19 dhjetor 2012

anazapta
gazeta dita cover

‘Twitteri’ ka një gjë, është i njëanshëm, jep direktiva, unë kam nevojë të marr direktiva më shumë sesa të jap…” – tha para dy ditësh në një takim k/ministri Berisha duke “shpjeguar” hapjen e faqes së tij në Facebook si një nevojë pra për “të marrë direktiva”.
Ok, por nëse gjykon nga ajo që ndodh në adresën Facebook të Berishës, del se më shumë se një faqe komunikimi ajo është një faqe false komunikimi, sepse aty lejohen vetëm lëvdatat dhe fshihen gjithë kritikat. “Berisha në Falsbook” e ka quajtur DITA e sotme dhe ka mbledhur dëshmitë e atyre që kanë tentuar t’i shkruajnë kryeministrit një vërejtje apo t’i bëjnë një “pyetje me spec”. Ja cfarë u ndodh…
Ndërkohë nëpër rrethe, prefektët mbledhin drejtorët arsimorë dhe u kërkojnë që bashkë me nxënësit t’i bëjnë like në Facebook faqes së kryeministrit.

LEXONI SOT NE DITA…

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *