë që banojnë atje nuk po e mësojnë gjuhën shqipe. Madje janë jo të paktë edhe ata që nuk e dijnë që janë shqiptarë.
Ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve injektohet një ndjenjë urrejtje, tamam si ndaj një të keqeje të madhe. Për grekët, jo për të gjithë, por për ata me prirje ekstremiste, nuk ekziston asnjë besim tjetër përveç ortodoksizmit, të cilin kërkojnë ta shtrijnë me hir a me pahir, edhe atje ku nuk u takon. Një inxhinjere e besimit ortodoks jeton e lumtur me burrin e saj mysliman, ndërsa vajzat e tyre tashmë të rritura çuditen po tu thuash se ky është i këtij apo atij besimi. Sepse lidhje të tilla martesore mes katolikëve, myslimanëve dhe ortodoksëve, tek ne janë bërë dhe bëhen jo pak, pa u stepur nga paragjykimet mesjetare.
Mirëpo kur inxhinierja shkoi tek një i afërm i saj në Greqi, ai i kërkoi me insistim që të divorcohej nga burri mysliman, përndryshe nuk do ta pranonte në shtëpi. “Do të të jap çfarë të duash, të lë pasurinë si trashëgim, – i tha ai, – vetëm ndaje atë burrë!”. Ndokujt mund t’i duken absurde këto budallallëqe, dhe në fakt për ne shqiptarët janë vërtetë të tilla. Mirëpo, ja që në atdheun e Homerit, të Plutonit apo Sokratit, në vendin e korifejve të antikitetit të lashtë jetojnë edhe njerëz që janë kaq të verbër ndaj paragjykimeve dhe këto kërkojnë t’ua imponojnë me zor edhe të tjerëve.
Ithtarët e ortodoksizmit, nuk i kanë kursyer mjetet për arritjen e qëllimeve të tyre. Të gjithë jemi dëshmitarë të një etheje epidemike që u përhap para disa vjetësh për ta mbushur tërë Shqipërinë e jugut, madje edhe të mesmen, me kryqe gjigande që ngriheshin me shpejtësi nëpër kodra e male, diku tinëzisht e diku hapur, për të treguar se ato ishin territore të banuara nga ortodoksë grekë. Kryqe të lartë, shumë të lartë, lartoheshin përditë si për tu matur me pallatet shumëkatëshe ose me majat dominuese të terrenit, dukej sikur donin tu imponoheshin besimtarëve gati-gati me dhunë.
Para disa kohësh zhvillohej në shtyp një polemikë e ashpër ndërmjet At Nikolla Markut nga njëra anë dhe përkrahësve të Hirësisë së tij, zotit Janullatos nga ana tjetër. I pari mbronte idenë e një kishe ortodokse të drejtuar nga shqiptarët, kurse të dytët, ishin gati ta shpallnin armik At Nikolla Markun, për interesa që vetëm ata i dinë, si dhe t’i tregonin zotit Janullatos se sa besnikë ishin ndaj tij, a thua se ky i fundit kishte mbetur që ta mbronin këta mjeranë. Të vazhdosh të flasësh me shprehje të tilla si ”ti s’je i yni, s’ke punë me ortodoksët” e broçkulla të tjera si këto, do të thotë që të mos e dish, ose të mos e pranosh, se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Kush duhet të flasë për shqiptarizmën, more zoti teolog, për myslimanët, katolikët apo ortodoksët shqiptarë, nëse kjo nuk i takoka një shqiptari, siç shprehej atëherë një farë teologu. Kush do të flasë për Kishën Ortodokse Shqiptare, kur zoti teolog e ka më për nder që të flasë greqisht në shtëpinë tonë?
Problemi i Kishës Ortodokse nuk është thjeshtë i ortodoksëve dhe shqiptarët nuk mund t’i ndalojë dot askush që të shprehen për të. Populli ynë mund të ketë plot të meta të tjera, por lidhur me besimet fetare ai është ndër popujt më të civilizuar e tolerantë. Jo sot, por edhe shumë më herët, ne nuk i kemi parë besimet e ndryshme fetare si armiq të njëri-tjetrit. Përkundrazi, ne jemi dalluar për harmoninë dhe mirëkuptimin midis tyre. Shembujt që flasin për këtë janë të shumtë, deri edhe tek mos dallimi i besimeve në lidhjet martesore.
Sa i takon zotit Janullatos, të cilin e respektoj për shumë punë të mira që ka bërë, unë e kam shprehur edhe herë tjetër se, edhe pas afro 30 vjetësh, nuk e kuptoj dot ardhjen e tij që nga Greqia për të qenë në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Me iniciativën e tij u ngritën një mori kishash, edhe atje ku nuk ka fare ortodoksë. Kjo duket se nxiti edhe xhelozinë e komuniteteve të tjera fetare, të cilat u vunë në garë për të ngritur edhe ato objektet e tyre të kultit. Dhe të gjitha këto, në emër të besimtarëve! Është e nevojshme që të hiqet dorë nga mentalitetet e vjetra të imponimit me forcë të një besimi apo një tjetri.
Ndriot e filmit “Udha e shkronjave” nuk janë personazhe abstraktë, por njerëz konkretë, të cilët vazhdojnë të luftojnë me të gjitha mënyrat kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Armiqtë e shqiptarizmit vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet kur helmuan Petro Nini Luarasin, kur vranë Papa Kristo Negovanin, At Stath Melanin e shumë të tjerë. Qarqe të caktuara greke acarojnë nervat e shqiptarëve duke deklaruar se Himara do të meret me kryengritje.
Skenat e shëmtuara të dhunës që nuk kanë munguar në periudha zgjedhore, që kanë vazhduar me valëvitjen e flamujve grekë në tokat shqiptare dhe me mbajtjen e mitingjeve elektorale në gjuhë të huaj, janë remineshenca të kohëve dhe mentaliteteve të vjetra, kundër të cilave shqiptarët kanë luftuar jo pak. Ne e dijmë që këta lloj “trimash” veprojnë kështu se gjejnë terrenin e përshtatshëm, gjejnë njerëz të shitur, të cilët kanë edhe status të veçantë si kryetar partie, si deputetë apo punonjës bashkie etj.
Pikërisht prej këtyre ka ndodhur realisht edhe ai pushtimi i heshtur i Shqipërisë. Ky pushtim i konkretizuar me eliminimin e gjuhës shqipe në territoret shqiptare, me mbishkrime greke edhe atje ku nuk ka grekë, me buste kriminelësh që ngrihen për të cingërisur nervat e shqiptarëve të ndershëm, na bën të mos nanurisemi në përgjumje letargjike, por të zgjohemi duke sjellë në vëmendje gjithçka ka ndodhur e ndodh me fqinjët tanë jugorë. E dimë që ka jo pak nga ata që harrojnë, me ose pa dashje. Por shumica jonë i ka të regjistruara në memorje shembujt e shumtë të fyerjes, poshtërimit, dhunimit, madje dhe eliminimit fizik të djemve shqiptarë në Greqi.
A mund të harrohen ato sekuencat e kronikave televizive të 10-15 vjetëve më parë që tregonin atë djalin shqiptar që vraponte duke mbajtur kokën me duar, për tu shpëtuar goditjeve dhe handakosjeve barbare të një turme grekësh me sy të zgurdulluar, të cilët dukej sikur donin ta hanin të gjallë, vetëm pse ai ishte shqiptar dhe kishte guxuar të gëzonte për fitoren e skuadrës së tij ndaj asaj greke? Kjo urrejtje e “grekëve të fisëm” ndaj “allvanosëve të përbuzur” i mori jetën Gramoz Palushit në moshën 20 vjeçare.
Kjo urrejtje është përcjellë edhe në këngët rreshtore të ushtarëve grekë që kërkonin të bënin litarë me zorrët e shqiptarëve! Dhe këto janë pjesë e programit të stërvitjes së tyre të miratuar nga strukturat e larta të shtetit grek. Kjo politikë e mbushur me urrejtje e ka dhënë rezultatin e vetë, duke i kthyer në atdhe jo pak djem nënash shqiptare të mbyllur në arkivole, pa folur për shumë prej atyre që nuk u dihet as nami e nishani, duke mbetur pa një copë varr në këtë tokë. Si mund të harrohet ai djali mallakastriot i djegur tërësisht me napalm prej grekëve, të cilin vetëm rastësia e la me frymë, por të gjymtuar shumë rëndë!
Çfarë mund të thuash për atë fatkeqin që i dhanë të pijë me zor shishen me urinë dhe më pas ja futën shishen dhunshëm nga mbrapa, derisa e sakatuan për vdekje. Shqiptarët nuk e harrojnë atë burrin nga Berati që u lidh me tel pas pemës dhe u detyrua të shihte me sy të bijën teksa ja përdhunonin ushtarët. Madje në fund kërkonin me çdo kusht që edhe ai të kryente me të bijën aktin e turpshëm.
Shembujt e agresionit të grekëve ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve janë skandalozë. Me një regjisurë jo shumë profesionale, madje jo rrallë edhe amatoreske, ata bëjnë ç’është e mundur për ta kthyer çdo gjë shqiptare në greke. Ishte tepër flagrant ndërhyrja e konsullatës greke në kompetencat e policisë dhe prokurorisë shqiptare, duke pezulluar proçesin hetimor ndaj skandalit të varrezave të Kosinës së Përmetit.
Nuk besoj se kishte turp më të madh se zhvarrimi i atyre të ndjerëve pleq, gra dhe fëmijë të Kosinës, që ua lënduan kockat duke i nxjerrë nga varri për t’i regjistruar si ushtarë grekë të rënë në luftë me italianët në vitin 1940. Dhe zhvarrimet vazhdojnë ende edhe sot, duke ngritur varreza me kocka pa identitet, por që regjistrohen si grekë të rënë në luftë. E kam thënë edhe herë tjetër se ato varreza, objekte kulti, memoriale apo buste kriminelësh që kanë luftuar përbindshëm ndaj shqiptarëve, nesër do të përkthehen në piramida kufitare. Grekët nuk heqin dorë nga ëndrra e vjetër për ta shtrirë kufirin deri në Shkumbin.
Unë do të dëshiroja që ndjenjat raciste të ishin raste sporadike dhe të mos gjenin përkrahje nga segmente të shtetit grek. Por më duhet të them se e vërteta flet ndryshe. Kjo është një politikë e vjetër, e cila ka në themel urrejtjen ndaj identitetit të shqiptarëve. Kësaj nuk i kanë shpëtuar dot as arvanitët që jetojnë me shekuj në trojet e tyre në Greqi dhe që jo pak nga ata tashmë janë bërë më grekë se vetë grekët.
Nuk janë bërë nga dëshira, por nga trysnia e ushtruar mbi ta, për të hequr dorë nga identiteti i tyre. Ky presion ka bërë që sot të kemi pak arvanitas që e flasin ende gjuhën e të parëve. Ishin shumë emocionante intervistat e para disa kohëve të Rudina Xhungës në Top Channel me disa arvanitas të fshatrave shqiptare afër kufirit me Turqinë. Edhe pse të parët e tyre kanë ikur dy apo treqind vjet më parë, ata duan që ta ruajnë dhe ta flasin gjuhën shqipe, madje edhe ta mësojnë atë me shkrim e lexim.
A ka racizëm më të tërbuar se sa ai i grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë? Gjenocidi që grekët ushtruan ndaj tyre ia kalon edhe atij që ushtruan nazistët mbi hebrenjtë. Një popull i tërë u përzu mizorisht nga vatrat e tij, u vra e u masakrua barbarisht, vetëm që aty të mos dëgjohej fjala shqipe dhe emri shqiptar.
Nuk i tregoj këto për të nxitur urrejtjen ndaj fqinjëve tanë jugorë, pasi kjo gjë nuk i shërben asnjërës palë. Zyrtarisht qeveritë shprehen për marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjelltë. Por këto duken si përralla përpara asaj që ndodh në realitet. Ne kemi parë turma policësh me skafandra në kokë, të cilët turreshin egërsisht me shkopinj gome ndaj atyre emigrantëve shqiptarë që manifestonin me këngë dhe më flamurin e tyre në dorë! Si mund të ketë respekt reciprok mes dy vendeve kur deputetë të Parlamentit grek vijnë dhe bëjnë propagandë elektorale në fshatrat e jugut të Shqipërisë, qofshin edhe ato minoritare greke?!
Ata kanë guxuar të hyjnë deri në qendrat e votimit, duke na dhuruar skena të turpshme si ato të Himarës, ku njerëz të paguar e të ushqyer me urrejtje për popujt, janë shfaqur para kamerave me ndjenja fashiste, me fytyrat e egra e gjuhën e jargosur, me fjalorin e denjë për fundërrina të shoqërisë. Askush nga parlamenti shqiptar nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë, edhe pse ka të drejtë të protestojë për ata qindra mijë emigrantë që punojnë e jetojnë në Greqi me të drejta të nëpërkëmbura.
Politikanë grekë, madje deri edhe në piramidën e qeverisë, shprehen herë pas here për nëpërkëmbje të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri! Dhe këtë na e ngrenë edhe në strukturat e Parlamentit Europian, ku ne nuk i kemi përfaqësuesit tanë. Kjo nuk tregon asgjë tjetër veçse dobësi dhe pabesi të atyre që mbahen pas argumentave të tilla.
Minoriteti grek në Shqipëri nuk duhet të shfrytëzohet për interesa antishqiptare nga njerëz që nuk ia duan të mirën as Shqipërisë, as Greqisë. Interesi i të dy popujve dhe vendeve tona është mirëkuptimi dhe respekti reciprok dhe minoritarët duhet të ndikojnë në forcimin e këtyre marrëdhënieve, e jo të bëjnë të kundërtën. Të shiturit me emra të ndryshëm si ai Bollano, Dulja apo Barka me shokë nuk i bëjnë ndonjë të mirë minoritetit grek në Shqipëri.
Shqipëria, si shtet, mund të jetë e leqendisur, madje edhe shqiptarë antishqiptarë, si ata që shiten vetëm për një copë bukë, mund të ketë me shumicë. Por ata janë shumë pak, në krahasim me shqiptarët e vërtetë, të cilët nuk janë tjetërsuar dhe as nuk do të tjetërsohen kurrë, pasi nëpër deje u rrjedh gjaku i patriotëve të këtij vendi që kanë shkrirë jetën dhe pasurinë e tyre për të ruajtur shqiptarizmin. Këtë duhet ta dijë mirë edhe ndonjë lopçar injorant, i blerë nga pasardhësit e andartëve grekë, që thotë se “Himara do të merret me kryengritje”, edhe ndonjë ish Kryetar Bashkie, që thotë se “unë jam grek, se jam himariot”.
Këtë duhet ta dijë mirë edhe ndonjë zyrtar grek, si ish Ambasadori i Greqisë (Kokoshi), i cili, kur filloi punën në Tiranë bëri thirrje që “të hiqet dorë nga nocionet dritëshkurtra të E. Hoxhës”. Me siguri ambasadori e dinte që koha e Enverit kishte perënduar. Por, gjithashtu ai duhet ta dinte se jo çdo gjë duhet harruar, pasi në kohën e Enverit shqiptarët i çonin bukë popullit grek që vuante nga uria.
Njëkohësisht, atëherë i vihej kufiri te thana kujtdo që guxonte të fuste hundët në punët tona e ta bënte Shqipërinë han pa porta, siç po ndodh tani. Në atë kohë nuk guxonte asnjë Bollan, asnjë Dule apo Barkë që të lehte kundër vendit të shqiptarëve dhe ta quante Himarën Greqi. Ishte një kohë kur minoritarët e bënë jetën njësoj si shqiptarët, madje edhe më mirë, pasi ata nuk e njohën tollonin, siç e njohëm ne.
Pas çdo skandali që shpërthen, qeveria greke bën ndonjë deklaratë autokritike. Se sa të sinqerta janë këto, mjafton t’i referohemi një absurdi që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Nëse deri në vitin 1990 grekët justifikoheshin me gadishmërinë ndaj ndonjë sulmi të mundëshëm nga shteti i Enver Hoxhës, po pas ndryshimit të sistemit komunist tek ne, kujt i tremben ata dhe si justifikohet mbajtja e atij ligji? Ka vetëm një justifikim: Realizimi i një ëndrre të vjetër për ta marrë Shqipërinë e Jugut me çdo kusht, sipas shprehjes së njohur ”thuaj, mos të thonë, moj evgjitka jonë”. Grekët e dinë se gjysma e territoreve të tyre janë toka shqiptare të mara me dhunë. Për t’iu ruajtur ndonjë pretendimi të mundshëm për ato toka, ata hidhen në sulm me termin e Vorioepirit.
Por njerëzit nuk janë syleshë dhe nuk hanë bar. Edhe pse ne dimë se ku është e drejta jonë, nuk e kemi shfaqur ndonjëherë një pretendim të tillë. Sepse po të shfaqet, ma merr mendja se nuk ka ligj lufte që e ndalon furinë e shqiptarëve. Ne nuk jemi për tu kthyer pas, por për të ecur përpara, duke e trajtuar popullin grek si një fqinj që na ka rënë në pjesë dhe duhet të jetojmë në paqe e harmoni me të.
E kuptojmë që heqja e ligjit të luftës nuk varet nga qeveritë që shkojnë e vijnë në pushtet në Greqi, por vetëm nga kisha greke, e cila imponohet me absolutizëm dhe udhëhiqet nga idetë atavike të e Sebastianos. Prandaj njerëzit e mençur këtej e andej kufirit nuk duhet të nanurisen me ëndrra të tilla. Populli i kulturuar grek nuk duhet të pajtohet me këto ëndrra të mesjetës, por të bëjë si shumë bashkatdhetarë të tij që manifestonin në Athinë me shqiptarët kundra dhunës së ushtruar ndaj tyre, duke përcjellë një mesazh mirëkuptimi dhe vëllazërie midis dy popujve. Skenat e dhunës ndaj shqiptarëve ne na vrasin shumë rëndë shpirtin, ndërsa grekëve të ndershëm u vrasin dinjitetin.
Shkak për të hedhur këto shënime, siç e thashë në fillim, u bë emisioni me titull ”Pushtimi i heshtur i Shqipërisë”. Jam i një mendjeje me gazetarin patriot e të talentuar për shumëçka nga temat që ai trajton. Por, veçanërisht me këtë ai na troket të gjithëve në mendje e në zemër që të mos flemë mbi dafina e të qëndrojmë sehirxhinj, për hatër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Çfarë fqinji është ky që qëllon përditë me gurë mbi çatinë tonë?! Çfarë miqësie të ruajmë ne me të, kur ai na fyen, na rreh, na vret, dhe kërkon të na eliminojë totalisht?!
Si mund të durohet kur ai vjen e na lëndon kockat e të parëve tanë, kurse shteti ynë nuk ka fuqi të ndalojë as një karrocier injorant të veshur me rrason e priftit?! Si mund të jetë e qetë ndërgjegjja jonë, kur vijnë nëpër territoret shqiptare dhe i bëjnë të gjitha mbishkrimet në gjuhën greke! Si mund të durojnë pasardhësit e atyre njerëzve që ua kanë marë jetën ata kriminelë që sot kanë buste e memorialë mu në mes të qendrave të banimit, në kryqëzime rrugësh e në mjedise publike?
Luani nga vendi, o shqiptarë! A e kuptoni se si ua kanë marrë kalanë nga brenda! A e shihni se si u ngrihen monumente armiqve tuaj! A e shihni se si po e ndalojnë gjuhën shqipe edhe brenda territorit të Shqipërisë! Nëse shteti ynë është i vdekur, ne shqiptarët vetë, nuk duhet të pajtohemi me këtë gjendje. Ne vetë duhet të na zgjojnë thirrjet e gjakut të të parëve që kanë rënë për mbrojtjen e këtyre trojeve dhe për identitetin tonë kombëtar.

Pushtimi i heshtur i Shqipërisë
http://www.gazetadita.al/pse-vula-e-sulltanit-ne-fasaden-e-xhamise-se-parruces-ne-shkoder/
http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2016/09/s1.jpg
Nuk eshte vetem greku o gazetar ppr eshte edhe turku dhe serbi kto bohen bashke gjithmone kundra shqiperise sa ta te jene politkane legena si saliu edi fatosi e kompani qe shesin edhe grate per lek.
Pushtim i heshtur i Greqise thote Xhelili….Joo qe nuk eshte e vertete,pasi populli Shqiptar do te ishte shume me komod nen drejtimin administrative te Greqise sesa te vuaje pafundesisht…nen thundren shtypese te rurli barboneve qeverises Shqiptare….ja te jane camet ortodortodokse dhe arvanitet ne Greqi, keni degjuar ndonje te thoje po vuaje nen qeverisjen Greke….jo mesa une di.
Ja ne Greqi jane integruar me se miri mbi 300-400 mije Shqiptar…ik e pyetini femijet e tyre a duan te kthehen e te jetojne ne Shqiperi…!?
Ndaj mos degjoni profkat me pushtime e prralla te tilla qe u sherbejne veç bastardeve qeverises Anadollak Shqiptar….as ja ndiene fare Greqise per te pushtuar kete vend te dhjere… ndaj mjaft me dogma armiqsh se nuk i beson me njeri…
Pushtim i heshtur i Greqise thote Xhelili….Joo qe nuk eshte e vertete,pasi populli Shqiptar do te ishte shume me komod nen drejtimin administrative te Greqise sesa te vuaje fotografi…nen thundren shtypese te turli barboneve qeverises Shqiptare….ja te jane camet ortodkse dhe arvanitet ne Greqi, keni degjuar ndonje te thoje po vuaje nen qeverisjen Greke….jo mesa une di.
Ja ne Greqi jane integruar me se miri mbi 300-400 mije Shqiptar…ik e pyetini femijet e tyre a duan te kthehen e te jetojne ne Shqiperi…!?
Ndaj mos degjoni profkat me pushtime e prralla te tilla qe u sherbejne veç bastardeve qeverises Anadollak Shqiptar….as ja ndiene fare Greqise per te pushtuar kete vend te dhjere… ndaj mjaft me dogma armiqsh se nuk i beson me njeri…
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!…………
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!…………..
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!…………….
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!………………
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!………………..
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!………………….
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!!
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!!.
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!!..
Eshte maja e aisbergut, persa shkruhet ne artikull …! Pjesa kryesore, qe i largohen si djalli temjanit, ..eshte marreveshja e perjetshme e KOLERES TURKO-GREKO-SLLAVE, kunder historise, territoreve dhe identitetit te kombit shqiptar…! Nqs ,pushtimi greko-sllav, quhet i “HESHTUR”, ai turk ,eshte krejtesisht i “HAPUR”…! Mjafton vetem te hedhesh nje sy emrave te rrugeve, shesheve, xhamive,….etj, ato lartesojne pushtuesin ,perdhunuesin dhe perçudnuesin 500-vjeçar te kombit tone…! Pa folur per blerjen e politikes se larte nga kjo KOLERE, qe ky mund te quhet “PUSHTIMI me i HAPUR”, i kombit…! Prandaj distancimi nga çdo gje qe eshte kunder IDENTITETIT te PASTER SHQIPTAR, eshte detyra e pare per çdo shqiptar ,qe ndjehet i tille…!!!!…
Keshtu ka qene ne jete te jeteve, keshtu do te behet: Greqia-po e merr vete Shqiperine e Jugut; Turqia po e rjep e po e turqizon Shqiperine e Mesme; Serbia -me ndohmen e Edi Rames po e fiton Shqiperine e Veriut per te dale ne detin Adriatik.